"Po shoh nga do të anojë peshorja, që të vendos"/ Curri rrëfen bisedën me deputetin e PD

8 Nëntor 2021, 21:17, Politikë CNA
"Po shoh nga do të anojë peshorja, që të vendos"/

Arjan Curri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, me Ylli Rakipin, ka folur për lëvizjen e Berishës në bazën e PD-së dhe pozicionimin e deputetëve.

Curri tha se ka deputetë që ende po presin se nga do të anojë peshorja për të vendosur, duke përdorur si shembull, një bisedë që kishte zhvilluar me një deputet.

?Më erdhi njëri mua, një deputet, më tha dëgjo, po presim nga do mbajë kjo punë, nga do të anojë peshorja. I thashë përse nuk dilni ore, si ka mundësi nuk del të flasësh?Ky më erdhi më tha kështu, na lër rehat mos na ngacmo, të shikojmë nga do mbajë puna. Nuk e them emrin, sepse pastaj nuk tregojnë më, nuk marrim dot informacion. I thashë ti ke integritet, përse e bën? Ai më tha e vetmja punë që di të bëj, është të merrem me PD-në.

E di cila është ironia më e madhe e jetës, që me kalimin e kohës, idealet humbasin. Mbas të tridhjetave, idealet humbasin dhe njerëzit bëhen shumë interesaxhinj.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga