
Studimi amerikan zbulon ndikimin e memeve në shëndetin tonë mendor
Lajme të mira! Gjithë ato orë të çuara ‘dëm’ duke lundruar s...
E qetë dhe padyshim në paqe me veten: kështu dukej kancelarja Angela Merkel (CDU) në një intervistë që zhvilloi me të drejtori i lajmeve të Deutsche Welle, Max Hofmann, në Kancelarinë në Berlin. Merkelit nuk iu desh të mendohej gjatë për përgjigjen ndaj pyetjes se cilat kishin qenë sfidat më të vështira për të si kancelare: ardhja e refugjatëve në Gjermani në vitin 2015 dhe lufta kundër pandemisë së koronës. “Këto dy ngjarje ishin për mua personalisht sfidë, ndëkohë që numrin e madh të refugjatëve që vijnë, unë nuk do të doja ta quaja krizë, sepse njerëzit janë njerëz.?
Presioni për të ikur, veçanërisht nga Siria dhe vendet përreth, ishte shumë i fortë në atë kohë, tha kancelarja. Kurse për pandeminë e koronës Merkel tha: “Aty pamë se sa shumë njerëz u prekën drejtpërdrejt pra kemi të bëjmë me fate njerëzore”.
Si një lloj krize në kohën e saj si kancelare Merkel quajti gjithashtu faktin që gjithnjë e më shumë njerëz në botë e vënë në dyshim multilateralizmin: “Për mua ishte gjithmonë e rëndësishme dhe gjithmonë jam përpjekur të forcoj organizatat ndërkombëtare, FMN-në, Bankën Botërore, Organizatën Botërore të Tregtisë dhe të tjerat. Lidhur me çështjen gjithnjë e më të ngutshme të luftës kundër ndryshimeve klimatike, kancelarja pranoi se nuk është arritur mjaftueshëm.
Merkel e cila para se të bëhej Kancelare ishte ministre e Mjedisit dhe ka kryesuar samitin e parë të OKB-së për klimën në Berlin në 2005, tha: “Ne jemi bërë më të shpejtë. Por kurrë nuk ka qenë si tani, që distanca ndaj vlerësimeve shkencore është rritur përsëri. Kjo duhet të ndryshojë tani gjatë kësaj dekade. Ne duhet të bazohemi përsëri dhe të ndjekim rekomandimet e studimeve shkencore lidhur me ngrohjen globale prej 1.5 gradësh.”
Kancelarja nuk pranon se personalisht ka dështuar në politikën klimatike dhe tha se për çdo masë për mbrojtjen e klimës duhet të arrihen marrëveshje me shumicë, sepse ekziston shumë frikë nga pasojat sociale të shkurtimeve të forta, për shembull në konsumin privat.
Merkel mori pjesë kohët e fundit në konferencën e OKB-së për klimën që po zhvillohet në Glasgou dhe tha se: “Glasgou tashmë ka sjellë disa rezultate, por nga këndvështrimi i të rinjve, me të drejtë ende po ecën shumë ngadalë”. Me një qartësi të habitshme ajo shtoi: “Të rinjve dua t’u them se duhet të bëjnë presion.” Merkel tha fjalë për fjalë që është e tmerrshme që shkencëtarët po paralajmërojnë gjithnjë e më urgjentisht për përmbytjet dhe dëmtimet e thatësirës në mbarë botën
Në takimin e G20 një javë më parë në Itali, Merkel u shfaq disa herë në takime dhe në publik demonstrativisht me pasardhësin e saj të mundshëm, Olaf Scholz, i cili është ministër i Financave në qeverinë gjermane ende në detyrë. Në Berlin Scholz po negocion aktualisht me të Gjelbërit dhe FDP për një qeveri të re nën udhëheqjen e tij.
Merkel tha se gjatë ditëve në samitin e G20 në Itali për të ishte e rëndësishme t’u dërgonte njerëzve një mesazh: “Nëse shihni se kreu aktual i qeverisë dhe kreu i ardhshëm i qeverisë kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, ky është një sinjal qetësues në një botë mjaft të trazuar.”
Pyetjes se çfarë do të bëjë tani që së shpejti do të largohet prej pushtetit, Merkeli ju përgjigj: “Nuk e di se çfarë do të bëj më pas. E kam thënë që fillimisht do të pushoj dhe do të shikoj se çfarë më vjen në mendje. Do të lexoj dhe do të fle shumë tha Merkel, e cila ka theksuar tashmë disa herë se beson që nuk ka probleme që të largohet nga pushteti, gjë që e përsëriti tani edhe në intervistën për DW: “Jam e lumtur nga njëra anë, por ndoshta do të ndjej edhe pak trishtim?. Fjalisë përmbyllëse të gazetarit të DW se “pas 16 vjetësh Merkel as që mund të imagjinohet që ajo nuk do të jetë më në Kancelari”, kryetarja e qeverisë iu përgjigj në mënyrën e saj të kthjellët: “Edhe me këtë do të mësoheni”./DW
Lajme të mira! Gjithë ato orë të çuara ‘dëm’ duke lundruar s...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rritj...
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias deklaroi se Greqia d...
Boksieri 35-vjeçar Alessio Zangrilli është gjetur i vdekur, ...
Analistët politikë vlerësojnë se në Mal të Zi është krijuar ...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka vlerësuar me çmimin...
Shtatë Kongresmenë në SHBA i kanë dërguar një letër Presiden...
Mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, partitë shqiptar...
Tetë persona kanë vdekur dhe ‘qindra’ të tjerë janë plagosur...
Pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev i cili vendosi që...
Krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë përf...
Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar pas mbledhjes së VMRO-ASH...
Një kopje e kryeveprës së Leonardos, Mona Lisa, e vjetër më ...
Një pilulë për trajtimin e COVID e prodhuar nga kompania “Pf...
Qeveria e Kinës iu ka kërkuar me urgjencë familjeve që të gr...
Qarqe qeveritare nga Berlini i thanë DW se janë të shqetësua...
Britania u bë ditën e sotme vendi i parë në botë, që miratoi...
Qeveria federale ka lejuar dukshëm më pak eksporte të armëve...
Vala e katërt e coronavirusit po tregohet e pamëshirshme nda...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat ...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Pa...
Partia Demokratike po vijon të ngrejë zërin për aferën e i...
Irfan Hysenbelliu, biznesmeni i cili ka edhe media në pron...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ...
Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët pritet të rinisë në ...
Sulmi kibernetik që ndodhi në muajin korrik ka prekur edhe...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Një shtëpi dy katëshe është goditur nga rrufeja në fshatin...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:45, në fs...
Deti me dallgë ka rrezikuar jetën e dy personave, të cilët...
Zhdukja e Ervis Martinajt vazhdon të mbetet ende mister. P...
Fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë, në Vlorë, ...
Ditën e mërkurë në vend do të ketë ndikim të masave aj...
Pas disa ditëve me temperatura jo shumë të larta, pritet që ...
Gjatë javës së fundit është regjistruar një fluks i madh emi...
Estonia po vendos sanksione kundër Rusisë duke ndaluar...
Organizata joqeveritare “Krimet e Luftës në Gjakovë” m...
Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezultoi më 16 gush...
Moska fajësoi sot sabotatorët për një sërë shpërthimes...
Aktori i njohur, Pandi Siku, është ndarë nga jeta në moshë...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma, ka reagua...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Në maj të këtij viti, çmimet e ushqimeve në Nju Jork u rri...
Monedhat e huaja sot kanë shënuar një rritje të lehtë, por...
Euro dhe dollari e nisin javën në pozicionin e njëjtë si m...
Monedhat e huaja e mbyllin javën pa ndryshuar kurs. Edhe ...