Connect with Us

Falsifikoi dosjet e pronave në Dhërmi/ Arrestohet topografi

Kronika

Falsifikoi dosjet e pronave në Dhërmi/ Arrestohet topografi

Publikuar

-

/

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të datës 06.11.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Himarë, me detyrë topograf pranë Bashkisë Himarë.

LEXO EDHE:  Dosja e “Bandës së Durrësit”/ Vrasjet dhe atentatet, dëshmia e Adriatik Colit dhe roli i Endrit Dokles  

I njëjti dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I riu kanos me kallashnikov 39 vjeçarin pasi i dëmtoi makinën/ Arrestohet në flagrancë

Publikuar

-

Nga

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale Kapet dhe vihet në pranga një shtetas, i dënuar më parë për vjedhje me anë të mashtrimit.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip kallashnikov, të cilën e mbante pa leje në banesë.



Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit së në lagjen Paskuqan Nr. 2, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri shtetasin M. D., 39 vjeç, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Sh. K., 36 vjeç, banues në Paskuqan 2, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

LEXO EDHE:  Kriza në qeveri/ LSI do shkarkimin e Saimir Tahirit?

LEXO EDHE:  Thellohet skandali me motorët e ujit/Polici i shkruan CityNews: Në lojë dhe shefat!

Ky shtetas, gjatë natës, i ka dëmtuar mjetin dhe më pas ditën e sotme, e ka kanosur me armë zjarri kallashnikov shtetasin M. D., banues në Paskuqan 2. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tritol makinës së “të fortit” në Krujë/ Kush është shënjestra e atentatit

Publikuar

-

Nga

Një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Krujës mbrëmjen e sotme.

Mësohet se lënda plasëse i është vendosur një automjeti në pronësi të shtetasit me inicialet L.T, i cili është djegur pjesërisht.

Pronari i mjetit rezulton person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.



Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.

LEXO EDHE:  Edi Rama shkaterron Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi/Enver cohu nga varri se te doli djali

LEXO EDHE:  Foto Lajm/Gomari zgjedh të freskohet në Dhërmi

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Tiranë/ 21 vjeçarja vetëhidhet nga kati i katërt

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Dyshohet se një 21 vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.

Si pasojë e dëmtimeve është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Më datë 19.01.2022, në mbrëmje, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, shtetasja S. A., 21 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE