LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Laporta në prezantim: Kemi shumë besim te Xavi, do shkruajmë historinë

8 Nëntor 2021, 18:13, Sport CNA
Laporta në prezantim: Kemi shumë besim te Xavi, do shkruajmë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për mediat gjatë prezantimit të Xavit si trajneri i ri i Barcelonës: ?Po them vetëm që kjo ditë do të shënojë historinë e klubit. Mirëserdhe në shtëpi Xavi. Është një ditë shumë emocionuese. Kemi shumë besim tek Xavi.

Duhet të drejtojë skuadrën dhe do të jetë e vështirë për të, pasi është një situatë e komplikuar, sepse gjithçka po rindërtohet. Më bindi sepse më tha se mund të marrë shumë nga kjo skuadër.

Edhe Rijkaard kishte vështirësi në fillim, ndërsa Pepi e kishte më të lehtë, sepse skuadra ishte e ndërtuar para se të vinte ai. Nuk është një detyrë e lehtë, por me njohjen dhe vullnetin e tij do tia dalim mbanë.

Dua të falënderoj të gjithë familjen e tij dhe agjentët. Klauzola? Arritëm një marrëveshje me Al Sadd për ndërprerjen e kontratës?, ka thënë mes të tjerash Laporta.

Lajmet e fundit nga