Connect with Us

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish-portieri i Skënderbeut dhe Kombëtares

Sport

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish-portieri i Skënderbeut dhe Kombëtares

Publikuar

-

/

Ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Kombëtares, Mihallaq Kita është ndarë nga jeta. Portieri për vite ia kushtoi jetën sportit, teksa në qytetin juglindor ka kontribuar qysh pas viteve 1950 e në vazhdim. Kita njihet për dashurinë për portën dhe gjetjen e talenteve të rinj, që ndihmuan Skënderbeun për dekada në futboll.

Lajmi i trishtë jepet nga ish-kolegu në fushë dhe miku i tij, Zeni Çela. Ish-sulmuesi kujton kohët e arta të sportit në Korçë së bashku me Mihallaqin, teksa I kërkon klubit të Skënderbeut nderimin e figurës së Kitës.

“Sot, me hidhërim mësova se ndërroi jetë ikona e futbollit të Ekipit të Skënderbeut të Korçës dhe portieri i Kombëtares Shqiptare, Mihallaq Kita.

Ai nderoi Skënderbeun e Korçës dhe Ekipin Kombëtar Shqiptar ne vitet 1950 e ne vazhdim.

Për mua adoleshent, ne moshën 16 ,17 vjeçar i pasionuar pas futbollit , trajneri Tato Bimbli dhe Spiro Koca me tërhoqën ne skuadrën e pare te Skënderbeut ku u njoha me Mihallaqin.

Me ka ngelur ne kujtese një dite kur isha maturant ne Shkollën Pedagogjike Petro Nini Luarasi ne Korçë ,vjen Mihallaqi ne shkolle, me nxjerr nga mësimi dhe me thotë je zgjedhur me ekipin e pare. Me shoqëroi tek mjeku dhe ne laboratorin e analizave.

I emocionuar qe me zgjodhën te luaja futboll me skuadren e pare, krahas futbollisteve te shquar Mihallaq Kita ,Pilo Qirinxhi , Petro Mile ,Kosta Koca ,Viktor Prodani,Rapo Sholla, Niko Andrea ,Trajan Veriga etj prita me padurim fillimin e Kampionatit ku ndeshja e pare Skënderbeut i ra me Dinamon e Shkodres…

Për mua ndeshja e pare do ngelet e paharruar sepse unë adoleshenti 17 vjecar luajta me nr 7 ,sulmues i djathte realizova golin e barazimit dhe ndeshja përfundoi 2 :2. Mihallaqi pas ndeshjes me uroi, me falënderoi dhe e falënderova edhe unë sepse përveç trajnerëve Mihallaqi me mësoi truket e realizimit te golit dhe penalltive.

Faleminderit shpirtit dhe zemrës se madhe te mjeshtrit Mihallaq kita. U prehtë ne Paqe Njeriu me zemër te madhe, i sakrificës dhe mësues i palodhur për futbollistet e rinj.

Tani mbusha 85 vjet, kam përvoje si lojtar dhe trajner një jete te tere dhe mendoj dhe i sugjeroj klubit sportiv Skënderbeu dhe FSHF qe Mihallaqit ti akordohet titulli me i larte”, shkruan Zeni Çela.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

ZYRTARE/ 7 ndeshje me fanellën e kuqe, Partizani dhe mbrojtësi ndajnë rrugët

Publikuar

-

Filip Gligorov nuk është më lojtar i Partizanit. Lajmin e ka dhënë klubi i kuq, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kreyqytetasit dhe mbrojtësi e kanë parë të arsyeshme të ndërpresin bashkëpunimin me mirëkuptim.

“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Filip Gligorov. Klubi dhe mbrojtësi 28 vjeçar kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. FK Partizani falënderon Filip Gligorov për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive” – shkruan klubi.



Gligorov ka luajtur 7 ndeshje me Partizanin, pa arritur dot të lërë gjurmë. 28 vjeçari nuk arriti të përshtatej te kjo skuadër, duke zhgënjyer kështu totalisht.  Më parë ka qënë pjesë e Sileks, Shkupi dhe Calarasi.

  

LEXO TE PLOTE

Seria A

Nuk u paraqitën në ndeshje, skuadra e Serie A humb 3-0 në tavolinë

Publikuar

-

Salernitana është dënuar me humbje në tavolinë, për ndeshjen ndaj Udinese në muajin dhjetor ku nuk u paraqitën.

Më 21 dhjetor, Salernitana duhet të luante me Udinese në transfertë, por ndeshja nuk u zhvillua, pasi skuadra mike raportoi disa raste me Covid-19 dhe ASL nuk i lejonte për të bërë udhëtimin jashtë qytetit.



Në këtë situatë, skuadra e Salernitana qëndroi e izoluar dhe nuk u paraqit në ndeshje. Ditën e sotme, Gjykatësi Sportiv në Itali, ka vendosur humbjen 3-0 në tavolinë për Salernitana, si dhe i është zbritur 1 pikë nga renditja.

Pritet që klubi italian ta apelojë vendimin dhe të kërkojë që ndeshja të luhet në një datë tjetër në të ardhmen.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Situata komike në Turqi! Lojtari kërkon të pastrojë borën për të ekzekutuar 11-metërshin, kundërshtari e hedh borën në të njëjtin vend

Publikuar

-

Në disa pjesë të qyteteve të Turqisë ka rënë bora, ndërsa ndeshja Gaziantep–Malatyaspor është ndërprerë në pjesën e parë për shkak të kushteve të vështira për të zhvilluar një ndeshje. Pjesa juglindore e Turqisë është mbuluar nga bora, ndaj dueli në Gaziantep është ndërprerë. Një situatë e çuditshme ndodhi në fund të pjesës së parë, kur u akordua një penallti për miqtë.

Karim Hafez tenton të pastrojë me duar “pikën e bardhë” në mënyrë që të realizohet një penallti. Teksa pastron borën, kundërshtari i tij Furkan Soyalp e bën të vështirë dhe vendos që të hedhë sërish borën në të njëjtin vend. Në fund penalltia u ekzekutua, por nuk u shënua gol, kështu që mbeti 0:0, por shumë shpejt arbitri njoftoi se ndeshja nuk do të luhej deri në plotësimin e kushteve.

LEXO TE PLOTE