Connect with Us

Delegacioni amerikan në Shqipëri/ Robert Papa “zbërthen” rolin e ambasadores Yuri Kim

Politikë

Delegacioni amerikan në Shqipëri/ Robert Papa “zbërthen” rolin e ambasadores Yuri Kim

Publikuar

-

/

Gazetari Robert Papa komentoi ardhjen e delegacionit amerikan në vendin tonë.

Ditën e djeshme në Tiranë qëndruan kongresmenët Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner, të cilët patën takime me kryeminsitrin e Edi Rama dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Por sipas gazeytarit, nga SHBA kjo vizitë është përdorur politikisht nga ambasadorja amerikane Yuri Kim për të ndihmuar Ramën dhe Bashën. Përmes një interviste për MCN TV Papa tha se vizita ishte për të kontaktuar afganët dhe se sipas tij Yuri Kim ka shkelur protokollin duke botuar foto një ditë para takimit.

Yuri Kim e përdori këtë pit stop si ndihmë për Ramën dhe Bashën. Ajo shkeli protokollin duke botuar një foto një ditë para takimin. Vizita ishte për të kontaktuar afganët dhe më parë ka evakuuar 134 afganë. Më pas i pamë në zyrën e Ramës, në atë zyrë zhgarravinash. Nuk është hera e parë që përdoren politikisht vizitat e kongresmenëve, por ata nuk kishin ardhur për arsye politike. Slotkin ka punuar për CIA n dhe nuk duhet ta lejojë veten të përdoret kështu. Ata shtruan edhe një darkë ku ishin edhe Alizoti, Tabaku, Krifca. Krifca ndoshta ka diskutuar me njërin prej kongresmenëve për akademinë e çobanëve.

Kim përveç Twitt-eve të saj ndërhynë në politikë. Nëse kongresmenë erdhën për të parë afganët, në amerikë kanë bërë kërkesë për sekuestrimin e pasurisë së Vuçiç dhe shpalljen non grata. Ai akuzohet për korrupsion dhe kontroll të medias njëlloj si Rama. Lidhur me afganët Kim duhet të na sqarojë si i kanë dhënë urdhër të ndalojë një avion me afganë dhe unë do sjell fakte mbi këtë”, tha Papa./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha nxjerr ushtarin e rradhës/ “Dakord me Kryesinë, të shkarkohen të gjithë që na dalin kundër”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha ka nxjerrë në aksion ushtarin e rradhës për të sulmuar demokratët.

Xhemal Gjunkshi në një postim në rrjetin social Facebook, ka komentuar protestën e datës 8 janar, për të cilën shprehet se ishte dita më e trishtë e demokracisë.

Gjunkshi mbështet vendimin e Kryesisë së shkarkuar për të përjashtuar këdo që i ka dalë kundër, duke nisur nga anëtarë, kryetar dege apo edhe deputetë.

Postimi i plotë:

I nderuar Kryetar! Të nderuar kolegë! Mesditën e 8 janarit nuk do ta harrojmë kurrë, do të mbetet në mendjen tonë si një katastrofë për imazhin e demokracisë në vend, një ditë ankthi e zhgënjimi për të gjithë demokratët që me zemër dhe mendje kanë besuar në demokraci. Sulmi i dhunshëm i protestës që ishte përgatitur për të shkaktar gjakderdhje vuri në rrezik jetën e gjithsecilit që ndodhej në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike dhe të vetë anëtarëve që morën pjesë në protestë. 8 Janari ishte një ditë shumë e trishtë, një situatë mjaft e rëndë të cilën unë si ish ushtarak nuk e kam  përjetuar kurrë, madje  edhe kur kam  qenë   në   Irak, Afganistan,   Çad   (Afrikë)  ku   kam qëndruar me helmetë në kokë a antiplumb në trup për më tepër se tre orë pa lëvizur nga vendi deri me evakuimin tonë nga Forcat Speciale të SHBA-ve.

Sytë tanë nuk do ta harrojnë kurrë urrejtjen dhe barbarizmin e datës 8 janar, ku një grup njerëzish ofendonin, qëllonin e bërtisnin. Ai ishte një revolucion i dhunshëm, me skenarë të planifikuar dhe   të organizuar mirë dhe me   synim të qartë, ku me   siguri do të kishte edhe të   vrarë. Fatmirësisht nuk pati humbje jete. Foltorja   e   organizuar  gjoja   për   demokratizimin e partisë,   për hapjen e partisë etj.,  ishte e paligjshme që në   embrion, në kundërshtim   të   plotë me Statutin   (Kushtetutën   e   Partisë Demokratike). Sali Berisha   dhe   të   gjithë   përkrahësit   e  tij, me grupin nismëtar  nuk njihnin Kryetarin e Partisë, Kryesinë dhe strukturat drejtuese të Partisë.



E gjitha kjo ishte një grusht shteti brenda Partisë, dhe këtë e beri de facto me Kuvendin ilegjitim të 11 Dhjetorit dhe de jure me referendumin e 18 Dhjetorit. Gjatë gjithë  këtyre  muajve atyre u është lënë terren  i lirë për  të manipuluar demokratët, prandaj kërkohet më tepër se kurrë që çdo drejtues politik, anëtarë kryesie e deputet të ulet dhe të bisedojë me demokratët dhe qytetarët, të dalin në terren me urgjencë dhe të sigurojnë bashkimin, unitetin, të ardhmen. Duhet të kemi kurajën dhe guximin që të flasim hapur me ta duke pranuar dhe gabimet tona, të cilat kanë ardhur më tepër pikërisht nga ata që sot janë kundër kryetarit të Partisë Demokratike, kundër Partisë Demokratike, dhe kundër aleatit tonë më besnik dhe më të fuqishëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk mundet të ketë bashkëjetesë me individët që në datën 8 janar erdhën të na vrisnin. Është  e pakonceptueshme dhe e paimagjinushme kur dëgjon atë që thiri dhe organizoi këtë revolucion të dhunshëm, kur pyetet nëse në datën 8 janar u ushtrua dhunë, nëse u thyen xhama dhe ai përgjigjet shumë ftohte: Jo nuk u thyen xhama.

E gjithë bota ishte dëshmitar i dhunës dhe barbarizmit dhe të gjitha kancelaritë perëndimore  e dënuan këtë akt të rrezikshëm. Shprehem dakord që të gjithë drejtuesit e qarqeve apo deputete me funksione në komisionet parlamentare, që u bënë palë me dhunën e barbarizmin, duhet të përjashtohen dhe shkarkohen nga Partia Demokratike, në përputhje me statutin e Partisë dhe ligjet në fuqi.

Unë distancohem plotësisht nga ai akt banditësh, i dhunshëm, kriminal dhe nga të gjithë ata që  e kanë dirigjuar dhe orkestruar.

Stop dhunës!

Stop çdo mendimi dhe akti provokator dhe skenari të dhunshëm, që kërkon të destabilizojë dhe shkatërrojë jo vetëm Partinë Demokratike por edhe Shqipërinë dhe Rajonin. Nëse të gjithë bashkohemi dhe punojmë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët, rezultatet mund   të kenë shumë më tepër   ndikim. Prandaj   të   mbështesim njeri tjetrin për   interesin e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve.

Faleminderit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i përgjigjet Metës/ Qëndro larg selisë sonë, bashkë me njerëzit e tu!

Publikuar

-

Nga

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha i është përgjigjur presidentin Ilir Meta pas deklaratave për dhunën ndaj demokratëve.

Në një dalje për mediat Meta tha se përgjegjësia ekskluzive për dështimin e opozitës I takon Lulzim Bashës.

Ndërkaq, në reagimin e fundit, Basha I këkron Metës të qëndrojë larg PD.



“Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mashtrimi i Nebijajt/ Ishte në Maldive apo në PD, çfarë vuajti Ori?

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha ka nxjerrë sot anëtaren e Kryesisë së PD Ori Nebijaj për të reaguar për protestën e datës 8 janar të mbajtur para selisë blu.

Përmes një reagimi, Nebijaj, nga një prej zyrave ka nxjerrë disa pamje, që sipas saj janë shkatërruar nga protestuesit, ndërsa shton se si demokrate që është e vuajti shumë atë që ndodhi në datën 8.

Por ku ishte Ori në datën 8 që paska vuajtur kaq shumë?



Nga një kërkim i shkurtër, në faqen e saj në Instagram, rezulton se Ori ka qenë me pushime në Maldive dhe se nuk ka qenë e pranishme në protestë.

Mbështetësit e Bashës, edhe kur janë me pushime, vuajnë shumë për atë që ndodh në seli, edhe pse nuk janë prezent aty.

LEXO EDHE:  A duhet të largohet Basha nëse dështon në 2021? Deklarata e fortë e Mediut: Unë do t’i kërkoj…

LEXO EDHE:  Basha ngre tonet në Kuvend/ Flet për terrorizëm

Unë jam Ori Nebijaj, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe një demokrate që si shumëkush tjetër e vuajti shumë atë që ndodhi me 8 janar. Një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët që duhet ti bëjë të reflektojnë thellë se gjuha e urrejtjes qe mbillet vazhdimisht nga individë të cilët luftojnë për interesat e tyre, janë gati të sakrifikojne jetet e demokratëve pa as edhe një lloj skrupulli. Asnjë demokrat, asnje shqiptar, asnje i ri nuk mund të pranojë dhunën, asnjë formë të dhunës. Urrejtja mbjell dhunë, dhuna nuk na con askund.”, tha Nebijaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE