Buxheti 2022 për Policinë/ Çuçi: Ndryshimi nga 2013, si dita me natën

9 Nëntor 2021, 10:43, Aktualitet CNA
Buxheti 2022 për Policinë/ Çuçi: Ndryshimi nga 2013, si

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të buxhetit për vititn 2022 për Policinë e Shtetit, deklaroi se ndryshimi në radhët e policisë nga viti 2013 e deri më sot është si dita me natën.

Ai theksoi se ka një avancim informacioni e teknologjie dhe se dita-ditës janë rritur kapacitetet profesionale të Policisë së Shtetit.

?Kemi avancim informacioni dhe teknologjie. Me 3 mijë të rinj pjesë e policisë dhe të tjerë po hyjnë përmes një procesi të vazhdueshëm, po rrisim kapacitetet profesionale. Kriza energjetike dhe pandemia e tërmeti nuk penguan as rritjen e buxhetit për policinë. 

Vullneti ynë për ta çuar në një tjetër dimension policinë. Kemi një rritje me 4 % të buxhetit për policinë krahasuar me një vit më përpara. Vizioni ynë për 2030 është modernizimi i policisë. Ndryshimi nga viti 2013 për policinë, si dita me natën. Policia është gjithnjë e më pranë komunitetit?, deklaroi Çuçi.

 

Vijon?/CNA.al

Lajmet e fundit nga