Connect with Us

Evi Kokalari vjen në Tiranë me Richard Grenell

Politikë

Evi Kokalari vjen në Tiranë me Richard Grenell

Publikuar

-

/

Ditën e sotme, krahu i djathtë i Donald Trump Richard Grenell së bashku me delegacionin amerikan kanë ardhur në Tiranë, ku zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Lulizm Basha.

Burime të sigurta për CNA.al, bëjnë me dije se në Tiranë, së bashku me Grenell ka ardhur edhe aktivistja e Republikanëve Evi Kokalari.

Kjo e fundit, ka qenë një mbështetëse e fortë e demokracisë në Shqipëri, ku pak kohë më parë iu bashkua edhe Foltores së ish kryeministri Sali Berisha, nga ku kërkoi edhe reformimin e partisë.

Kam ardhur në Shqipëri vetëm për juve. Në 23 vjetët e fundit, unë kam qenë në Shqipëri vetëm 20 ditë dhe kam ardhur t’ju flas direkt sepse PD është në krizë totale. Unë jam amerikane, por e lindur dhe e rritur në Tiranë. Ndërkohë që z. Berisha fliste për pluralizmin, më erdhi në mendje kushërira ime Musine Kokalari që luftoi për pluralizmin dhe fati i saj ishte aspak i mirë. Mua më vjen keq që pas kaq vitesh dhe 30 vitesh demokraci, Shqipëria është në po atë pikë dhe PD është marrë peng nga socialistët dhe ne nuk kemi absolutisht opozitë në Shqipëri. Jam shumë dakord që Lulzim Basha duhet të jetë ish-kryetari i PD-së. Problemi nuk është tek paaftësia e Lulzim Bashës, por problemi është se nuk ka arritur të ketë bazën me vete.

Kam idenë se nëse Basha do shkonte në një nga qytetet shqiptare për të mbledhur bazën, nuk do arrinte të mblidhte as 5 veta. Më vjen çudi që ku shkon zoti Berisha ka një bazë shumë të fortë. Kjo është e vetmja gjë që do shpëtojë PD-në. Zoti Berisha ka një detyrë jo vetëm ta kthejë PD-në në 1991, por duhet ta rindërtojë me parimet e Partisë Republikane amerikane. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Po përfitoj nga rasti të fus pikëpamjet e Partisë Republikane amerikane në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kam idenë që e djathta dhe linja konservatore nuk kuptohet mirë në Shqipëri. Është detyrë e juaja të edukoni bazën për ta kuptuar. PD beson jo vetëm tek liria e individit, por dhe përpjekjet për një jetë sa më të mirë”, tha Evi Kokalari pak kohë më parë në Foltoren e Berishës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Banditë të armatosur dhe gaz lotsjellës/ Pse situata degradoi deri në dhunë

Publikuar

-

Nga

cna politike aktualitet

Kush e njeh sadopak shtetin kupton një gjë: një parti politike nuk mundet të mbajë në godinën e tyre banditë të armatosur dhe me gaz lotsjellës qoftë dhe për vetëmbrojtje nëse nuk ka një sy të shkelur nga pushteti.

Së dyti dhuna e përdorur për hapjen e dyerve është krejtësisht legjitime se ato dyer nuk mund të jenë të mbyllura për disa e të hapura për disa, nuk ka rëndësi nëse është pakicë apo shumicë.

LEXO EDHE:  “Rrugëtimi për Shqipërinë/ Basha takim me bizneset e autostradës Tiranë-Durrës

LEXO EDHE:  Grida Duma kërkon shkatërrimin e PD/ Kokalari: Duhet nxjerrë zvarrë, po tallet me demokratët



Së treti tubimi ishte rrjedhojë e një procesi të gjatë e të ligjshëm brenda një force politike që u përpoq të tregojë se rregullat e lojës i vendos një forcë politike dhe jo atrbitrariteti i vendimeve.

Natyrisht i gjithë ky proces u përbuz nga njëra palë dhe kjo bëri që gjërat të degradonin në forcë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse sot ka ende shumë njerëz që besojnë tek Horoskopi?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Astrologjia është një art i lashtë por edhe shumë i diskutueshëm i parashikimit të fatit. Dëshmia e parë e tij daton që mijëra vite më parë në Mesopotami. Por shekujt e përparimit shkencor nuk kanë ndikuar në hijeshinë e saj, dhe as nuk e kanë zbehur interesin ndaj saj.

Ende sot shumë njerëz ende besojnë dhe mbështeten tek aftësitë e supozuara profetike të astrologjisë. Por pse kaq ka ende shumë interes mbi parashikimet dhe profilet e karaktereve, edhe nëse dihet që ato nuk kanë asnjë bazë shkencore?

Dhe ai i besojnë vërtet ata që e lexojnë? Përgjigja mund të ketë të bëjë me nevojën për të përcaktuar personalitetin tonë dhe të të tjerëve, si dhe me mënyrën se si ne e perceptojmë realitetin, duke modeluar mbi të një pjesë të pritshmërive tona.

Pak histori

Babilonasit ishin të parët që besonin ka një lidhje me midis yjve në qiell dhe ngjarjeve këtu në Tokë. Dëshmia e parë për këtë është libri “Enuma Anu Enlil”, ku ndeshen përpjekjet e para për të interpretuar ngjarjet qiellore të ndara në 4 kategori të mëdha, secila e lidhur me një Perëndi babilonase.

Në kohët e lashta Universi ishte një mister absolut, dhe të gjitha manifestimet e tij – si kometat apo eklipset – shkaktonin frikë tek njerëzit, pasi ato interpretoheshin si dëshmi e një vullneti më të lartë, si shenja të ngjarjeve pozitive ose negative, që do të ndodhnin në të ardhmen.

Brenda pak shekujsh, astrologjia u përhap në rajonin e Mesdheut. Në shekullin III Para Krishtit grekët nisën të parashikojnë jo vetëm rrjedhën e ngjarjeve, por edhe fatin e çdo njeriu bazuar në pozicionet e planetëve (Horoskopi). Edhe pse që atëherë ka kaluar shumë kohë, edhe sot pozicioni i yjeve dhe planetëve në momentin e lindjes, mund të ndikojë në jetën e secilit prej nesh.

Nuk e besoj…por gjithsesi e ndjek!

 Që planetët ndikojnë në karakterin dhe personalitetin e njerëzve, ky është një besim shumë më i pranuar sesa pretendimi se një formë e së ardhmes mund të lexohet tek yjet. Pjesa më e madhe e “klientëve” të Horoskopëve, përbëhet nga njohës të rastësishëm kureshtarë ose jo.

Por cili është sekreti i suksesit të astrologjisë, edhe tek ata që nuk e besojnë vërtet? Dhe si

ka mundësi që edhe nëse nuk besoni në të, nuk e shmangni asnjëherë leximin e tij kur e ndeshni diku? Psikologët që e studiojnë këtë dukuri, thotë se “njohja” e një personi përmes karakteristikave që i atribuohen përgjithësisht shenjës së tij astrologjike, është diçka shumë qetësuese.

Pra pse të përpiqemi aq shumë të analizojmë dhe kuptojmë tjetrin, kur mjafton një profil i thjeshtë zodiakal, për të mësuar se cilin kemi përballë? Efekti “sigurues” është i pranishëm, edhe kur lexojmë karakterin tonë sipas yjeve.

Ndoshta kjo ndodh për shkak të një natyre të caktuar përgjithësuese. Që një personalitet të “vishet” nga njerëz të ndryshëm, kjo gjë duhet të tregohet domosdoshmërisht me një gjuhë

të paqartë, por jo shumë përgjithësuese për të pasur pamjen e një profili personal, në të cilin mund të identifikohet secili prej nesh.

Ndryshon puna kur personazhi ynë përshkruhet nga një mik apo një i njohuri ynë. Ndodh shpesh që ka aq shumë mospërputhje, saqë ndonjëherë mund të acarohemi. Ndoshta sepse një mik mund të jetë shumë më i saktë, dhe më i përpiktë se sa një astrolog.

LEXO EDHE:  Halim Kosova: Kryefjala ime mbetet punësimi

LEXO EDHE:  Evi Kokalari: Gaz Bardhi dhe Grida Duma nuk duhet të jenë deputetë, janë të pavotuar



Besimi i verbër që kanë shumë njerëz ndaj Horoskopit dhe planeve yjore, shpjegohet nga psikologët me nevojën për të përcaktuar personalitetin e vetes dhe të tjerëve, një në mënyrë që të sigurojmë qetësinë. Por e bëjmë këtë duke përdorur kritere të ndryshme nga ato të zakonshmet:profilet e shenjave të Zodiakut, nuk kanë asnjë lidhje me arsyen.

Kur na gënjen mendja

 Dhe në rast se ndonjëherë na duket sikur horoskopët gjejnë diçka, sipas psikologëve kjo ndodh sepse na “gënjen” mendja. Në fakt, disa studime mbi perceptimin kanë sugjeruar se

si mendja jonë e interpreton dhe përshtat me situatën tonë sipas çdo informacioni që mbledh. Prandaj kur dëgjojmë fjalët e një astrologu apo horoskopin në një gazetë, ne do të priremi të kuptojmë në mënyrë të pandërgjegjshme të gjitha ato deklarata, që mund të përshtaten më mirë me situatën tonë, duke i kujtuar vetëm më vonë ato.

E njëjta gjë ndodh edhe me profecitë mbi të ardhmen e njerëzimit. Nëse sjellim ndërmend disa nga personazhet më të njohura të astrologjisë, prej tyre mbahen mend vetëm ato që “gjetën”, duke harruar gjithçka tjetër, sipas një mekanizmi të përzgjedhjes së kujtimeve.

Për shembull, astrologia Xhin Dikson kujtohet në SHBA për një parashikim që ndodhi: vdekjen e presidentit Xhon F.Kenedi gjatë mandatit të tij. Por pak njerëz kujtojnë gabimet e saj po aq të bujshme:parashikimi se të parët parë që do të zbarkonin në Hënë do të ishin

rusët, dhe se kura për të gjitha format e kancerit do të zbulohej në vitin 1967.

Sipas disa studimeve, përqindja e rasteve kur një astrolog mund të jetë  i saktë në parashikimin e tij, është e ngjashme me rezultatin që do të arrihej duke hamendësuar.

Një planet “plot pritshmëri”

Por ka edhe një arsye tjetër pse duket sikur horoskopët funksionojnë ndonjëherë. Kjo varet nga fakti që ata që i besojnë në mënyrë të pandërgjegjshme, do të sillen në një mënyrë që i bën ato të realizohen.

Në fakt, predispozicioni psikologjik ndikon tek mënyra jonë e të jetuarit të situatave, në një masë të tillë që është nganjëherë në gjendje të modifikojë realitetin. Është mekanizmi përmes të cilit psikologu Riçard Uajzmen shpjegon edhe fatin. Ata që ndihen fatkeq, presin që të trajtohen keq nga të tjerët.

Për pasojë rezultati do të jetë një sjellje mbrojtëse dhe inatçore, gjë që do të prodhojë antipati tek të tjerët. Pra shumë ndryshe me atë që quhet “fat”. Diçka e ngjashme ndodh edhe me astrologjinë. Për të përmbushur një parashikim, mjafton që ta besosh atë.

Në rast se një vajzë lexon në horoskop se mashkulli i saj ideal i përket shenjës së Ujorit, kur ta takojë një të tillë, ajo do të ndihet më e fortë, më e qetë nga pashmangshmëria e lindjes së një ndjenje, dhe do të jetë në gjendje të shfrytëzojë maksimalisht cilësitë e saj të joshjes dhe simpatisë, duke rritur kësisoj shanset e saj për të pasur sukses.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dhuna ndaj demokratëve/ Dy fjalë kthjellimi nga Elona Caslli për protestën e 8 Janarit

Publikuar

-

Nga

cna politike

Aktivistja Elona Caslli ka komentuar dhunën e ushtruar një ditë më parë në protestën e demokratëve.

Sipas Casllit, nëse ish kryeministri Sali Berisha do të donte të zgjidhte situatën në PD me dhunë do ta bënte këtë menjëherë pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD.

Caslli thekson më tej se në protestë nuk u godit Berisha por demokracia e vendit.

Dy fjalë kthjellimi



Nëse Berisha do të kish dashur ta zgjidhte këtë çështje me dhunë,  mund ta kishte zgjidhur brenda 48 orëve pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar dhe këtë e di fort mirë i madh dhe i vogël. Nuk kishte pse t’i binte Shqipërisë rreth e rrotull për të zgjidhur diçka me dhunë.

Berisha është përtej Berishës dhe këtë e dëshmoi pamja e një burri me xhup blu, i goditur padrejtësisht me shkop pas koke, vetëm se po ngjiste shkallët për të hyrë në partinë e tij ku i kishin blinduar derën dhe po hynte nga dritarja. Ai burrë tha:

– Kam në Partinë Demokratike që në vitin 1990. Jam i persekutuar dhe nuk jam komunist. Këtë e tha më sy të përlotur dhe me kafkë të gjakosur.

Post Scriptum- Nuk u godit Berisha. U godit në aortë demokracia e këtij vendi. Ta reduktosh demokracinë e një vendi tek emri i Berishës duhet të jesh ose rilindas ose i marrë“, shkruan Elona Caslli./A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE