LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Hijet e natës” aksion në Tiranë”/ Artan Hoxha plas “bombën”: Janë grabitur ministra e ish-ministra

8 Nëntor 2021, 12:43, Kronika CNA
“Hijet e natës” aksion në Tiranë”/ Artan Hoxha

Gazetari investigativ, Artan Hoxha është ndalur sërish sot tek rasti i grabitjes dhe dhunimit të biznesmenit Nazim Çangu, në fund të muajit tetor në Nikël.

Nga studio e abcnews, Artan Hoxha tha se rasti në fjalë është një ngjarje e rëndë dhe se autorët e kanë njohur dhe e dinin shumë mirë kush ishte biznesmeni Nazim Çangu.

Më tej, ai theksoi se kanë lidhje edhe me grupin ?hijet e natës?, që sipas tij vepron në Tiranë.

?Sigurisht që ishte ngjarje e rëndë. Të hysh në atë zonë duhet ta njohësh mirë e të kesh lidhje të forta. Personat e arrestuar I kanë këto komponentë. Po ashtu edhe lidhja me grupin ?hijet e natës? që vepron në Tiranë.?-tha Artan Hoxha.

Për më tepër, Artan Hoxha tha se edhe ministra dhe ish-ministra kanë rënë pre e grabitjes, por nuk është bërë kallëzim sepse sipas tij kanë qënë para korrupsioni.

?Ka pasur grabitje edhe për ministra e ish-ministra.

S?ka kallëzim, kanë qënë para korrupsioni, nuk mund të thonë që kanë shuma mijëra euro në shtëpi.?-tha Artan Hoxha.

Sa i takon grabitjes në Nikël, Artan Hoxha deklaroi se ?Shuma ka qënë shumë më e madhe. Kjo dëshmon që ky informacion ka qënë i freskët për grabitësit. Ata e kanë njohur kush është e me çfarë merret Nazim Çangu. Ai merret me fajde?./CNA.al

Lajmet e fundit nga