LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha, “non grata” në SHBA/ Mesazhi i fortë i Senatores republikane

9 Nëntor 2021, 13:49, Politikë CNA
Berisha, “non grata” në SHBA/ Mesazhi i fortë i Senatores

?Është shumë e rëndësishme lufta kundër korrupsionit, ngado që ai mund të vijë?.

Me këto fjalë, senatorja amerikane Joni Ernst iu përgjigj pyetjes për shpalljen ?non grata? të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë për gazetarin e A2 CNN, Ervin Koçi, ajo u shpreh se bashkëpunimi ndërmjet SHBA-së dhe Shqipërisë duhet të thellohet edhe më tej, në përballje me ndikimet e papërshtatshme ruse dhe kineze.

?Është disi e vështirë tani në spektrin politik shqiptar. Shikoni Shtetet e Bashkuara. Edhe ne kemi ndasitë tona politike, por në SHBA kemi gjetur rrugë për të bashkëpunuar e kapërcyer ndasitë dhe është e rëndësishme për të gjetur atë çka na bashkon si një komb, si parti politike, se sa të vazhdojmë përçarjen. Unë inkurajoj këtë si një zgjidhje që vjen nga Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme për të luftuar korrupsionin, kudo që ai mund të vijë. Ne jemi totalisht kundër korrupsionit, por partitë politike duhet gjithashtu të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar në të mirë të Shqipërisë. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. Të gjithë kemi këndvështrime të ndryshme politike, por pjesa e rëndësishme është të gjejmë se çfarë na bashkon, në mënyrë që të ecim përpara në drejtimin e duhur, drejtim të cilin vendi juaj e gjeti 30 vite më parë. Kështu që, është e rëndësishme që Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vazhdojnë të punojnë së bashku për këto çështje.?- tha senatorja amerikane Joni Ernst.

Po ashtu, Senatorja republikane vlerësoi ndihmën e Shqipërisë në krizën afgane.

?Pamë se pjesa më e madhe e afganëve të strehuar në Shqipëri duan të vazhdojnë drejt Shteteve të Bashkuara që është e rëndësishme edhe për ne. Këta refugjatë qëndruan në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës 20-vjeçare në Afganistan kundër terrorizmit. Kështu që është e rëndësishme që ne të qëndrojmë në krah të tyre. Dhe Shqipëria është një partner tepër i mirë i Shteteve të Bashkuara dhe u jemi mirënjohës që qeveria juaj dhe populli shqiptar u doli zot që t?i mirëpresë këto refugjatë për t?i strehuar dhe ushqyer. Dhe ne jemi shumë mirënjohës. Por, shpresojmë që t?i zhvendosim afganët drejt SHBA-së sa më shpejt të jetë e mundur.?-u shpreh senatorja republikane.

Lajmet e fundit nga