LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konferenca për shtyp, trajneri Reja: Ja pse mungojnë Manaj dhe Balliu

8 Nëntor 2021, 11:29, Sport CNA
Konferenca për shtyp, trajneri Reja: Ja pse mungojnë Manaj dhe Balliu

Në konferencën e parë për shtyp para dy ndeshjeve të radhës ndaj Anglisë dhe Andorrës që janë edhe dy takimet e fundit pë kuqezinjtë në kualifikueset e Botërorit Katar 2022, trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja zbuloi prapaskenat se përse ka lënë jashtë sulmuesin Rey Manaj dhe mbrojtësin Ivan Balliu, ndërsa komentoi edhe mungesat e Gjimshtit dhe Balliut.

?Pse mungojnë Balliu dhe Manaj, Sulmuesi mungon për faktin që nuk i pasoi Uzunit në ndeshjen me Poloninë? ?Jo absolutisht, kam folur me Manaj se ka pasur disa probleme. Ka qenë me grip, ka luajtur edhe pak ndeshje. Më ka thënë se nuk është në gjendjen më të mirë, e kemi vendosur bashkarisht. Kam folur edhe me Balliun dy herë dhe ka pasur një problem me pubalgjinë dhe nuk ka arritur të rikuperojë, pavarësisht se ka luajtur me klubin. Do t?i nënshtrohet sërish testeve të tjera. Kisha dëshira ta shihja, më vjen keq sepse në ndeshjen e fundit ka pasur COVID. Ka shumë mungesa që na kondicionojnë dhe janë lojtarë të rëndësishëm si Abrashi, Gjimshiti? theksoi Edoardo Reja.

Lajmet e fundit nga