LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I shënoi Kukësit, afrikani i Skënderbeut: E parandjeva golin

9 Nëntor 2021, 13:12, Sport CNA
I shënoi Kukësit, afrikani i Skënderbeut: E parandjeva golin

Randi Dumfur me golin e tij i hapi rrugën fitores së Skënderbeut ndaj Kukësit. Ai pohoi se e kishte parandier këtë sukses. Pas ndeshjes, Dumfur u shpreh:

?E prisja një takim të tillë. Kemi zhvilluar një ndeshje të madhe duke mos rrezikuar asnjëherë për të pësuar gol. Kemi qenë në ditën tonë dhe kjo është ajo që ne dimë të bëjmë, prandaj jemi të bindur se situata do të ndryshojë shumë shpejt.

Është fitorja e parë për ne që na shmang atë ngërç psikologjik që ishte krijuar. E parandjeva edhe tek intervista e dhënë para ndeshjes, që do të ishte dita jonë.

Ishte një përballje e vështirë, por studiuam mirë lojën e Kukësit dhe nuk u lamë atyre asnjë mundësi për të diktuar. Jemi të lumtur për këtë fitore. Tani duhet të vijojmë të ecim kështu, të bindur se do ia dalim edhe në ndeshje të tjera?.

Lajmet e fundit nga