Connect with Us

 “Do hapim akademi barinjsh”/ Ministrja tenton të justifikohet: S’e shpikëm, e kemi parë në Zvicër

Politikë

 “Do hapim akademi barinjsh”/ Ministrja tenton të justifikohet: S’e shpikëm, e kemi parë në Zvicër

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së bujshme, ku tha se do të hapet një akademi barinjsh.

Gjatë fjalës së saj sot në Komisionin e Ekonomisë, ministrja Krifca tentoi të justifikohet, duke thënë se deklarata e saj është keqkuptuar.

Më tej, ajo shtoi se kjo është një eksperiencë që “e kemi parë  në disa vende, Zvicra, Anglia Spanja e kanë  një qasje drejt zgjidhjes së problemit të migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut të cilët po përpiqen ti adresojnë duke dhënë mbështejte në formimin e tyre”.

Mund të bëj një sqarim në keqkuptimin e ndodhur në mbledhjen e kaluar. Një keqkuptim i ndodhur dhe me artikulimin e fjalës akademi, në vijim të komisionit i kam kërkuar ndjekësë koleges time për mënyrën si u shpreha.

Në lidhje me fjalën akademi kjo është një eksperiencë që nuk e kemi shpikur, por e kemi parë në disa vende. Zvicra, Anglia, Spanja e kanë një qasje drejt zgjidhjes së problemit të migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut të cilët po përpiqen ti adresojnë duke dhënë mbështejte në formimin e tyre për ti angazhuar në këtë profesion.

E kemi konsultuar dhe me donatorët, që si drejtoreshë e AZHBR  jam konsultuar dhe me Universitetin Bujqësor, që në 2018 kemi filluar të mbështesim stanet.

Është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë dhe ta ndihmojmë për të ruajtur traditën në fusha të tilla. Kjo jo e shprehur vetëm në blegtori dhe zanatin e barinjve por dhe në zanatin e fermerëve të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë.

Ky ishte sqarimi që doja të bëja.”-tha ministrja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka rregullore që na përjashton”/ Noka: Balla, zëdhënësi i Bashës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputeti Flamur Noka ka folur për vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Në një intervistë për media, Noka thekson se është e paprecedentë që të përjashtohen depuetetët demokratë në Parlament.

Ai shtoi se Taulant Balla është shndërruar në zëdhënës të Lulzim Bashës.



Debati në seancë ishte i turpshëm, sepse Taulant Balla u shndërrua në zëdhënësin e Grupit Parlamentar të PD. Taulant Balla ishte aty me urdhër të kreut të regjimit Rama, për ta monitoruar pengun. Asnjë demokrat që ka luftuar tetë vjet, që ka luftuar ta bëjë pengun kryeministër, nuk pranon këtë realitet. Demokratët refuzojnë me përçmim pengun, pengmarrësin dhe atë që flet në emër të tyre, Ballën.

Nuk ka rregullore që përjashton deputetët. Rama po tenton që të bëjë opozitë Bashën me bravat e tij. Ne në zgjedhje do kemi demokratët më të devotshëm dhe më të mirë dhe PD do jetë fituese e bashkive me këta kandidatë. PD do ketë kandidatë në gjashtë bashki. Në shumicën e këtyre bashkive, kandidatët tanë do jenë fituesit”, deklaroi Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunimi ka filluar në 17 maj 2017”/ Spaho “zbërthen” marrëdhënien Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, Lulzim Basha po mbrohet nga mazhorancë, e sipas tij ky është vazhdimi i bashkëpunimit që ka filluar në takimin e fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në 17 maj 2017.

Në një intervistë televizive, Spaho deklaroi se në seancën e parë për këtë vit në Kuvend, rolin e zëdhënësit të Bashës e luajti Taulant Balla.



Unë figuroj deputet i PD. Ngjarja e ndjeshme ishte në vazhdën e përjashtimeve që ka filluar Basha nga gjoja PD pasi nuk është më as kryetar. Përkrah ka maxhorancën. Ajo që e ndihmoi më 8 janar të fuste grupe kriminale në seli, iu gjend edhe ditën e djeshme. Ky është bashkëpunim që ka filluar nga 17 maji i vitit 2017. Veprimet e kryetares së Kuvendit në mbështetje të Bashës dhe veprimi i turpshëm i Ballës si zëdhënës i Bashës. Askush nuk dha shpjegime, por u mjaftuan me shpjegimet e Ballës”, tha Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shehi “injoron” Bashën/ Nuk përfaqëson bllokun opozitar, ka humbur 3 palë zgjedhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar krizën që ka kapur PD dhe sjelljet e Lulzim Bashës.

Në një intervistë televizive, Shehi u shpreh se Basha nuk përfaqëson më bllokun opozitar, pasi sipas tij ai ka humbur 3 palë zgjedhje. Për kreun e LZHK, beteja nuk është mes njëri-tjetrit, por përballja me Edi Ramën.



Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE