LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashës i prishet gjumi/ “Zgjohet” me korrupsionin dhe PPP-të

9 Nëntor 2021, 08:11, Politikë CNA
Bashës i prishet gjumi/ “Zgjohet” me korrupsionin dhe

Si rrallë ditë kreu i PD-së në detyrë, Lulzim Basha, është zgjuar herët mëngjesin e sotëm.

Ai është shfaqur me një postim në rrjete sociale,  duke shkruar për korrupsionin dhe PPT-të.

Sipas Bashës, një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme.

?Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë?, shkruan Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga