Connect with Us

Richard Grenell në Tiranë/ Fotografohet në kafenenë e një hoteli në kryeqytet

Politikë

Richard Grenell në Tiranë/ Fotografohet në kafenenë e një hoteli në kryeqytet

Publikuar

-

/

Diplomati amerikan, krahu i djathtë i Donald Trump, Richard Grenell ka mbërritur sot në Tiranë.

Nga ajo që u raportua në media, u bë me dije se Grenell mbërriti në Aeroportin e Rinasit në orën 11:00, ndërsa pas mesditës është fotografuar në kafenenë e një prej hoteleve kryesore në kryeqytet.

Kujtojmë këtu se një ditë më parë, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim njoftoi mbërritjen në vendin tonë të dy anëtarëve të Kongresit amerikan, Slotkin, David Valadao dhe La Turner.

Kim bëri me dije se kongresmenët ndodhen këtu për të zhvilluar takime të rëndësishme me disa prej liderëve shqiptarë. Ajo nuk dhe asnjë detaj specifik sa i takon temave të diskutimit.

LEXO EDHE:  Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë

Ish-Ambasadori amerikan në Gjermani, i dërguari special për bisedimet Serbi-Kosove dhe këshilltari i sigurisë së Presidentit Trump, vetëm dy net më parë u pa në Florida, ku mori një çmim vlerësues nga ish-Presidenti Trump.

Nuk dihen arsyet dhe agjenda e Richard Grenell në Tiranë. Dy ditë më parë Grenell u emërua shef i fushatës së Donald Trump për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA.

Grenell shikohet si sekretar i ardhshëm Shteti nëse Trump do të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Vizita e Grenell në Tiranë ka ndezur dyshimet e të gjitha krahëve se pse kjo ardhje surprizë e tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Këlliçi-Bashës: U shpalle luftë demokratëve, je ushtar i Ramës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Sot kryetari i shkarkuar Lulzim Basha tregoi se është peng i kryeministrit Edi Rama. Pasi ushtroi dhunë mbi demokratët, duke iu hedhur gaz lotsjellës dhe duke urdhëruar t’i godasin me shkopinj, thirri në ndihmë kryeministrin, i cili vuri në gatishmëri Policinë e Shtetit, e cila gjithashtu lëshoi mbi demokratët gaz lotsjellës.

Pasi gjithë këtij skenari kriminal, deputeti Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se më këto akte, Basha tregoi edhe një herë që është ushtar i Ramës dhe iu shpalli luftë demokratëve.

LEXO EDHE:  Atentat në Tiranë/Plagoset një person

LEXO EDHE:  Pas arrestimit të Indrit Taullait/ Policia ndalon “mikun e tij” në Tiranë



“Gazin e Ramës dhe Lleshit kundër Partisë tënde?I shpalle luftë demokratëve dhe vërtetove se je ushtar i Edi Ramës!”, shkruan Këlliçi./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bandat e Bashës/ Si ishin formuar grupet brenda selisë së PD

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha i kishte marrë masat për dhunimin e demokratëve ditën e sotme.

Mercenarë të Bashës, kanë dhunuar sot demokratët me shkop bejzbolli si dhe kanë hedhur ndaj tyre gaz lotsjellës.

CNA.al mëson se brenda tek zyra e Lulit ishin formuar 5 grupe me nga 10 veta.



Të gjithë kanë qenë të armatosur dhe të përgatitur për çdo gjë që do i urdhëronte Basha.

LEXO EDHE:  Video/ Të rinjtë “sfidojnë” policinë, manovra të rrezikshme para komisariatit

LEXO EDHE:  36-vjeçari bie nga parashuta nga një lartësi e madhe në Tiranë

Mes të armatosurve, ka pasur edhe persona që janë të shpallur në kërkim./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do vritet një deputet i PD”/ Si mashtroi Spartak Braho për protestën e sotme

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Brah ka deklaruar ditën e djeshme se në protestë sipas informacioneve të tij do të ketë dhunë dhe se do të mbetet i vrarë një deputet i PD.

 

Ai dha edhe inicialet e deputetit, E.A. “Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edh vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshilli i jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia”, tha Braho.

LEXO EDHE:  “I erdhi mesazh nga ish-i dashuri”/ Shoku i Klinton Pirës tregon nisjen e konfliktit mes çiftit

LEXO EDHE:  Pas arrestimit të Indrit Taullait/ Policia ndalon “mikun e tij” në Tiranë

Por pas gati dy orë e gjysëm proteste, nuk u shënua asnjë viktimë. Dhunë dhe incidente pati dhe ato u provokuan nga Lulzim Basha, i cili kërkoi edhe ndihmën e Edi Ramës për të përzënë demokratët nga shtëpia e tyre me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.



Madje, disa nga protestuesit u plagosën nga njerëzit e Lulzim Bashës dhe u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Informacionet e Brahos rezultuan të pavërteta, dhe nuk protesta nuk solli asnjë viktimë./E.K-CNA.al

Trondit Spartak Braho: Një deputet rrezikon të vritet nesër në protestën e PD!/ Tregon inicialet

LEXO TE PLOTE