SHBA, thellohet beteja për vaksinimin e detyrueshëm në vendet e punës
Vaksinimi i detyrueshëm kundër Covid-19 në vendin e punës va...
E qetë dhe padyshim në paqe me veten: kështu dukej kancelarja Angela Merkel (CDU) në një intervistë që zhvilloi me të drejtori i lajmeve të Deutsche Welle, Max Hofmann, në Kancelarinë në Berlin. Merkelit nuk iu desh të mendohej gjatë për përgjigjen ndaj pyetjes se cilat kishin qenë sfidat më të vështira për të si kancelare: ardhja e refugjatëve në Gjermani në vitin 2015 dhe lufta kundër pandemisë së koronës. “Këto dy ngjarje ishin për mua personalisht sfidë, ndëkohë që numrin e madh të refugjatëve që vijnë, unë nuk do të doja ta quaja krizë, sepse njerëzit janë njerëz.?
Presioni për të ikur, veçanërisht nga Siria dhe vendet përreth, ishte shumë i fortë në atë kohë, tha kancelarja. Kurse për pandeminë e koronës Merkel tha: “Aty pamë se sa shumë njerëz u prekën drejtpërdrejt pra kemi të bëjmë me fate njerëzore”.
“Kundër ndryshimeve klimatike nuk është arritur mjaftueshëm”
Si një lloj krize në kohën e saj si kancelare Merkel quajti gjithashtu faktin që gjithnjë e më shumë njerëz në botë e vënë në dyshim multilateralizmin: “Për mua ishte gjithmonë e rëndësishme dhe gjithmonë jam përpjekur të forcoj organizatat ndërkombëtare, FMN-në, Bankën Botërore, Organizatën Botërore të Tregtisë dhe të tjerat. Lidhur me çështjen gjithnjë e më të ngutshme të luftës kundër ndryshimeve klimatike, kancelarja pranoi se nuk është arritur mjaftueshëm.
Merkel e cila para se të bëhej Kancelare ishte ministre e Mjedisit dhe ka kryesuar samitin e parë të OKB-së për klimën në Berlin në 2005, tha: “Ne jemi bërë më të shpejtë. Por kurrë nuk ka qenë si tani, që distanca ndaj vlerësimeve shkencore është rritur përsëri. Kjo duhet të ndryshojë tani gjatë kësaj dekade. Ne duhet të bazohemi përsëri dhe të ndjekim rekomandimet e studimeve shkencore lidhur me ngrohjen globale prej 1.5 gradësh.”
Merkel: Aktivistët e rinj të klimës duhet të bëjnë presion!”
Kancelarja nuk pranon se personalisht ka dështuar në politikën klimatike dhe tha se për çdo masë për mbrojtjen e klimës duhet të arrihen marrëveshje me shumicë, sepse ekziston shumë frikë nga pasojat sociale të shkurtimeve të forta, për shembull në konsumin privat.
Merkel mori pjesë kohët e fundit në konferencën e OKB-së për klimën që po zhvillohet në Glasgou dhe tha se: “Glasgou tashmë ka sjellë disa rezultate, por nga këndvështrimi i të rinjve, me të drejtë ende po ecën shumë ngadalë”. Me një qartësi të habitshme ajo shtoi: “Të rinjve dua t’u them se duhet të bëjnë presion.” Merkel tha fjalë për fjalë që është e tmerrshme që shkencëtarët po paralajmërojnë gjithnjë e më urgjentisht për përmbytjet dhe dëmtimet e thatësirës në mbarë botën
Merkel dhe pasardhësi i saj: një sinjal i mirë ndaj një bote të trazuar
Në takimin e G20 një javë më parë në Itali, Merkel u shfaq disa herë në takime dhe në publik demonstrativisht me pasardhësin e saj të mundshëm, Olaf Scholz, i cili është ministër i Financave në qeverinë gjermane ende në detyrë. Në Berlin Scholz po negocion aktualisht me të Gjelbërit dhe FDP për një qeveri të re nën udhëheqjen e tij.
Merkel tha se gjatë ditëve në samitin e G20 në Itali për të ishte e rëndësishme t’u dërgonte njerëzve një mesazh: “Nëse shihni se kreu aktual i qeverisë dhe kreu i ardhshëm i qeverisë kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, ky është një sinjal qetësues në një botë mjaft të trazuar.”
Merkel: Edhe me mospraninë time do të mësoheni
Pyetjes se çfarë do të bëjë tani që së shpejti do të largohet prej pushtetit, Merkeli ju përgjigj: “Nuk e di se çfarë do të bëj më pas. E kam thënë që fillimisht do të pushoj dhe do të shikoj se çfarë më vjen në mendje. Do të lexoj dhe do të fle shumë tha Merkel, e cila ka theksuar tashmë disa herë se beson që nuk ka probleme që të largohet nga pushteti, gjë që e përsëriti tani edhe në intervistën për DW: “Jam e lumtur nga njëra anë, por ndoshta do të ndjej edhe pak trishtim?. Fjalisë përmbyllëse të gazetarit të DW se “pas 16 vjetësh Merkel as që mund të imagjinohet që ajo nuk do të jetë më në Kancelari”, kryetarja e qeverisë iu përgjigj në mënyrën e saj të kthjellët: “Edhe me këtë do të mësoheni”./dw
Vaksinimi i detyrueshëm kundër Covid-19 në vendin e punës va...
Legjislacioni i ri që mbështet vdekjen e asistuar ka hyrë në...
Sipas një raportimi të gazetës gjermane “Welt am Sonntag” në...
Një sërë arsyesh kanë shkaktuar rritjen dramatike të infekti...
E qetë dhe padyshim në paqe me veten: kështu dukej kancelarj...
Lajme të mira! Gjithë ato orë të çuara ‘dëm’ duke lundruar s...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rritj...
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias deklaroi se Greqia d...
Boksieri 35-vjeçar Alessio Zangrilli është gjetur i vdekur, ...
Analistët politikë vlerësojnë se në Mal të Zi është krijuar ...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka vlerësuar me çmimin...
Shtatë Kongresmenë në SHBA i kanë dërguar një letër Presiden...
Mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, partitë shqiptar...
Tetë persona kanë vdekur dhe ‘qindra’ të tjerë janë plagosur...
Pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev i cili vendosi që...
Krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë përf...
Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar pas mbledhjes së VMRO-ASH...
Një kopje e kryeveprës së Leonardos, Mona Lisa, e vjetër më ...
Një pilulë për trajtimin e COVID e prodhuar nga kompania “Pf...
Qeveria e Kinës iu ka kërkuar me urgjencë familjeve që të gr...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...