A kemi të gjithë gjene mbretërore?/ Statisticenët mendojnë se kjo është thuajse e sigurt

9 Nëntor 2021, 08:28, Blog CNA
A kemi të gjithë gjene mbretërore?/ Statisticenët

Gjatë 18 sezoneve të fundit, ndjekësit e shfaqjes televizive në BBC ?Who do you think you are?? (Kush mendon se je?), kanë parë me shumë interes teksa të ftuarit nga të gjitha sferat e jetës publike, zbulojnë fakte befasuese mbi trashëgiminë e tyre gjenetike.

Personazhet e njohura që ftohen në këtë program, marrin shpesh vlerësimet më të larta, pasi shumë njerëz janë vërtet kureshtarë të dinë se kush ka gjene mbretërore dhe linja gjenetike që prodhojnë njerëz të pasur, të famshëm dhe të talentuar.

Në një episod të fundit të këtij shou, komediani anglez Xhosh Uikomb zbuloi për habinë e tij, se ai kishte lidhje gjenetike me Eduardin I, që ishte mbreti i Anglisë nga viti 1272 deri në vdekjen e tij në vitin 1307.

Ashtu si shumica e të tjerëve që kanë zbuluar se janë pasardhës nga mbretërit dhe mbretëreshat, edhe Uidikomb nuk e kishte idenë se ishte i lidhur me një figurë kaq të njohur të historisë britanike.

Dhe ai është vetëm njëri prej vipa-ve që kanë gjene mbretërore dhe që janë të lidhur gjenetikisht me mbretërit dhe mbretëreshat e lashta. Për shembull, aktori Deni Dajer zbuloi kohët e fundit se e kishte prejardhjen nga Eduardi III. Ndërkohë, komedianit dhe aktori Aleksandër Armstrong zbuloi se ishte pasardhës i Uilliam Pushtuesit.

Dhe ashtu si Uidikomb, edhe moderatori Metju Pinsent zbuloi se ai është një i afërm i largët i Eduardit I. A është e gjitha kjo thjesht një rastësi mbresëlënëse? Apo do të thotë diçka për gjenetikën e atyre që kërkojnë famë apo pasuri, pavarësisht nga puna që bëjnë?

Në fakt, kjo nuk është as një rastësi e çuditshme dhe as një argument për determinizmin gjenetik. Në fakt kjo zbulon se sa më larg në kohë të kërkojë një njeri me prejardhje evropiane, aq më shumë gjasa ka që të gjejë lidhje gjenetike me një mbret apo mbretëreshë të lashtë evropiane.

Në një moment të caktuar, probabilitetet rriten aq shumë, sa gjasat për të gjetur një lidhje gjenetike me familjen mbretërore arrijnë në 100 për qind. Prandaj vipat e lartpërmendur

nuk janë aspak unikë. Ata janë të lidhur me familje mbretërore, pasi të gjithë kanë në një farë mase gjene mbretërore, pavarësisht nëse kjo lidhje zbulohet apo jo gjatë kërkimeve të organizuara të prejardhjes gjenetike.

Ekspertët e gjenealogjisë e dinë se gjetja e një lidhjeje gjenetike me familjen mbretërore nuk është asgjë e jashtëzakonshme. ?Kjo nuk është aq e pazakontë?- thotë Graham Holton, profesor i gjenealogjisë nga Universiteti i Stratklajd në Gllasgou për BBC News. Vetë Holton rezulton se ka lidhje gjenetike me Eduardin I, një tipar që ai vlerëson se e ndajnë deri në 2 milionë njerëz të gjallë.

Përpjekjet për të gjurmuar linjat e gjakut mund t?i vërtetojnë ndonjëherë këto lidhje, por jo gjithmonë. Linjat mbretërore priren të jenë disi më të lehta për t?u hartuar, pasi të dhënat e lindjeve dhe vdekjeve aristokratike kanë më shumë gjasa të jenë gjurmuar dhe ruajtur për periudha të gjata kohore.

Por edhe këtu mund të ekzistojë një pasiguri e madhe, pasi lidhjet jashtëmartesore dhe lojërat e tjera të elitës dhe të pushtetshmit,sillnin shpesh lindjen e fëmijëve që nuk njiheshin zyrtarisht. Kjo do të ishte veçanërisht e vërtetë nëse marrëdhëniet sekrete bënin bashkë mbretërit dhe aristokratët me ato që konsideroheshin se i përkisnin një statusi më të ulët social.

Pra a jemi të gjithë të lidhur në aspektin gjenetike?Ndërsa pemët familjare kthehen pas në kohë, nga prindërit te gjyshërit, tek stërgjyshërit e më tej, një person do të fillojë të grumbullojë një numër jashtëzakonisht të madh emrash të të afërmve të vdekur prej kohësh. Kjo rrit shanset që individët, të cilët sot nuk ndajnë asnjë lidhje shoqërore, të kenë të njëjtin të afërm të largët, pasi nuk ka një numër të pafund njerëzish që kanë jetuar dhe që kanë vdekur në të kaluarën.

Një organizatë kërkimore demografike me bazë në Uashington, e quajtur Byroja e Referencës së Popullsisë, vlerëson se rreth 107 miliardë njerëz anatomikisht modernë kanë jetuar në Tokë që nga viti 50.000 Para Krishtit. Pra ka 15 njerëz të vdekur për çdo person të gjallë sot.

S?ka nevojë të thuhet se thjesht nuk ka një popullsi mjaftueshëm të madhe, në mënyrë që të gjithë të kenë një prejardhje të veçantë. Gati 300 breza njerëzish kanë jetuar dhe kanë vdekur vetëm në 6000 vitet e fundit, dhe kjo zbulon numrin astronomik të paraardhësve që do të duhej të përfshinte pema familjare e secilit person në rast se do të kryenim një ekzaminim të plotë gjenealogjik.

Ndaj duhet të ketë mbivendosje të konsiderueshme gjenetike midis pemëve familjare të gjithsecilit, edhe nëse kjo nuk shfaqet në kërkimet moderne gjenealogjike. Ndërsa kjo mund të jetë diçka që ne mund ta kuptojmë në mënyrë intuitive, matematikanët që e kanë shqyrtuar çështjen më thellë, kanë arritur në përfundime që mund të na shtyjnë jashtë zonave tona të rehatisë intuitive.

Sipas ?National Geographic? studimi novator në këtë fushë u botua në 1998 nga Zhozef Çang, statisticien nga Universiteti i Jeilit. Profesor Çang kreu një studim të detajuar matematikor, që synonte t?i përgjigjej një pyetjeje specifike dhe magjepsëse:Sa larg në kohë duhet të shkonte një studim gjenealogjik, përpara se të gjente një paraardhës të përbashkët për të gjithë evropianët që jetojnë sot?

Çang ndërtoi një model matematikor për ta ndihmuar atë t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Ai u befasua kur zbuloi se një paraardhës i përbashkët për të gjithë evropianët ka ekzistuar vetëm 600 vjet më parë, ose vetëm disa dekada përpara se Kolombi të niste udhëtimin e tij përtej Atlantikut,që do ta ndryshonte historinë.

Kjo do të thotë se nëse të gjithë ata me prejardhje evropiane do të mund ta gjurmonin prejardhjen e tyre që nga viti 1400, çdo pemë familjare do të përfshinte atë individ të veçantë. Dhe nëse do të vazhdonte gjurmimi, Çang thotë se numri i njerëzve që shfaqen në pemën familjare të secilit do të rritej.

Ky proces do të vazhdonte deri në kohën kur sondazhi gjenealogjik të kalonte nga mijëvjeçari i dytë Pas Krishtit në të parin. Në atë pikë, pema familjare e çdo personi do të përfshinte 80 për qind të atyre që ishin gjallë në Evropë në vitin 999 Pas Krishtit, plus apo minus disa dekada.

Numri është i kufizuar në 80 për qind, pasi 20 për qind e atyre që jetonin në atë kohë ose nuk kishin fëmijë, ose kishin fëmijë apo nipër që nuk kishin fëmijë, gjë që solli shuarje e linjës familjare. Por 80 përqindëshi do të lidhej me çdo evropian që banon aktualisht në botë(dhe me të gjithë kanadezët, australianët, neo-zelandezët dhe amerikano veriorët dhe jugorët që kishin paraardhës evropianë).

Një përfundim i tillë mund të duket i pabesueshëm, por matematika e mbështet atë. Adam Radhërford, një gjenetist britanik që e zgjeroi studimin e Çang në librin e tij shumë të vlerësuar të vitit 2017 ?Një histori e shkurtër e të gjithë atyre që kanë jetuar ndonjëherë?, thotë se ?çdokush mund të jetë dhe është në fakt shumë herë pasardhës nga i njëjti individ?.

Në vitin 2015 Radhëford botoi një artikull në ?The Guardian?, ku shpjegoi se si çdo evropian që jeton sot e kishte prejardhjen nga Karli i Madh, themeluesi legjendar i Perandorisë Karolingiane që bashkoi Evropën Perëndimore dhe Qendrore në fundin e shekullit tëVIII.

Kjo do të thotë se të gjithë evropianët e gjallë bartin gjene mbretërore, pavarësisht nëse e dinë këtë apo jo. Në një artikull të vitit 2002 të botuar në ?The Atlantic?, gazetari Stiv Olson shpjegoi se si gjetjet e Çang janë të vlefshme jo vetëm për evropianët e ditëve të sotme, por praktikisht për të gjithë ata që jetojnë në anën tjetër të Oqeanit Atlantik.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.ancient-origins.net/news-general/royal-genes-0016020

Lajmet e fundit nga