Connect with Us

“Basha është shpërfytyruar si politikan”/ Nard Ndoka tregon si e injoroi në rrugë

Politikë

“Basha është shpërfytyruar si politikan”/ Nard Ndoka tregon si e injoroi në rrugë

Publikuar

-

/

Kreu i Partisë Demokristiane , Nard Ndoka ka bërë një deklaratë të fortë sonte në Fax neës, ku tha se Lulzim Basha, ish-aleati i tij, tashmë është shpërfytyruar si njeri dhe si politikan .

“Unë jam ndryshe nga Basha. Për përgjegjësine e Bashës jap dorëheqjen unë, ndërsa Basha vetë nuk jep dorëheqjen. Nuk e kam prit asnjëherë se Basha do të tjetërsohet si njeri , se si politikan i kishte dhënë shenjat. Pra që është deformuar, nuk e mban fjalën. Ka pësuar një zhgënjim të madh edhe si politikan por edhe në marrëdhëniet njerëzore. Është shpërfytyruar, ka humbur besimin, simpatinë që kam pasur për të”, tha Ndoka.

Ndoka e akuzoi Bashën dhe se nuk e ka përfshirë në listën e sigurtë sepse ka bashkëpunuar me Ramën, me këtë të fundit që ia ka diktuar listën.

Në një farë mënyre po zbardhen prapaskenat. Kam përshtypjen se ky ka bashkëpunuar me Ramën dhe për listën. 24 orë përpara se të takoja Bashën, më vjen një ekspononet i partisë time dhe më thotë ti nuk do jesh në listat e Bashës dhe as PDK. Personi ishte kontaktuar nga Rama që të kandidonte ai dhe të mbushte boshllëkun që linte PDK. Nuk e besoja, por kjo ndodhi. Kjo ndodhi dhe me Klevis Balliun. Ai ngriti kauzën te unaza dhe kush ishte fundi i tij, Basha me ndikimin e oligarkëve tha ky nuk do të jetë kandidat”, u shpreh Ndoka.

LEXO EDHE:  Postblloku politik i PD

I pyetur nga Xhaxhiu nëse e ka takuar Bashën pas 25 prillit, Ndoka tha se nuk e ka takuar, duke shtuar se madje as në rrugë nuk i ka folur pasi diçka e brendshme nuk e la ta bënte këtë gjë.

“Jo nuk e kam takuar asnjëherë. Jo vetëm unë por asnjë nga aleatët. Është mbyllur në bunkerien e tij. Rastësisht e takova një ditë në rrugë dhe i ktheva kurrizin. Menodva për një moment ta respektoja si qytetar por diçka e brendshme mu rrotullua. Këtë mashtrues ja kam thënë, e kam shfryrë dufin tim“, deklaroi Ndoka./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha flet në gjuhën e Ramës/ Deklarata që e nxjerr zbuluar

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nisur të flasë me gjuhën e kryeministrit Edi Rama. Bashkëpunimi i tyre, mesa duket është aq i fortë, sa edhe mendimet apo idetë i kanë të njëjta.

Protesta e datës 8 janar, ashtu edhe siç është faktuar me foto e video ka sjellë thyerje xhamash dhe dëmtime në selinë e PD, nga mercenarët e Lulzim Bashës, duke ja u hedhur fajin demokratëve që ishin të pranishëm.

Por pasditen e sotme, Basha ka publikuar disa foto në ‘Facebook’, ku shprehet se ajo që u shkatërrua nga ish-kryeministri Sali Berisha, do të ngrihet më e fortë nga demokratët.

Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!“, shprehet ai.

LEXO EDHE:  Basha justifikohet për vilat/ Kam hyrë i pasur në politikë!

LEXO EDHE:  Nga Mero BAZE/A po maskon çadra, pafuqinë e Bashës për fushatën?



E në fakt e njëjta deklaratë është bërë edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili në vitin 2020 teksa ka nxjerrë një video të rivendosjes së Kërpudhës në oborrin e Kryeministrisë, e cila u shkatërrua nga protestat e opozitës, shprehej se sa më shumë të dëmtohej aq më shumë do rritej.

Me historinë e KËRPUDHËS, duke iu këshilluar miqësisht atyre që s’e pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë”, shkruante Rama në atë kohë.

Pra, këto deklarata tregojnë qartë “dashurinë” e madhe që kanë Basha dhe Rama mes njëri-tjetrit. Por jo vetëm kaq. Ata kanë edhe një të përbashkët tjetër: Urrejtjen ndaj demokratëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në PD ka ekstremistë islamikë të armatosur”/ Thirrja e fortë e demokratit

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD Gent Strazimiri u shpreh se brenda selisë ka persona ekstremistë islamikë.

Sipas tij, ata ishin brenda dhe nuk u arritën të kapeshin, madje as u kapën armë dhe eksploziv sikurse ishte denoncuar nga komisioni i Rithemelimit të PD-së. Lidhur me këtë, ai thotë se disponojnë prova dhe filmime.



Çdo gjë që shkruhet në neësleter-at e komisionit të rithemelimit është e vërtetë. Ne kemi prova dhe filmime. Berisha e ka thënë edhe publikisht disa herë. Ata ishin brenda dhe nuk u arritën të kapeshin, madje as u kapën armë dhe eksploziv sikurse ne kishim denoncuar. Policia në rrugë operative kishte informacione të sakte që çfarë po ndodhte brenda.

Cilido që i futet aventurës për t’i dalë kundër anëtarëve të partisë së tij, apo t’i bëjë telefonatave policisë së shtetit se mendonte se i rrezikohej jeta nga anëtarët e partisë së vet, mendon se do ta zgjidhë këtë punë duke forcuar perimetrin përreth partisë. Ajo që duhet të prisnim nga Basha se i shkolluar jashtë duhet të ishte që të hapte votimet në parti, jo të thoshte se nuk ekzistojnë votat e delegatëve dhe ata anëtarë që erdhën nga të gjitha skajet e Shqipërisë”, tha Strazimiri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkatërroi selinë e PD/  Demokratët nuk kursejnë Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha ka nisur të rindërtojë atë që shkatërroi vetë në protestën e 8 Janarit. Këtë e tregon në disa foto që ka publikuar në rrjetet sociale, ku krahas tyre shkruan:“Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!”

Por ashtu si në situata të tjera, Basha ka kundër demokratët të cilët i kërkojnë të largohet nga selia dhe se aktet e dhunës dhe shkatërrimin e selisë e bëri vetë ai.

Ti e shkatërrove, ti je diktator, ti je turpi i Shqipërisë”, shkruan një prej tyre.

LEXO EDHE:  Nga humbja në 25 Prill tek protesta e 8 Janarit/ Genc Pollo analizon situatën në PD

LEXO EDHE:  Basha justifikohet për vilat/ Kam hyrë i pasur në politikë!



Ti e tregove dhe një herë pabesinë tane me ngritjen e kurthit bashkë me Ramën kundër demokratve ti je i dështuar dhe i marrë peng fundin do ta kesh të hidhur o pleh”, i shkruan një tjetër demokrat.

Ndërsa një demokrat tjetër i revoltuar shkruan se Basha do ta ngrejë selinë me paratë e qytetarëve.

E ngren ti more majmun me paratë tona se kemi 30 vjet që luftojmë dhe më në fund na shkatërrove totalisht prandaj largohu sa nuk është vonë boll më me mashtrimet e tua”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE