Connect with Us

Përfundon shtrimi i tapetit, ja si duket sot stadiumi i Kukësit

Sport

Përfundon shtrimi i tapetit, ja si duket sot stadiumi i Kukësit

Publikuar

-

/

Merr fund shtrimi i tapetit të barit në stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës. Impianti është rikonstruktuar plotësisht dhe tashmë kishte nevojë vetëm për shtrimin e tapetit të barit, për të cilinë është punuar intensivisht në dy javët e fundit.

Tashmë ky proces ka përfunduar dhe në klub presin vetëm të marrin dritën e gjelbër nga specialistët përkatës që të mund të venë në përdorim impiantin dhe të luajnë më në fund pas tre viteve shtegtim në fushën e tyre.

Klubi ka vendosur ndeshjen me Tiranën më 20 nëntor si objektiv për inaugurimin e impiantit, por mbetet për t’u parë nëse gjithçka do të mbyllet në kohën e duhur për atë duel, pasi në Kukës nuk duan që të shkatërrojnë tapetin e ri pa e nisur mirë, siç ka ndodhur në impiante të tjera ku janë ngutur për të zbritur në fushë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Armando Broja vlerësohet maksimalisht edhe nga UEFA

Publikuar

-

Si të mos mjaftonin elozhet e thurura nga trajneri i Çelësit, Tomas Tuhel, ylli i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka përfunduar edhe në faqen zyrtare të UEFA-s.

Një postim i gjithi i dedikuar Brojës! “UEFA EURO 2024”, ka shpërndarë një video, me mbishkrimin “Raketa Armando Broja! Kush është talenti më premtues i përfaqësueses tuaj?”. Ky status ka marrë reagime të shumta në “Twitter”, duke e shndërruar sulmuesin shqiptar në një yll të vërtetë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Lewandowski mposht Messin dhe Salah, FIFA zgjedh më të mirët e vitit/ Ja të gjitha çmimet

Publikuar

-

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është zgjedhur si lojtari më i mirë i vitit nga FIFA. Në ceremoninë e çmimeve të FIFA-s, sulmuesi i Bayern Munich, ka mposhtur në garën për lojtarin më të mirë, rivalët Mohamed Salah dhe Leo Messi.

Ishte pikërisht ky i fundit, që e mposhti polakun në garën për “Topin e Artë”, çmim që solli edhe shumë polemika.

Për sa i përket çmimeve të tjera, Thomas Tuchel u zgjodh trajneri më i mirë i vitit, ndërsa çmimi për portierin më të mirë shkoi për Edouard Mendy të Chelsea.

FORMACIONI MË I MIRË:

Më poshtë keni listën e çmimeve:



Futbollisti më i Mirë: Levandovski,

Çmimi “Pushkash”: Lamela

Portieri më i Mirë: Mendi,

Trajneri më i Mirë për MeshkujTuhel

LEXO TE PLOTE

Seria A

Gyasi surprizon Milanin në “San Siro”, një gol në shtesë i jep fitoren Spezias

Publikuar

-

Ishte një sfidë që nëse do të fitohej do ta ngjiste Milanin përkohësisht në krye të renditjes së Serie A, por në “San Siro” ka ndodhur surpriza e madhe, pasi Spezia e Manajt ka arritur që të përmbysë kuqezinjtë dhe me një gol të Gyasit në minutat shtesë, ka arritur që të marrë tre pikë të arta në Milano.

Ndonëse me mungesa të shumta në formacion, Milani nis sfidën me vrull dhe kërkon të gjejë menjëherë golin e avantazhit me Leaon, që duket në formë shumë të mirë. Portugezi bën gjithçka mirë dhe i afrohet disa herë golit, por Provedel është në lartësinë e duhur.

Dominimi i Milanit është i qartë dhe Leao, protagonist absolut i vendasve fiton një 11-metërsh, por Theo Hernandez gabon nga pika e bardhë dhe nxjerr topin jashtë. Pak minuta më vonë është vetë Leao, ai që zhbllokon sfidën dhe shënon golin e parë për MIlanin.

Mbyllet 1-0 pjesa e parë, por në të dytën duket se Milani ka humbur shkëlqimin e 45 minutave të para. Miqtë marrin zemër dhe fillojnë të shohin para. Agudelo barazon rezultatin pas një asisti të dhënë nga Verde.

Milani hidhet në sulm, duke kërkuar golin e avantazhit. Messias sheh ti anulohet një gol, ndërsa Ibra nuk arrin që të shënojë golin e fitores. Në minutën e 6-të shtesë është Gyasi ai që trondit vendasit, pasi shënon golin e dytë për skuadrën e tij, duke i dhuruar Spezias një fitore të artë, të dytën radhazi në kampionat.



Milani zhgënjen në shtëpi dhe pas tre fitoreve radhazi në kampionat, pëson humbjen e parë në vitin 2022. Një disfatë që i kushton shtrenjtë, sepse tashmë gjendet 2 pikë larg rivalëve të Interit, që kanë një ndeshje të prapambetur për të zhvilluar. / Oversport.tv

Itali / Serie A – Java e 22-të

Milan-Spezia 1-2

Leao 46’ / Agudelo 64’, Gyasi 96’

LEXO TE PLOTE