LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i tre zyrtarëve në Bashkinë e Vlorës/ Policia del me deklaratë zyrtare

9 Nëntor 2021, 17:27, Aktualitet CNA
Arrestimi i tre zyrtarëve në Bashkinë e Vlorës/ Policia del

Pas arrestimeve në Vlorë ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga policia. Në një njoftim të saj policia e Vlorës bën me dije se në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?.

Rubin Hekurani 33 vjeç dhe Klaudio Mehmetaj.,32 vjeç me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës, Bashkia Vlorë, për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?, kryer në bashkëpunim si dhe shtetasi me inicialet N. K., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ?Ndërtim i paligjshëm?.

Dy punonjësit e urbanistikës dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke i miratuar një leje ndërtimi shtetasit N. K., i cili më pas e ka tejkaluar atë, duke ndërtuar një kat shtesë.

Njoftimi i plotë i policisë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 09.11.2021, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal ?Arrest në burg? për shtetasit:

-R. H., 33 vjeç dhe K. M., 32 vjeç, të dy banues në Vlorë, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës, Bashkia Vlorë, për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?, kryer në bashkëpunim;

-N. K., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ?Ndërtim i paligjshëm?.

Dy punonjësit e urbanistikës dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke i miratuar një leje ndërtimi shtetasit N. K., i cili më pas e ka tejkaluar atë, duke ndërtuar një kat shtesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga