LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Furtunë në bashkinë e Vlorës/ Pranga shefit të Urbanistikës dhe 2 të tjerëve!

9 Nëntor 2021, 16:37, Aktualitet CNA
Furtunë në bashkinë e Vlorës/ Pranga shefit të

Ka qenë një leje e dhënë për ndërtime në rrugën transballkanike që ka bërë të mundur nisjen e hetimeve dhe vënien në pranga të tre zyrtarëve të Bashkisë së Vlorës.

Këta persona mësohet se kanë të bëjnë me sektorin e Urbanistikës. Inofrmacionet paraprake flasin për drejtorin dhe dy vartësit e tij të cilët u ndaluan orëve të pasditës së sotme. Policia dhe prokuroria ende nuk kanë dalë në një reagim zyrtar por bëhet me dije se prangat janë vënë mbi shefin e urbanistikës, Rubin Hekurani, zyrtarin i Urbanistikës, Klaudjo Mehmetaj dhe Parid Kalo.

Nuk dihet ende aryseja e arrestimit të tyre, por mësohet se gjithçka ka ardhur si pasojë e një operacioni të zhvilluar këtë pasdite në Bashkinë Tiranë.

Paraprakisht bëhet me dije se të tre zyrtarët akuzohen se kanë abuzuar me një leje ndërtimi për një shtesë ndërtese në rrugën Trasballkanike./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga