LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau dy vëllezërit në Elbasan/ Zbardhet dëshmia e autorit: Isha i dehur, mu errën sytë

8 Nëntor 2021, 14:48, Kronika CNA
Vrau dy vëllezërit në Elbasan/ Zbardhet dëshmia e autorit:

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën arrest me burg për të riun Ardit Hida, i cili akuzohet për vrasjen e 26 vjeçarit Florenc Kovaçi dhe plagosjen rëndë të vëllait të këtij të fundit Mikel Kovaçin.

Para gjykatës, autori i dyshuar i krimit ka treguar se ka qenë i dehur në momentin kur ka sulmuar me thikë dy vëllezërit Kovaçi.

Sipas BW, i riu ka thënë para togave të zeza se pasi dy vëllezërit e kërcënuan iu errën sytë dhe mori bixhakun për vetëmbrojtje.

?Pasi kam pirë edhe një birrë tjetër në një lokal në një rrugicë aty afër ku ndodheshin dy vëllezërit Kovaçi dhe një tjetër shkova te ata dhe e paralajmërova atë që të mos e ngacmonte kurrë më motrën time minorene 14 vjeçe. Por ata reaguan duke më kërcënuar se do më bënin atë që nuk merret me mënd. Pas kësaj m?u errën sytë dhe nxora biçakun që kisha me vete që e kisha marrë për vetëmbrojtje dhe nuk mbaj mënd se çfarë kam bërë. Pasi u përlesha me 19-vjeçarin Mikel Kovaçin që donte ta kishte me zor time motër ndërhyri dhunshëm i vëllai që më qëlloi dhe e kam qëlluar për vetëmbrojtje. Më pas i gjakosur jam larguar nga aty dhe nuk e di sesi kam shpëtuar kokën. Më vonë më ka kapur policia dhe ende jam ne gjendje shoku.?, tha i riu

Tri ditë më parë Florenc Kovaçi në tentativë për të mbrojtur të vëllain e tij 19-vjeçar, u qëllua me thikë për vdekje nga Ardit Hida. Autori i dyshuar i këtij krimi pak orë pas ngjarjes u kap në lagjen ?Brigada e 17 Sulmuese? në qytetin e Elbasanit, ndërsa ishte bërë gati të largohej./CNA.al

Lajmet e fundit nga