Connect with Us

“S’ka nevojë të bëni video me thes në dorë”/ Gazetari ‘turpëron’ Ramën, i kujton për çfarë është votuar

Politikë

“S’ka nevojë të bëni video me thes në dorë”/ Gazetari ‘turpëron’ Ramën, i kujton për çfarë është votuar

Publikuar

-

/

Kryeministri Edi Rama u shfaq ditën e djeshme në Pyllin e Sodës me qese në dorë, ndërsa kritikonte krybashkiakun Leli për ndotjen në këtë qytet.

Lidhur me këtë ka reaguar gazetari Mentor Kikia, i cili i tregon Ramës se si zgjidhet kjo  punë, se fundja populli nuk e ka votuar për tu bërë pastrues por për të miratuar ligje dhe për t’I zbatuar ato.

“Zbatoni ligjin për ndarjen e diferencuar të mbetjeve.

Ndërtoni infrastrukturën.Gjobë “kokës” kujtdo që ndot, subjet apo individ, dhe atëherë s’ka nevojë të bëni video me thes në dorë.”, shkruan Kikia.

“Në vend të shfaqeve, do të ishte mirë të zbatohej ligji!

Kur vjen puna tek këto çështjet e mjedisit, mua nuk më rrihet….

E ndoqa aksionin e qeverisë të dielën në Pyllin e Sodës në Vlorë.

Unë, që çdo pranverë-verë, me qindra vullnetarë të tjerë endemi përgjatë bregdetit me thes në dorë duke pastruar plazhet dhe parqet, mendoj se qoftë edhe një qese me mbeturina të largohet nga plazhi dhe nga parku, është një lajm i mirë.

Por, kur këtë punë e bën kabineti qeveritar, kryeministri, zëvendësi i tij, ministri i mjedisit e të tjerë, kjo është një gjë krejt tjetër.

Këtë parkun e pishave e pastruam edhe ne të Korpusit të Vullnetarëve këtë verë, jo për tre minuta sa ka thënë kryeministri, por për disa orë me radhë se ishte shumë i ndotur. E kemi pastruar edhe vjet, edhe parvjet…

Por sërish ka mbeturina.

LEXO EDHE:  Detajet e ngjarjes së rëndë në Vlorë/Babai me 3 fëmijë vari veten sepse...

Sepse: Në atë park shkarkojnë mbeturinat pronarët e restoranteve në zonën e plazhit. I shkarkojnë me makina edhe subjekte të tjera nga qyteti. Dhe askush nuk gjobitet.

Sepse: Në atë zonë nuk ka kazanë mbeturinash

Sepse: Edhe kazanët, pasi mbushen nuk ka ku të shkarkohen.

Sepse: Në Shqipëri mbetjet urbane nuk menaxhohen, nuk riciklohen, nuk ndahen në mënyrë të diferencuar…

Sepse: Qytetarët që shkojnë në verë për piknik neper parqe i lënë aty mbeturinat që prodhojnë, sepse deri tani asnjë njeri i paedukatë në këtë vend nuk është gjobitur

Dhe kur nuk bëjmë asngjë nga këto më lart, bëjmë shfaqe. Kam 12 vjet që e shikoj këtë komedi, ndryshojnë vetëm aktorët. Nja 10 vite të shkruara, ata që ishin në qeveri atë kohë shkuan në Gjirin e Lalëzit, njësoj si këta në Vlorë, dhe mbushën thasët me mbeturina në plazh dhe ku i hodhën? I hodhën në kanale, bllokuan edhe kanalet.

Zotërinj qeveritarë, populli nuk ju voton të bëheni pastrues(jo se është profesion i keq), por ju voton për të qeverisur. Për të miratuar ligje dhe për ti zbatuar ato.

Zbatoni ligjin për ndarjen e diferencuar të mbetjeve.

Ndërtoni infrastrukturën.

Gjobë “kokës” kujtdo që ndot, subjet apo individ, dhe atëherë s’ka nevojë të bëni video me thes në dorë.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Koisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.

Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është angazhuar më shumë me punimet e Komisionit, pasi vetë ai theksoi se nuk u del dot para demokratëve.

LEXO EDHE:  “Air Albania”/ Zbulohet mashtrimi i Ramës

LEXO EDHE:  Marrëveshja e 17 Majit/ Rrëfehet Rama: Përdora gjithë arsenalin tim të barcaletave që Lulin të mos e zinte gjumi



Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Reshjet e dendura të dëborës/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këtë zonë!

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë mbërthyer të gjithë vendin tonë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje duke respektuar sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

LEXO EDHE:  Vendi nën ujë/ Rama: Përmbytjet janë minimale për momentin

LEXO EDHE:  Ish-ministri i përvishet Ramës/ Të dalë një gjykatës e ta ndalojë menjëherë

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.



Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE