Connect with Us

Përplasjet me Semin/ Fifi zbulon arsyet: Më duket se po m’i bën nga inati, gjithçka ka nisur jashtë

Showbizz

Përplasjet me Semin/ Fifi zbulon arsyet: Më duket se po m’i bën nga inati, gjithçka ka nisur jashtë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për herë të parë, këngëtarja Fifi Raçi ka folur rreth njohjes së saj me Semi Jaupajn.

Në një bisedë të gjatë me Granitin, Fifi ka rrëfyer se situatat e ndodhura brenda mes saj dhe Semit rrjedhin nga ato që kanë ndodhur mes tyre jashtë Big Brother.

Fifi ka treguar se ka pritur një mirënjohje nga Semi për gjithçka që ajo ka bërë për të në periudhën e saj më të errët.

Këngëtarja ka thënë se para se të hynin në Big Brother i kanë bërë bllok njëra-tjetrës. E ndërsa ka shtuar se ka nisur të mendojë se të gjitha ato që kanë ndodhur brenda shtëpisë, Semi po ia bën nga inati.

Kur hymë këtu, bllok ajo mu, bllok unë asaj. Kjo ka inatin se unë si kam kthyer përgjigje me muaj, minimumi më shkruante dy herë në muaj, ia lija seen. Unë jam shumë e keqe pastaj, fal, fal, por kur jam prek te ajo që mua më dhemb aty nuk të lejoj. Nëse ti bëhesh unë nuk fitoj kurgjë. E vetmja gjë që dua të fitoj është mirënjohja. Me thënë Fifi ke qenë afër meje. Edhe këto të gjithë situata që kanë ndodhur brenda më duket se po mi bën nga inati.

Se kam pas me ty. E kam pas me situatën që kam pas jashtë me Semin.  Më tha nuk më ke kthyer përgjigje, i thashë nuk më ke thënë faleminderit. S’jam mirë më tha, i ke shtu dozën e ilaçeve. Kush mundet me të bërë mirë, ti më tha.

Jo Donaldi por edhe Bora me të ardh tani nuk të bëjnë dot të ndihesh më mirë sec të bëj unë. Se të kam bërë një herë, të kam ndihmuar një herë. Edhe asnjë feedback se kam pas prej kësaj vetëm që ti të jesh mirë. Nëse ti je mirë, unë jam mirë se të kam fut në rreth timin.

Kam shkuar në Sarandë në koncert, në vend se të marr motrën time kam marrë Semin. Edhe kur kam dalë, edhe kam nevojë të dal nga këtu më thotë.  Se nuk i ka punët mirë, por i thashë se kjo të shërben ty, por jo të rrish tërë ditën ulur dhe të dreshësh cigare. Edhe me u nxeh në diell”, është shprehur Fifi ndër të tjera./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Florjan Binaj, baba për herë të tretë/ Emri i veçantë që ka zgjedhur për vogëlushen

Publikuar

-

Nga

Florjan Binaj për mbylljen e jetës së natës/ Është studim i Universitetit të Surrelington

Aktori i humorit Florjan Binaj është bërë baba për herë të tretë. Aktori ka ndarë me të gjithë lajmin e bukur për ardhjen në jetë të së bijës, të cilën ka vendosur ta quajë Vjosa.

Binaj ka publikuar një video ku tregon dorën e vogëlushes dhe krahas shkruan:

VJOSA lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj.❤️ Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë! Jetë të gjatë e vogla jonë!”-shkruan ai në “Instagram”./ CNA.al

 

LEXO EDHE:  “Nuk mundi të shpëtonte Donaldin”/ Ermal Mamaqi ka diçka për të thënë për Semin: Tani…

LEXO EDHE:  “Dora ime e vogël”/ Një muaj pas ardhjes në jetë të djalit të saj, Klea Huta i bën dedikimin e bukur

 



 

View this post on Instagram

 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Plas” sherri mes Arbana Osmanit dhe Fjoralba Ponarit/ Zbulohet arsyeja

Publikuar

-

Nga

cna show

Gjatë spektaklit të së premtes të Big Brother Vip, moderatorja Einxhel Shkira mori një surprizë nga dy mikeshat e saj të ngushta, dy moderatoret e njohura të ekranit, Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca.

Në takimin me Einxhel, Fjoralba ka folur për lidhjen e saj me Dagzin dhe i është drejtuar mikeshës së saj me një këshillë që përveç raportit me Dagz të shikojë edhe lojën.

“Vetëm një gjë, mos harroni se keni ardh për të fituar, mos harroni të angazhoheni në sfida dhe në lojë”, u shpreh Fjoralba, e cila mori menjëherë reagimin nga Arbana, e cila ndërpreu takimin e vazjave dhe iu kujtoi se nuk duhet të japin informacione nga jashtë pasi dëmtojnë lojën e njerëzve apo miqve të tyre.

LEXO EDHE:  “Dua ta kem lirinë time”/ Sheila, Semi dhe Donaldi diskutojnë për xhelozinë

LEXO EDHE:  Nuk i reziston dot trendit të momentit/ Kida heq dorë nga flokët biondë, ja si duket me pamjen e re



Por si duket debati nuk ka përfunduar këtu. Po përflitet se mes dy moderatoreve ka patur një debat të fortë në ambientet e televizionit ku punojnë, pikërisht për këtë shkak.

Sipas asaj që raportohet në media, debati ka qenë i agravuar dhe Arbana është përplasur me Fjoralabën duke i thënë se dha informacion nga jashtë ndërsa kjo e fundit e ka akuzuar produksionin se nuk janë aspka profesionalë./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Edi Manushi i nxjerr videon/ Bora Zemani vite më parë, velinë në Fiks Fare?

Publikuar

-

Nga

cna show

Gazetari dhe moderatori Edi Manushi, në emisionin “Goca dhe Gra”, ka publikuar një video të hershme të moderatores Bora Zemani, kur kjo e fundit ishte pjesë e audicioneve për velinë në Fiks Fare.

Ndryshimet me atë që Bora është sot, janë jo vetëm nga ana e karrierës, por edhe nga pajme e jashtme. Ndonëse bjonde, me ndryshimet e vogla në pamje, Bora ndër vite ka mbajtur tek vetja ëmbëlsinë që transmeton në ekran.

LEXO EDHE:  “Dua ta kem lirinë time”/ Sheila, Semi dhe Donaldi diskutojnë për xhelozinë

LEXO EDHE:  Jo vetëm në Devoll/ Regjistrohen incidente mes demokratëve edhe në Maliq



Megjithatë ndërhyrjet estetike janë të dukshme, nëse i hedhim një sy profile të saj të dikurshëm dhe atij të sotshmit. Por pavarësisht kësaj, Bora ka qenë dhe është një nga vajzat më të bukura dhe të pëlqyera të ekranit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE