Connect with Us

Dyfytyrësia e Bashës me FRPD/ Nga energjia dhe shpresa e së ardhmes, tek “armiqtë”

Politikë

Dyfytyrësia e Bashës me FRPD/ Nga energjia dhe shpresa e së ardhmes, tek “armiqtë”

Publikuar

-

/
cna lajme aktualitet

Kreu i përkohshëm në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditët e fundit ka pasur një përplasje me një prej organizatave partnere të PD, më aktive.

Pas pjesëmarrjes masive të të rinjve në “Foltoret” e ish-kryeministrit Sali Berisha, Basha i është kundërpërgjigjur në mënyrë hakmarrëse Forimit Rinor të Partisë Demokratike.

Basha po tenton të kapë FRPD-në dhe del e shpall zgjedhjet për kreun e këtij forumi, ndërkohë që statuti nuk ia lejon, pasi FRPD ka strukturat e saj.

Është e vërtetë që mandati i ka mbaruar, por që të shkohet në zgjedhje, një anëtar një votë, sikurse pretendon Basha, duhet të mblidhet Kuvendi, të ndryshohet statuti e pastaj të shpallet gara.

Por, meqë të rinjtë i janë bashkuar “Foltores” së ish-kryeministrit, edhe këta duhen shpallur “armiq”.

Por, çfarë mendonte Luli për FRPD, rreth një vit më parë?

Në shkurt të vitit 2020, edhe pse edhe në atë kohë ishte me mandat të përfunduar, për Lulzim Bashën “FRPD ishte e ardhmja, rinia ishte shpresa”.

Në fillim të vitit 2020, FRPD është zgjedhur anëtar me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS.

LEXO EDHE:  “Ju merr 2 miliard lekë në vit”/ “Oligarkët” kryqëzojnë Bashën  

Në lidhje me këtë lajm në atë kohë reagoi edhe Lulzim Basha, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruante se kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian.

“Përgëzime Forumit Rinor të PD për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS. Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota. Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar per FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mekullueshme shqiptare!”-shkruante Lulzim Basha.

Por, tani edhe të rinjtë, ata që dikur ishin shpresa dhe energjia, sot janë bërë “armiq” të Lulzim Bashës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Koisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.

Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është angazhuar më shumë me punimet e Komisionit, pasi vetë ai theksoi se nuk u del dot para demokratëve.

LEXO EDHE:  Basha vijon takimet me bizneset/ Tregon zgjidhjen e vetme të krizës

LEXO EDHE:  Berisha akuzon Ramën/ Kreu i meduzës së krimit në Shqipëri



Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Reshjet e dendura të dëborës/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këtë zonë!

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë mbërthyer të gjithë vendin tonë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje duke respektuar sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

LEXO EDHE:  “Natën me drogë, ditën aktivitete me Bashën”/ Trafikanti i Lulit akuza Topallit

LEXO EDHE:  Kush punoi kundër Bashës?

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.



Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE