Connect with Us

Video-“Fati i lojërave” prangos pesë persona në Tiranë/ Sekuestrohen “tufa” me para

Kronika

Video-“Fati i lojërave” prangos pesë persona në Tiranë/ Sekuestrohen “tufa” me para

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia e Tiranës bën të ditur se në kuadër të operacionit  “Fati i lojërave” janë goditur 3 raste të tjera të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Vihen në pranga 5 shtetas, procedohen 3 shtetas, shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.

Sipas uniformav blu, gjatë këtij operacioni janë sekuestraur shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro (të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme), 10 njësi kompjuterike, 8 monitorë, 16 aparate celular dhe dy dekodera që shërbejnë për piratimin (vjedhjen) e sinjaleve televizive.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati dhe fshehjen e të ardhurave, shërbimet e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në vijim dhe të operacionit “Fati i lojërave”, shërbimet e Policisë kanë goditur 3 raste të tjera, në vende dhe kohë të ndryshme, konkretisht:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. A., 19 vjeç dhe A. H., 18 vjeç (punonjës të lokalit), proceduan në gjendje të lirë 2 klientë të kapur në flagrancë, si dhe shpallën në kërkim pronarin e lokalit, pasi në Kombinat, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 120.000 lekë të rinj, 5 njësi kompjuterike, 4 aparate celular dhe dy dekodera që shërbejnë për piratimin (vjedhjen) e sinjaleve televizive.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin e shtetasve L. Xh., 27 vjeç dhe K. B., 28 vjeç (kamarierë në një lokal) dhe shpallën në kërkim pronarin dhe administratorin e lokalit, pasi në rrugën “Petro Nini Luarasi” u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 aparate celular, 900.000 lekë të rinj dhe 2975 euro (të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme);

Gjithashtu, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 37 vjeç dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin Sh. H., 39 vjeç, pasi në rrugën “Pasho Hysa”, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin e marrë me qira prej tij, u gjetën dhe u sekuestruan 5 njësi kompjuterike, 8 monitorë dhe 7 aparate celular, që dyshohet se përdoreshin për lotari të palejuara.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tentuan të vidhnin argjendarinë/ Dy grabitësit përleshen me pronarin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy grabitës kanë tentuar të vjedhin një argjendari në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Dollari”.



Teksa kanë tentuar të hyjnë në argjendari janë përleshur me pronarin.Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka arrestuar dy grabitësit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentuan të vrasin efektivët e policisë/ Shkatërrohet grupi kriminal

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

5 persona janë arrestuar nga operacioni ‘Storm’, dhe dy të tjerë janë nën hetim dhe një është shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për personat që kanë tentuar të vrasin efektivët e policisë në Qafë Kashar dhe Fushë Krujë.



Në pranga janë vënë Ibrahim Difaj,  Damian Lleshaj(Besmir Prelaj), Rober Laci, Ilirjan Peci, Erion Mulaj. Nën hetime janë shtetasit
M.M dhe E.V. Ndërsa është shpallur në kërkim Shëtim Kraja.

Ata akuzohen  për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Zero tolerancë ndaj krimit”/ Gledis Nano “ultimatum” punonjësve të policisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano gjatë një takimi me punonjës të policisë vendore të Shkodrës, ka kërkuar zero tolerancë ndaj krimit dhe goditjen e çdo grupi dhe individi kriminal.

Po ashtu ai kërkoi dhe parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Ndërkohë, drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Hamdi Fjora, tha gjatë analizës njëvjeçare se viti 2021 ka njohur një rritje të kriminalitetit krahasuar me vitin 2020.



Drejtori i policisë së Shkodrës veçoi zbardhjen e vrasjes së Endri Mustafës në fund ta majit të vitit të kaluar (2021), duke thënë se në ngarkim të autorit ka të dhëna se ka kryer disa vrasje në tri vitet e fundit në Shkodër, duke iu referuar Ibrahim Licit, i cili është ende një person i shpallur në kërkim.

Sipas tij, në vitin që lamë pas shqetësuese për policinë e Shkodrës është edhe rritja e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike krahasuar me 2020-ën. Kreu i policisë së Shkodrës tregoi edhe prioritetet e këtij viti.

Më tej, ai theksoi se një rritje kanë pësuar rastet e trafiqeve të paligjshme dhe krimi ekonomik financiar, ndërsa kanë pësuar ulje krimet kundër pronës dhe mjedisit. Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, u shpreh se qeveria shqiptare ka mundësuar të gjitha kushtet për policinë, që të luftojë krimin. Edhe ajo kërkoi zero tolerancë ndaj krimit. Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka qëndruar për rreth dy orë në takimin e zhvilluar në Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE