Zelanda e Re legalizon eutanazinë për personat me sëmundje të pashërueshme

8 Nëntor 2021, 14:46, Kosova & Bota CNA
Zelanda e Re legalizon eutanazinë për personat me sëmundje

Legjislacioni i ri që mbështet vdekjen e asistuar ka hyrë në fuqi në Zelandën e Re.

Një vendim i tillë erdhi pas më shumë se një viti kur dy të tretat e vendit kishin votuar në favor të ligjit.

Vendimi për të bërë eutanazinë do t?i japë mundësi pacientëve me sëmundje të pashërueshme të kërkojnë nga mjekët fundin e jetës së tyre.

Për të kryer procedurën një person duhet të ketë sëmundje të tillë që mund t?i marrë jetën brenda 6 muajve ose është në një gjendje të rënduar të një sëmundje të pashërueshme. Atyre duhet t?iu mundësohet patjetër informimi i detajuar mbi vendimin që marrin.

Ata që votuan pro besojnë se ligji do u japë mundësi të sëmurëve që po vuajnë tmerrësisht në fund të jetës së tyre, zgjidhje, dhembshuri dhe dinjitet.

Qeveria e Zelandës së Re ka emëruar tre ekspertë, duke përfshirë dikë që kujdeset për etikën mjekësore, për të monitoruar legjislacionin./euronews

Lajmet e fundit nga