Connect with Us

Skandali/ Kryetari i Gjykatës së Dibrës gjykoi një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë!

Denoncim

Skandali/ Kryetari i Gjykatës së Dibrës gjykoi një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë!

Publikuar

-

/

Fiks Fare denoncoi një skandal në Gjykatën e Dibrës, ku kreu i kësaj gjykate, Edan Veçani, ka gjykuar një vendim në shkallën e parë që ishte i formës së prerë nga Gjykata e Lartë. Sipas dokumenteve që disponon emisioni investigativ, z.Veçani lëshoi një urdhër ekzekutimi për një vendim të 2004-ës të ish-gjykatës së Bulqizës, që ishte ndryshuar nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë.

Në redaksinë e Fiks Fare u ankua z.Sherif Duriçi, i cili thotë se familja e tij ka trashëguar një truall të trashëguar në Bulqizë. Ndërkohë, konflikti është për një dyqan, i cili i është dhënë me privatizim ish punonjëses së këtij dyqani. Z.Duriçi thotë se në vitin 2004 ish Gjykata e Bulqizës, e cila më pas u shkri dhe u transferua në Gjykatën e Dibrës, i dha të drejtë familjes së tij. Nga kjo gjykatë ai mori një vendim me një shënim nga mbrapa nga kancelari që “ishte i firmës së prerë”, nuk ishte apeluar.

Në vitin 2014, kërkoi nga Gjykata e Dibrës lëshimin e një urdhri ekzekutimi të këtij vendimi. Gjyqtari Edvan Veçani vendosi të pranojë kërkesën. Në vendim thuhet se “kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim”. Këtë vendim e çoi të përmbarimi. Filluan procedurat, por në vitin 2017 një tjetër gjyqtar i Gjykatës së Dibrës vendosi që të rrëzonte vendimin e Veçanit! Sipas qytetarit, janë bërë shumë vendime të dyshimta.

Pas kësaj ankese, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Zyrën e Përmbarimit në Dibër. Dosjen e ka pasur kryetari i kësaj zyre. E pyesim përse janë dy vendime, cilin do të zbatojë, urdhrin e ekzekutimit të 2014-ës apo vendimin e 2017-ës?! Na tregon një detaj, sipas së cilit, edhe vendimi i 2004-ës i Gjykatës së Bulqizës nuk është i formës së prerë! Por, është apeluar madje ka shkuar edhe në Gjykatën e Lartë. E pyesim nëse është në dosjen e përmbarimit, ndërsa pas kërkimeve nuk e gjen.

LEXO EDHE:  Denoncoi dhunën, autorët të lirë/ Ja si përgjigjet Shefi i Komisariatit (video)

Ai urdhëron një punonjëse që të shkojë në Gjykatën e Dibrës, e cila vjen pas disa minutash, me vendimin e 2004-ës të Gjykatës së Bulqizës. Por, kësaj here nuk ka shënimin “i formës së prerë”, por “i ndryshuar nga Gjykata e Apelit Tiranë”. Madje, në faqen e fundit të vendimit thuhet se vendimi i Apelit është lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë! Por, si ka mundësi që gjykata nxori urdhër ekzekutimi me një vendim që nuk ishte i formës së prerë? Përmbaruesi na thotë se kjo i takon gjykatës dhe se ai po priste të mbaronin të gjitha vendimet për ta ekzekutuar.

Fiks Fare shkon në Gjykatën e Dibrës, për të pyetur se si u lëshuan vendimet e shkallës së parë që gjykonin njëra-tjetrën. Kancelari i kësaj gjykate thotë se urdhri i ekzekutimit i lëshuar në vitin 2014 nga gjyqtari Veçani është marrë duke u bazuar nga dokumentet që i ka servirur qytetari. Ky i fundit, sipas kancelarit, i kishte servirur një vendim të 2004-ës të Gjykatës së Bulqizës, ku në fund shkruhej se “vendimi ishte i formës së prerë”. Kancelari shfletoi dokumentet në dosje dhe thotë se është edhe një dosje tjetër, ku ky vendim i Bulqizës është apeluar, madje ka shkuar në Gjykatën e Lartë, ku dhe është ndryshuar.

Fiksi i bën të njëjta pyetje edhe kancelarit: Përse nuk e verifikoi z.Veçani? Ndërkohë, kancelari thotë se në 2014-ën ka qenë ai kancelar, por në dosje nuk ka asnjë kërkesë nga gjyqtari Edvan Veçani për të verifikuar nëse ka qenë apo jo i formës së prerë. Sipas kancelarit, një vendim i tillë i takon vetëm trupit gjykues./tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Mbi 100 Milionë lekë humbje në vit/ Me çfarë parash po e ndërton Bollino, godinën e re?

Publikuar

-

Nga

Carlo Bollino i cili merr para sistematikisht nga pronarët e inceneratorëve, po ndërton një godinë të re për mediat, që ai ka në pronësi.

Godina po ndërtohet, në një vend që Bollino e ka denoncuar disa herë.

Bëhet fjalë për ish kompleksin Partizani.

CNA.al  do të sjellë më poshtë foto nga godina e cila po ndërtohet, ndërkohë që nuk dihet se me çfarë parash po e ndërton Bollino.

Janë paratë e marrë nga inceneratorët, të cilat Bollino, i quajti si një kontratë normale, në formë reklame apo është tjetër kund burimi i financave, pasi kompanitë e tij rezultojnë me humbje.

Ky ka qenë denoncimi publik i bërë pak kohë më parë nga Anila Basha. Kjo e fundit, shkruante se kompanitë e Bollinos, rezultojnë me humbje të mëdha.

Sipas Bashës, në vitin 2017,  bilanci vjetor, i një prej kompanive të Bollinos , ka qenë minus 17 milionë Lekë. Në vitin 2018, humbja është thelluar më tej duke shkuar në minus 105 milion Lekë. Nga kjo humbje marramendëse në vitin 2019, sipas Anila Bashës, Bollino ka dalë me fitim në vlerën e 112 milionë lekëve.

Humbje ka pësuar edhe në vitin 2020, në minus 59 milion lekë.

Viti Gjendja financiare “Shqiptarja.com” sipas bilancit vjetor Humbje (-)/ Fitim (+)

2017 -17 milion lekë

2018 -105 milion lekë

2019 +112 milion lekë

2020 -59 milion lekë



Vetëm në 2019 ka dalë si me magji me fitim! Si? Sepse ka marrë administrator që s’di të shkruajë shqip, rumunen Patricia Corina Constantinesku, e cila dihet vetëm se ka lind në Rumani dhe asgjë tjetër. Administratorja firmos bilancin me fitim “abra kadabra 2019”. Di me lexu shqip moj Patricia? E ke idenë ç’ke firmosur?”, ka denoncuar Basha në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Bashkia Durrës i përgjigjet Xhaferrajt/ Keqardhje për ju, ja e vërteta për banorët e Rrushkullit

LEXO EDHE:  Video- Zëdhënësja nxjerr zbuluar Veliajn/ Ja premtimi që shkeli me këmbë

Duke iu referuar këtij denoncimi, pyetja që ngrihet është se si investon Bollino, kur disa vite radhazi është me humbje të madhe financiare?

Pak ditë më parë CNA.al, publikoi dokumente, në të cilat pasqyroheshin shumat e majme që MTSC e Carlo Bollinos që kishte marrë nga pronarët e inceneratorëve.

Janë rreth 40 mijë euro në 7 fatura të ekzekutuara, ku vetëm në muajin Prill  të vitit 2021 janë paguar 18 milionë lekë ose gati 17 mijë euro.

Për një periudhë të shkurtër, në total për shtatë pagesa të ekzekutuara në vitin 2021 janë paguar për median e Carlo Bollinos  4.432.771 lekë.

Inceneratorët nuk janë i vetmi rast, ku Bollino është denoncuar se ka marrë para.

Ndër vite ndaj tij ka pasur denoncime nga më të ndryshmet,  se ka marrë koncensione nga Qeveria apo se ka marrë para nga subjekte që kanë fituar tendera nga Qeveria.

Fakt është se Carlo Bollino merr lekë nga inceneratorët e aferës korruptive të shekullit që janë taksat e shqiptarëve të varfër dhe nga ana tjetër Carlo ndërton godinë me vlerë qindra-milionë apo miliona euro si media e lirë në shërbim të pushtetit si klientelë e Qeverisë./E.S-CNA.al

Dokumentet ekskluzive/ Kompanitë e inceneratorëve, qindra milionë lekë për Carlo Bollinon

Pikë e zezë/ Karlo Bolino pranon financimin nga afera e inceneratorëve

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Ben Blushi emëroi djalin e xhaxhait drejtor, pasi kompanitë e inceneratorëve blenë Lori Kafe

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike

Koncesioni i inceneratorëve, e quajtur afera e shekullit, për të cilin është vënë në pranga edhe një ish-ministër, vijon të thellohet.

Tentakulat e inceneratorëve nuk janë ndalur thjeshtë dhe vetëm tek koncesionet 22 milionë euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier dhe 128 milionë euro në Tiranë.

Tentakulat e tyre janë shtrirë edhe në ortakëri me pronarë apo drejtues mediash.

CNA.al ka zbuluar ortakërinë e Ben Blushit, ish-drejtori i Top Channel, me pronarët e inceneratorëve dhe ku marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi.

Bëhet fjalë për një kompani e themeluar në Bullgari, Em Capital Group, ku aksionerë janë Klodian Zoto me 34% të aksioneve, Mirel Mërtiti me 33% dhe Eva Blushi me 33%, dy të parët shpallur në kërkim nga SPAK.

Bashkëshortja e Ben Blushit është bashkëortake me pronarët e inceneratorëve, në një kompani të themeluar në Bullgari.

Ortakëria me aksionerët e Top Channel

Kjo kompani, Em Capital Group, ka ardhur më pas në Shqipëri dhe për 2.2 milion dollarë ka blerë 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe dhe që “rastësisht” ka të njëjtët aksionerë me Top Channel.

Nga ana tjetër është edhe një kompani e dytë, Kudo Pay, ku Ben Blushi dhe aksionerja e Top Channel, Vjollca Hoxha dalin hapur me emrat e tyre.

Në këtë kompani janë aksionerë Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe Stela Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit, kjo e shpallur në kërkim nga SPAK.

Por, duket se “dardha e ka bishtin” prapa.

CNA.al ka mësuar se pasi EM Capital Group, bleu 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, drejtor i kësaj kompanie është emëruar Marin Blushi.

Kush është Marin Blushi

Marin Blushi është kushëriri i ish-drejtorit të Top Channel, Ben Blushi, djali i xhaxhait.

Emri i tij del edhe në një tjetër “bëmë” të ish-deputetit socialist Ben Blushi.

Bëhet fjalë për një pasuri vlera e të cilës është të paktën 500 milionë, por që Ben Blushi në deklarimin e tij të pasurisë thotë se e ka blerë 30 mijë euro.

Prona në Korçë, në Bulevardin Republika

Një sipërfaqe prej 200 m2 nga të cilat 140 m2 në katin e parë të një godine, në një nga ajkat e qytetit të Korçës.

Sipas deklarimeve të pasurisë, ambienti është blerë në emër të vajzës së tij N. Blushi, por paratë janë paguar nga llogaria e Ben Blushit.

LEXO EDHE:  Denoncoi dhunën, autorët të lirë/ Ja si përgjigjet Shefi i Komisariatit (video)

LEXO EDHE:  Denoncimi në Fiks Fare/ Ka emër të njëjtë me ushtarin në Siri, sistemi TIMS e shpall në kërkim

Gjithashtu ka marrë edhe një garazhd 60 metër katëror, i cili shërben ambientit prej 140 metër katëror.

Të dyja ambientet janë të lidhura së bashku dhe më pas atje është ndërtuar Pub Republika, një nga më të famshmit e Korçës, që administrohet nga njerëz të afërt të Blushit. (Lexo këtu )

CNA.al ka siguruar dokumentet zyrtare, sipas të cilave në janar të vitit 2019, vajza e Ben Blushit ka shitur aksionet e saj, për një shumë prej 3.000.000 lekë.



Dhe shtetasi i cili ka blerë aksionet është pikërisht Marin Blushi, djali i xhaxhait të Ben Blushit.( Lexo këtu)

Më pas i njëjti ambient jepet me qera për një shumë prej 2 mijë euro në muaj, por që mesa duket vajza e Ben Blushit ia paska dhënë me qera vetes së saj dhe kushëririt të parë, me të cilin hap fillimisht një aktivitet snak bar.

Pra, prona me vlerë 500 milionë lekë, por e blerë për vetëm 30 mijë euro, vihet në shërbim të familjes Blushi.

Skema është mjaft e qartë. Ben Blushi paguan lekët, në të njëjtin vend vajza hap biznesin dhe pas katër vitesh e shet.

Pasio pronarët e inceneratorëve bjeljne Lori kafe, djali i xhaxhit të Ben Blushit emerohet drejtor. Kjo është prova e tretë ku Ben Blushi dhe  bashkëshortja e tij dalin në bashkëpunim të hapur me pronarët e inceneratorëve, në ortakëri por edhe në menaxhim biznesesh në bashkëpronësi me pronarë mediash. Në kohën e këtyre lëviuzjeve Ben Blushi ka qenë vetë drejtor i Top Channel, i paguar me qindra milionë lekë pagë vjetore./CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Skema korruptive e inceneratorëve/ Zyrtarët e përfshirë dhe ortakëritë me Ben Blushin dhe Vjollca Hoxhën

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

LEXO TE PLOTE

Denoncim

3-vjeçari me shenjë 10 centimetra në qafë dhe në ballë/ Mjeku: Në spital erdhi pa shenja jete

Publikuar

-

Nga

Lidhur me enigmat e vdekjes së 3-vjeçarit në kopshtin privat të Fierit, prindërit e tij kanë takuar mjekun e urgjencës, që priti fëmijën. Ai thotë se fëmija ka mbërritur pa shenja jete në spital dhe me një shenjë rreth 10 centimetra si shirit në qafë.

Mjeku: Fëmija të ka ardhur pa shenja jete dhe me dy reanimatorë nuk u kthye dot në jetë. Jo me një, po me dy. Fëmija ka qenë pa shenja jete dhe këtë e ke të shkruar edhe në kartelë d.m.th. Çfarëdo lloj problemi, gjithë çfarë ka ndodhur atje, ty fëmija të ka ardhur pa shenja jete këtu. Më vjen keq, që po ta them kështu…

Mamaja e Noahs: Edhe kur mbytesh vjell?

Mjeku: Jo! Kur mbytesh, nuk mund të vjellë një, që mbytet.

Mamaja e Noahs: Po këtë po të pyes, se ne na është thënë, që është mbytur. Prandaj po të pyesim…

Mjeku: Si është mbytur? Me çfarë është mbytur, kur ai kishte shenjë? Keni shenjë tek pjesa e fytit. Atë pjesë duhet ta japë mjeko-ligjor raportin! Ke një shenjë gati 10 centimetra në fyt. Çfarë është kjo shenjë? Është shenjë. Shenjë shtrëngimi, po se çfarë, ajo ju takon atyre ta thonë! Shenjë rrypi, shenjë nga çdo gjë mund të jetë. Shikojeni, se e keni mbi 10 centimetra. Dakord? Më vjen keq, që jua them…

Ndërkohë edhe mjeko-ligjori i Spitalit Fier, që ka asistuar në autopsinë e fëmijës, tregon për shenjën në grykë tek fëmija dhe dy shenja në pjesën e ballit.

Mamaja e Noahs: Jo unë desha të dija shenjën, që ke parë ti tek djali, duke qenë se ti ke qenë brenda! Vetëm këtë shenjë ka pasur? Të vërtetën! Unë jam nënë dhe dua t’i di vetëm për ta qetësuar shpirtin! Ajo shenja e qafës ishte e prerë, apo thjesht mbytje dhe…

Mjeku ligjor: Nuk është e prerë. Është thjesht një shirit i kuq, që duket në pjesën e përparme të qafës. Edhe ato n.q.s të them, që kanë qenë si pulla tek pjesa e ballit dhe ato n.q.s kanë qenë, do shikohet përmbajtja e trurit nga brenda.

Motra e edukatores ka thënë se Redina Binjaku i ka dhënë ndihmën e parë vogëlushit dhe i ka bërë frymëmarrje gojë më gojë. Edukatorja ka thënë se fëmija ka vjellë në këtë moment.

Mamaja e Noahs: I është dhënë ndihma e parë Noahs? Kush ia dha ndihmën e parë Noahs?

Motra e edukatores: Në urgjencë?

Mamaja e Noahs: Jo, në kopsht.



Motra e edukatores: Redina, sapo e gjeti, e mori. Ia hoqa atë, që kishte ngecur kapuçin,- tha,- e shtriva djalin në tokë tha i kam dhënë frymëmarrje. I kam bërë masazhin këtu tek zemra,- tha,- dhe në moment djali më volli. Më volli djali dhe Redina edhe në polici ia tregoi: Ja me të vjellën e fëmijës jam.

Sipas ekspertit Ervin Karamuça fakti që fëmija ka vjellë tregon që ka qenë gjallë. Sipas tij, autopsia tregon qartë se kush ka qenë shkaku i vdekjes së 3-vjeçarit.

LEXO EDHE:  IKMT shkatërron Syrin e Kaltër/ “Dallëndyshja me sqep” përfshihet në skandal

LEXO EDHE:  Denoncimi në Fiks Fare/ Ka emër të njëjtë me ushtarin në Siri, sistemi TIMS e shpall në kërkim

Ervin Karamuça: Ajo shenjë 10 centimetra që është në pjesën e qafës mund të jetë edhe një shenjë strangulimi, por që duhet shikuar nëse është horizontal apo ka ndonjë rrethorë, pra është i varur, apo i kapur nga dikush tjetër, pra varet se si mund të jenë versionet. Shenjat e ballit janë për një përplasje të mundshme të fëmijës në pjesën ballore, por mund të jenë edhe pasojë e mënyrës si është transportuar, si është mbajtur. Gjithmonë flasim për një goditje të pjesës ballore dhe kjo duhet hetuar, duhet zbardhur nga se ka ardhur. Mbetet i paqartë shkaku i vdekjes. Shkak që ka ardhur si pasojë e strangulimit? Shkak që ka ardhur si pasojë e vjelljeve të vazhdueshme që ka pasur fëmija. Vjellja vjen si pasojë e një toksikacioni të lartë, vjen si pasojë edhe gjatë dhënies frymë në ndihmën e shpejtë, rritje e diafragmës, ai mendohet që viktima kishte konsumuar diku vaktin e drekës. Shpjegohen, janë versione të mundshme, por reagimi i tij tregon që ka pasur aftësi vitale, pra ka qenë gjallë në momentin që i është dhënë kjo ndihmë. Mund të ketë humbur ndërgjegjen, por reagimi tregon që ka pasur elementë vitalë që të kthehej në jetë.

Gazetari: Mund të ngremë një lloj piste që vdekja të ketë ardhur si pasojë e vjelljes dhe jo ndihma e specializuar që i është dhënë padashje nga edukatoret?

Ervin Karamuça: Mund të jetë edhe kështu, por mjekësia ligjore e përcakton shumë qartë në momentin e autopsisë.

Faktin që fëmija ka vjellë e konfirmon edhe një edukatore tjetër.

Mamaja e Noahs: Të të pyes, ishte gjallë Noah në momentin…?

Edukatorja: Nuk do të të them, në momentin, që e kam parë, kam menduar si nënë, se unë jam nënë me tre fëmijë. I kam dhënë frymë. I kam dhënë frymë Noahs gojë më gojë në momentin e fundit. Në momentin, që unë i kam dhënë frymë, ai ka vjellë dhe i kam kthyer kokën kështu. Fëmija ka vjellë. Nga ky moment, në sekondat e fundit, Redina e ka marrë në krah dhe ka dalë më vrap jashtë. Vjen ndihmësja, që kishte vajtur për të lajmëruar doktoreshën, që ne kemi aty. Ia ka marrë nga krahët dhe…

Mamaja e Noahs: Doktoresha e ka parë fëmijën?

Edukatorja: Jo!

Por ajo që vihet në diskutim në këtë rast është ndihma që kanë dhënë edukatoret. A kanë qenë ato të trajnuara? Këtë përgjigje duhet ta japin autoritetet ligjzbatuese.

“A ka qenë kjo ndihmë e specializuar? A ka qenë kjo ndihmë e dhënë nga një infermier ose mjek i qendrës së edukimit ditor, apo nga vetë edukatoret? A kanë qenë të trajnuara edukatoret? Kjo vlen që të hetohet për të parë nivelin e mbrojtjes së këtyre fëmijëve në një situatë të një emergjence të caktuar shëndetësore”, tha Karamuça./tvklan.al

LEXO TE PLOTE