Connect with Us

Dinamo me mendjen te merkatoja, projekton 3 goditje në janar

Sport

Dinamo me mendjen te merkatoja, projekton 3 goditje në janar

Publikuar

-

/

Trajneri Bledi Shkëmbi dhe drejtuesit e Dinamos e dinë mirë ku u “pikon çatia”. Tetë javët e deritanishme dhe veçanërisht humbjet ua kanë bërë të qartë se ku kanë gabuar në merkato dhe çfarë u duhet në janar. Dinamo patjetër ka nevojë për një mbrojtës qendre, i cili mund të jetë titullar, nëse ka kualitetin e nevojshëm ose të paktën të mund të zëvendësojë Sofranakun dhe Imamin, kur ata të mungojnë.

Me mungesën e malazezit në disa ndeshje, trajneri Shkëmbi është detyruar të kthejë Sidibenë në mbrojtje. Një mesfushor qendre me kualitet është një tjetër nevojë e bluve. Një lojtar që të ketë aftësi të mira organizative për ta nxjerrë skuadrën përpara. Peshën më të madhe deri tani në këtë sektor e ka mbajtur Besir Demiri, që disa herë ka pasur partner Sidibenë dhe herë të tjera Ali Samaken apo edhe Siljanovskin.

LEXO EDHE:  "Hysajn e kërkoi Bayerni", agjenti i futbollistit shqiptar zbulon prapaskenat e bujshme

Dhe një tjetër blerje e fortë bluve u duhet në sulm. Fjala është për një lojtar që të luajë në majë të këtij reparti dhe të ketë përvojë për të garantuar golat. Ai mund të luajë bashkë me Stefen Çinedun apo edhe të alternohet me të. “Panorama Sport” shkruan se kërkimin për këta lojtarë drejtuesit e Dinamos e kanë filluar që tani për t’i paraprirë situatës në janar. Në merkaton e dimrit, në fakt, është shumë e vështirë për të gjetur lojtarë të lirë dhe të mirë, ndaj dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë ky sesion afrimesh te blutë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Strakosha do largohet nga Lacio, Tare gati ta zëvendësojë me shokun e Bajramit

Publikuar

-

Lacio po mendon të sigurojë shërbimet e një portieri për sezonin e ardhshëm, me Strakoshën e Reinën që të dyve do t’i përfundojë kontrata në verë dhe nuk duket se do të rinovojnë.

Portieri i Empolit, Gulielmo Vikario, shihet si pasardhësi i gardianit shqiptarë në portën e Lacios. Sipas “Gazzetta dello Sport”, 25-vjeçari kërkohet nga shumë klube të tera në Itali, por Lacio ndodhet në kryesim për shërbimet e tij.

LEXO EDHE:  Notat e merkatos/ Mbreti i Serisë A mbetet Juve, Interi është surpriza e bukur

LEXO EDHE:  Tirana nis merkaton, zbulohet ideja e drejtuesve bardheblu



Igli Tare duket se po mendon të bëjë merkato te Empoli, ku nëpërmjet portierit do tentojë dhe mesfushorin shqiptarë, Nedim Bajrami.

LEXO TE PLOTE

Seria A

FORMACIONET ZYRTARE/ Talenti i Kombëtares U21 nga minuta e parë, Interi dhe Empoli bëjnë rotacion në Kupë

Publikuar

-

Inter-Empoli është sfida e 1/8 për Kupën e Italisë që do të luhet në orën 21:00. Zikaltërit janë favorit për të kaluar në raundin tjetër, ndërsa pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

Trajneri Inzaghi ka bërë rotacion duke lënë shumë titullarë pushim. Të njëjtn gjë ka bërë edhe Andreazzoli te Empoli që ka lënë në stol Ismajlin dhe Bajramin, ndërsa ka hedhur nga minuta e parë Asllanin, mesfushorin e Kombëtares U21.

LEXO EDHE:  Revolucion tek kampionët e Europës/ Ja planet e Real për sezonin e ardhshëm

LEXO EDHE:  VIDEO/ 3 penallti dhe 1 gol i anuluar me VAR, Dinamo dhe Egnatia dhurojnë spektakël në "Elbasan Arena"



INTER (3-5-2): Radu; D’Ambrosio, Ranoçhia, Dimarco; Dumfries, Vidal, Gagliardini, Vecino, Darmian; Correa, Lautaro.

EMPOLI (4-3-1-2): Furlan; Marchizza, Viti, Romagnoli, Fiamozzi; Asllani, Stulac, Bandinelli; Zurkowski; Cutrone, Pinamonti.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Zidane-PSG, zbulohet plani i milionerëve për në verë

Publikuar

-

Zinedine Zidane dhe PSG nuk janë thjesht miq dhe të njohur, por për pak kohë mund të jenë “çift”. Bashkimi mund të bëhet realitet në sezonin e ardhshëm. E ardhmja e francezit kalon nga pankina e Parisit.

Drejtuesit e klubit i kanë bërë ofertë dhe në dhomat e zhveshjes e konsiderojnë të kryer diçka të tillë. Kryesuesit e Ligue 1 kanë nevojë për një revolucion total në aspektin sportiv. Në Paris duan të ndërtojnë të ardhmen edhe pa Mbappenë në ekip, për t’u shndërruar në një skuadër normale për sa iu përket shpenzimeve në aspektin ekonomik.



Dhe për të vendosur rregull në dhomat e zhveshjes duhet një dorë që menaxhon mirë kampionët. Zizu e ka bërë diçka të tillë me Realin e Madridit. Maurizio Pochetino me shumë mundësi do të shkojë te Manchester United.

LEXO EDHE:  VIDEO/ 3 penallti dhe 1 gol i anuluar me VAR, Dinamo dhe Egnatia dhurojnë spektakël në “Elbasan Arena”

LEXO EDHE:  "Hysajn e kërkoi Bayerni", agjenti i futbollistit shqiptar zbulon prapaskenat e bujshme

Këta të fundit kanë kërkuar informacione për argjentinasin dhe janë gati që ta afrojnë për të mbajtur edhe Cristiano Ronadon. Por e ardhmja e Pochetinos nuk ka aspak rëndësi për bosët e Katarit. Ata thjesht duan që Zidane të marrë drejtimin e skuadrës dhe janë të bindur që francezi është figura më e rëndësishme për të shmangur dramën për largimin e Mbappe.

LEXO TE PLOTE