LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndeshja me Laçin lë pasoja te Teuta, Martini me 4 mungesa ndaj Skënderbeut

8 Nëntor 2021, 18:47, Sport CNA
Ndeshja me Laçin lë pasoja te Teuta, Martini me 4 mungesa ndaj

Sikur të mos mjaftonte humbja 2-0, Teuta ka dalë edhe me pasoja të tjera nga sfida me Laçin, e cila u luajt ditën e djeshme. Trajneri Edi Martini nga ndeshja me kurbinasit, ka humbur 4 futbollistë për sfidën e radhës ndaj Skënderbeut.

Ruben Aquah, Adolf Selmani dhe Albano Aleksi, u ndëshkuan ditën e djeshme me të verdhë, duke plotësuar numrin e kartonëve dhe do të mungojnë në sfidën e radhës ndaj Skënderbeut.

Një tjetër mungesë për durrsakët, do të jetë edhe mbrojtësi brazilian, Jackson, i cili në fund të takimit u ndëshkua me karton të kuq.

Lajmet e fundit nga