Connect with Us

Glauk Olldashi: Kuvendi mblidhet sa herë të dojë nëse i ka firmat, nuk e ndalon askush

Politikë

Glauk Olldashi: Kuvendi mblidhet sa herë të dojë nëse i ka firmat, nuk e ndalon askush

Publikuar

-

/

Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit Sokol Olldashi, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së FRPD-së, ka folur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, të thirrur nga Sali Berisha në 11 dhjetor.

Ai u shpreh se ky Kuvend mund të mblidhet sa herë i do qejfi nëse ka firmat e nevojshme, kështu që nuk ka përse të shkohet në gjykatë.

Fatmirësisht statuti ka parashikuar dhe situatat e jashtëzakonshme. Kuvendi mund të mblidhet sa herë i do qejfi nëse janë firmat. Kështu që nuk ka arsye përse të shkohet në gjykata”, tha Olldashi në Fax News.

LEXO EDHE:  “Ishte e rëndë ajo që kam përjetuar”/ Kadilli zbardh prapaskenat në PD

Përsa i përket vendimit të Bashës për zgjedhje të reja në FRPD, ai tha se vendimet nuk merren me statuse në facebook, sepse ka statut.

Forumi nuk ka marrë asnjë kosto. Kemi statut. Nëse vendimet do merreshin me statuse në Facebook, atëherë nuk do të ishim më parti por fondacion. Nuk besoj se arsyetimi për këtë vendim është i drejtë, sepse sidomos ne PD nuk mund të ndëshkojmë mendimin ndryshe në parti. Prandaj duhet të inkurajojmë mendimin ndryshe, sepse ajo na bën vërtetë demokratë”, u shpreh ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pikënisja e zgjedhjeve lokale, analizë e bashkive

Publikuar

-

Nga

Në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 6 mars, do të votohet në 6 bashki të vendit që janë aktualisht pa kryetar.

Zgjedhjet e pjesshme do të jenë një test i rëndësishëm për partitë politike pasi do të ketë të drejtë vote rreth 17% e votuesve në zgjedhjet parlamentare të fundit.

Bashkia më e madhe që do të jetë në zgjedhje është Bashkia e Durrësit me gati 110 mijë votues, bashki të cilën PD nuk e fiton prej gati dy dekada.

LEXO EDHE:  “PD ta marrë Berisha”/ Demokratët kërkojnë largimin e Bashës

LEXO EDHE:  Basha nxjerr një zë tjetër kundër Berishës



E dyta është Bashkia Shkodër me gati 70 mijë votues, e njohur si një bastion i PD por që vihet në pikëpyetje për shkak të përçarjeve brenda PD.

E treta është Bashkia Lushnjë me rreth 49 mijë votues, Dibra me 30 mijë votues, Vora 16 mijë votues dhe Rrogozhina me 11 mijë votues./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha flet me emra: Prokurori kriminel u fut në SPAK, “dogji” dosjen për 160 mijë euro

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron të dështuar vettingun, duke sjellë në kujtesë prokurorin i cili mashtroi publikisht me ngjarjen e rëndë me një të vdekur që ndodhi në Elbasan gjatë fushatës elektorale të 25 prillit.

Në emisionin “Drejt”, Berisha denoncoi një tjetër rast të këtij prokurori, që përkundër shkeljeve të tij, u promovua në SPAK.



Prokurori që gënjeu publikisht, Albert Shehu, u fut menjëherë në SPAK. E dini ju se ai është kriminel i vërtetë. Më ka ardh tjetri në zyrë dhe më ka sjellë dosjen e djalit të tij të vrarë te dera e shtëpisë dhe ky prokuror ka mbajtur dosjen derisa ka kaluar çdo afat për ta apeluar. Ky prokuror e ka mbajtur 5 vite dosjen sepse thotë i interesuari mori 160 mln lekë dhe shpërblehet. Mund ti besohet këtij procesi”, tha Berisha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Në koalicion me Bashën apo Berishën?/ Si përgjigjet Agron Duka

Publikuar

-

Nga

“Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota”/ Duka bën denoncimin e forte

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka ka treguar se anën e kujt do të mbajnë në zgjedhjet e pjesshme vendore.

“Bisedë zyrtare nuk kemi bërë asgjë, por kam pirë vetëm një kafe me Sali Berishën. Folëm për situatën politike, tha opsionet e veta dhe pse mendon se ky grup mund të fitojë zgjedhjet pavarësisht ndarjes së PD. Ai mendon se duke bërë një koalicion është optimist se do fitojë disa bashki.

Por unë jam skeptik që 2 PD-të e ndara mund të jenë më të forta kur janë vetëm.



LEXO EDHE:  “Ishte e rëndë ajo që kam përjetuar”/ Kadilli zbardh prapaskenat në PD

LEXO EDHE:  PS fitoi mandatin e tretë/ Bushati: Jemi rehat me Bashën kryetar të PD

Ne kemi menduar që në bashki të ndryshme të mbështesim një kandidat që sipas nesh është më i parapëlqyer nga qytetarët. Duarkryq nuk rrimë dot. Jo, nuk do futemi në koalicion me asnjë,” tha Duka./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE