Connect with Us

Po spikat me Tiranën, Maqedonia e Veriut rikthen yllin e mesfushës

Sport

Po spikat me Tiranën, Maqedonia e Veriut rikthen yllin e mesfushës

Publikuar

-

/

Ennur Totre rikthehet në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Dëmtimet e shumta kanë bërë që trajneri Bllagoja Milevksi të bëjë disa ndryshime.

Veç Valon Ethemit, ai së fundmi ka shtuar në listë edhe mesfushorin që po spikat në Superiore me Tiranën.

Totre do të ketë mundësinë të ndihmojë skuadrën e Maqedonisë së Veriut në sfidat kundër Armenisë dhe Islandës, më 11 dhe 14 nëntor.

Nga Tirana të ftuar në përfaqësueset respektive janë edhe Erion Hoxhallari te kombëtarja e Shqipërisë dhe Visar Bekaj te Kosova.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Vllaznia ka harruar të fitojë, del huq edhe ndaj Egnatias

Publikuar

-

Vllaznia nuk di më të fitojë. Skuadra shkodrane ka regjistruar sot barazimin e katërt radhazi në kampionat, duke u ndalur 1-1 këtë radhë nga Egnatia, në një sfidë ku shfaqi përsëri problemet e dueleve të mëparshme.

Shkodranët krijuan shumë volum loje, si dhe raste për shënim, por përsëri shpërdoruan në mënyrë të pabesueshme mundësi të mira shënimi para portës. Aralica dhe Gjurgjeviç shpërdoruan në pjesën e parë të takimit, ndërsa mbrojtja kishte hutimin e zakonshëm duke pësuar një gol në kundërsulm nga Ademi i cili bëri 50 metra me topin në këmbë para se të mposhte Zogoviç.



Egnatia luajti në mbrojtje në fraksionin e dytë të lojës, duke i lëshuar territor Vllaznisë e cila krijoi dhe ia doli të shënonte golin e barazimit me Krymin. Por ata nuk ai dolën të çonin në rrjetë përsëri sferën në minutat e mbetura dhe kështu, u ndalën në barazimin e katërt radhazi, duke humbur mundësinë për të ngushtuar diferencën me kreun.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani shpëton nga Orsato, ndryshon arbitri i ndeshjes ndaj Juventusit

Publikuar

-

Daniele Orsato, nuk do të jetë arbitri i sfidës Milan-Juventus të dielën mbrëma. Për të zëvendësuar 46-vjeçarin janë zgjedhur tre emra.

Njëri prej Marko di Belo, Davide Masa dhe Paolo Valeri do të drejtojë super sfidën e së dielës. Emri pritet të bëhet me dije në orët në vijim.



Pas rastit të Serras në atë që ndodhi me Specian në kampionat, që tani ka krijuar tension përpara sfidës me Juventusin në kampin e Milanit. Kështu në Itali po mundohen të shmangin një gabim tjetër që do t’i nxehte më shumë gjakrat.

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbyllet pjesa e parë, Egnatia po fiton në Shkodër

Publikuar

-

Po luhet aktualisht ndeshja Vllaznisë dhe Egnatias, e cila çel siparin e javës së 17-të të Kategorisë Superiore. Një sfidë do të jetë e rëndësishme për të dy skajet e klasifikimit.

Vllaznia, pas provës së mirë me Tiranën, tashmë e ka kuptuar se mund të synojë më shumë dhe ndaj rrogozhinasve do të kërkojë sot me çdo kush fitoren për të bërë hapa për në klasifikim e për të vënë sado pak nën trysni bardheblutë.

Ndërkohë, Egnatia kërkon pikë medoemos për të mos komplikuar edhe më shumë pozitat e saj në luftën për mbijetesë. Rrogozhinasit kanë pretendime të mëdha në këtë edicion, po për ta emergjente në këto momente është largimi nga zona e ftohtë e klasifikimit.



LIVE VLLAZNIA-EGNATIA 0-1
40′ Ademi

Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Egnatias.

LEXO TE PLOTE