LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KQZ kërkon më shumë para nga buxheti

8 Nëntor 2021, 15:23, Politikë CNA
KQZ kërkon më shumë para nga buxheti

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjve, Ilirjan Celibashi prezantoi në Komisionin e Ligjeve kërkesat për fonde për KQZ, ku përfshihej kërkesa shtesë për investime.

Shtesa mes asaj që është parashikuar në programin buxhetor të negociuar me Ministrinë e Financave dhe të përcjellë në Kuvend me projekt-buxhetin për vitin 202, arrin në 184.781.000 lekë.

Nga këto, 39.480.000 lekë u kërkuan për magazinën ku do të qëndrojnë pajisjet e teknologjisë që u përdorën gjatë zgjedhjeve parlamentare, për identifikimin dhe numërimin elektronik.

Kërkesa u justifikua me faktin se pajisjet kërkojnë kushte specifike.

Gjithashtu 100.000.000 lekë shtesë u kërkuan për rikonstruksione të magazinave që mbajnë materiale zgjedhore. Fondet të tjera shtesë u kërkuan për vetë KQZ-në.

Fonde shtesë u kërkuan edhe për blerjen e dy automjeteve.

Vlerësimin final ndërkohë do e bëjë Komisioni i Ekonomisë.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm për KQZ, nga lifji i buxhetit janë parashikuar 185,9 mln lekë.

Kësaj shifre kërkohet që ti shtohen kërkesat e reja që kapin një total prej 184.781.000 lekë.

Fondet shtesë që kërkon KQZ të detajuara:

18.200.000 lekë për godinën e KQZ;

– 6.500.000 lekë për pajisje zyrash e kompjuterike;

– 39.480.000 lekë për rikonstruksion magazine;

– 100.000.000 lekë për rikonstruksione të 2 magazinave të tjera;

– 9.839.000 lekë për sallën e mbledhjeve të KQZ;

– 6.000.000 lekë për dy makina;

– 2.000.000 për serverin e KQZ./CNA.al

Lajmet e fundit nga