LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkëndija edhe në tribuna! Salvini bëhet shënjestër në derbi, Maldini urdhëron…

8 Nëntor 2021, 19:36, Sport CNA
Shkëndija edhe në tribuna! Salvini bëhet shënjestër

Derbi i Milanos pati shëkndija edhe në tribuna, ku protagonistë ishin reperi Ghali dhe kryetari i Legas, Matteo Salvini. Në një video të publikuar ditën e dielë, shihet një debat i ashpër mes të dyve,të dy të ulur në tribnunën VIP dhe të dy tifozë të Milanit.

Nga video nuk mund të kuptohen fjalët që shkëmbehen, por Paolo Maldini, menaxher i përgjithshëm i Milanit, shihet teksa fton stjuardët në krah për t?i bërë thirrje të gjithëve të qetësohen, ndërsa reperi me fytyrën e mbuluar pjesërisht , mbahet nga disa persona që ndodheshin afër.

Pas publikimit të videos, partia e Matteo Salvinit shpjegoi versionin e ngjarjeve me këtë mesazh: «Matteo Salvini u sulmua verbalisht nga Ghali gjatë pjesës së parë të Milan-Inter mbrëmë. Lideri i Legas ishte në tribunë me djalin e tij dhe menjëherë pas golit të barazimit, reperi iu afrua me një sërë fyerjesh dhe akuzash- duke u përpjekur të filmonte veten me celularin e tij.

Lajmet e fundit nga