Connect with Us

“Shkëmbi si Ferguson”, presidenti i Dinamos paralajmëron masa: Lojtarët të jenë më burra në fushë

Sport

“Shkëmbi si Ferguson”, presidenti i Dinamos paralajmëron masa: Lojtarët të jenë më burra në fushë

Publikuar

-

/

Dinamo pësoi një humbje të thellë 4-0 në derbi ndaj Tiranës në këtë javë të Superiores. Një disfatë të cilën presidenti Ardian Bardhi kërkon të mos e përjetojë sërish, ndaj në një prononcim për faqjen zyrtare të klubit thekson se do të marrë masa. Ndërkaq, shton se trajneri Bledi Shkëmbi nuk rrezikon aspak, ndërsa kërkon që lojtarët të tregohen më shumë burra në fushë.

“Jam shumë i mërzitur për atë ndeshje, nuk jam i mërzitur për humbjet sepse ato ndodhin por jam i mërzitur për mënyrën si erdhi. Ishte paraqitje e dobët dhe dua t’u kërkoj ndjesë tifozëve për atë zhgënjim, edhe atyre tifozëve të padukshëm që nuk e kanë ndjekur skuadrën në stadium. Dua dhe do ta bëj edhe stafin teknik, stafin drejtues e lojtarët që t’i kërkojnë falje tifozëve sepse nuk e meritojnë atë zhgënjim. Është një humbje që nuk i shkon për shtat fanellës së Dinamos. Trajneri Shkëmbi nuk rrezikon aspak, kemi nisur një projekt dhe ai do jetë si një Ferguson te Dinamo.

Nuk do largohet edhe sikur të biem nga kategoria. Do të vazhdojmë punën, do të analizojmë gjithçka dhe do të marrim masa që humbje si kjo me Tiranën të mos përsëriten. Duhet të nxjerrim shkaqet dhe secili të marrë përgjegjësitë. Skuadra ka dy ditë pushim dhe pastaj do të bisedojmë për gjithçka. Dua të jemi të bashkuar për të arritur aty ku duhet. Dua që lojtarët të jenë më burra në fushë dhe të japin më shumë në fushë për fanellën e Dinamos. Dinamo duhet të shfaqet si skuadër dinjitoze në fushë dhe humbje si kjo me Tiranën janë të papranueshme”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Erion Veliaj pëson disfatë, Krenar Alimehmeti zgjidhet kryetar i Shoqatës së Tiranës

Publikuar

-

Krenar Alimehmeti është zgjedhur kryetari të shoqatës së Futbollit Tiranë, në zgjedhjet që u mbajtën pasditen e sotme në ambientet e FSHF. Alimehmeti mundi në garë kanditatin tjetër, Eduard Prodanin, për të cilin në lojë hyri dhe kryebashkiku i Tiranës, Erjon Veliaj.

Një disfatë e hidhur kjo për Veliaj, i cili shpresonte që me shantazhet e kryera së fundmi të fitonte këtë Shoqatë, duke preferuar Eduart Prodanin si kandidat.



Rezultati ishte qartazi në favor të Alimehmetit, që mori mbështetjen e plot 44 delegatëve, , teksa vetëm dy prej tyre votuan në favor të kandidatit tjetër, Eduart Prodani.

Ndërkohë, vlen të theksohet se kandidati Eduart Prodani u largua nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit para se të mbahej procesi i votimit, pasi kontestoi numrin e delegatëve me të drejtë vote.

LEXO TE PLOTE

Sport

Anulohen zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë

Publikuar

-

Zgjedhjet e sotme për kryetar në Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë janë anuluar, pasi sipas kandidatit Eduard Prodani ka pasur parregullsi në numrin e antarëve me të drejtë vote.



Prodani është kandidati i sponsorizuar nga Erjon Veliaj dhe së bashku po përpiqen me çdo mënyrë të shtien në dorë futbollin shqiptar. Ende nuk dihet se çfarë do ndodhë me zgjedhjet për këtë Shoqatë Rajonale.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zgjedhjet ne shoqatën rajonale të Tiranës nisin me kontestime, ja ç’po ndodh

Publikuar

-

Zgjedhjet ne shoqatën rajonale të Tiranës kanë filluar menjëherë me klime të ndezur kontestimesh.

Pasi ka nisur punimet asambleja e shoqatës rajonale, nga ana e kandidatit Eduard Prodani është pretenduar se janë mbi 60 delegate me të drejtë vote nga 41 që ishin parashikuar fillimisht.



Ka pasur tone të larta dhe debate të ashpra. Dy kandidatët për postin e Shoqatës Rajonale të Tiranës janë Krenar Alimehmeti dhe Eduard Prodani.

 

LEXO TE PLOTE