Connect with Us

Çfarë po ndodh?/ Krahu i djathtë i Donald Trump, mbërrin në Tiranë

Aktualitet

Çfarë po ndodh?/ Krahu i djathtë i Donald Trump, mbërrin në Tiranë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Diplomati amerikan, krahu i djathtë i Donald Trump, Richard Grenell ka mbërritur sot në Tiranë.

SYRI raporton se nga burime të sigurta, është mësuar se Richard Grenell ka zbritur në aeroportin e Rinasit në orën 11:00.

Grenell mësohet se do të ketë disa takime në Tiranë.

Kujtojmë këtu se një ditë më parë, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim njoftoi mbërritjen në vendin tonë të dy anëtarëve të Kongresit amerikan, Slotkin, David Valadao dhe La Turner.

Kim bëri me dije se kongresmenët ndodhen këtu për të zhvilluar takime të rëndësishme me disa prej liderëve shqiptarë. Ajo nuk dhe asnjë detaj specifik sa i takon temave të diskutimit.

“Qëndroni gati, nesër do keni detaje”/ Çfarë paralajmëron Yuri Kim

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Doni të aplikoni për vizë?/ Ambasada gjermane del me njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasada gjermane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm ditën e sotme.

Përmes një njoftimi, ambasada bën me dije se ditën e nesërme, sektori i vizave do të jetë i mbyllur, çka do të bëjë që nuk do të merren aplikime për vizë dhe nuk do të ketë shërbim telefonik.



Sektori i vizave qëndron i mbyllur të hënën më 24.01.22. Nuk do të merren aplikime për vizë dhe nuk do të ketë shërbim telefonik. Lutemi në mirëkuptimin Tuaj. Të gjithë aplikuesit do të njoftohen nga ana jonë sapo të jepen takime të reja”, njofton ambasada./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i Ergys Dashit në Ekuador/ Zbulohen lidhjet me mafien e drogës

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Ergys Dashi.

I riu shqiptar u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, në një restorant në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.

Pista që po heton policia ekuadoriane është ajo e trafikimit të drogës, pasi dhe në vitin 2014, viktima është arrestuar po për drogë në Itali.

Sipas Ballkan ëeb, viktima, kishte lidhje me kunatin e Lul Berishës, Plarent Dervishaj dhe Eldi Dizdarin.

Këta dy të fundit, nuk janë emra të panjohur për drejtësinë. Dervishaj u shpall më 8 dhjetor të 2020 në kërkim ndërkombëtar. Gjatë arratisë ai është strehuar në Dubai. Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit teka më vonë fitoi lirinë.



Në 2019 ai i shpëtoi një atentati teksa duke udhëtuar në makinë u qëllua me breshëri bashkë me një tjetër. Një tjetër emër i përmendur për lidhje me Dashin është Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Itali, si pjesë e një megaoperacioni për sekuestrimin e drogës.

Dizdari njihet si një person që bënte lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën. Ai po ashtu, cilësohej nga mediat ndërkombëtare në artikujt e tyre “si një nga bosët e kartelit të drogës”. Emri i Dizdarit lakohet po ashtu në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha.

Ai flitej si person i përfshirë në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok, aty ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Legalizimi i hashashit në Shqipëri/ Tritan Shehu e thotë troç, ja cili është synimi i Ramës

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e forta për Berishën/ Shehu i përgjigjet Kadillit: Provokim i ulët, flet sikur ke zbuluar talebanët në PD

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar legalizimin e mundshëm të hashashit në vendin tonë.

Sipas tij, Rama, me këtë iniciativë, dëshiron që të ligjërojë grupet kriminale.



 “Nuk jemi gati për të legalizuar hashashin. Rama do që të legalizojë grupet kriminale të trafikut të drogës. Nuk ka treg që të përdoret kanabisi mjekësor. Kanabisi sjell të ardhura nga trafiku dhe jo nga përdorimi mjekësor. Rama do të legalizojë kanabisin dhe këtu ka fitime marramendëse. Asnjë popull nuk është pasuruar nga droga dhe veprimtaria kriminale, merr Afganistanin, Iranin, Kolumbinë. Janë vende të varfëra, sepse paraja shkon vetëm tek grupet kriminale.

Në këtë mënyrë, të rinjtë do të përdorin masivisht kanabisin. Kanabisi nuk hyn te drogërat e forta, por se çon më vonë tek kokaina, tek heroina, kanabisi çon në skizofreni, sjell probleme me kriminalitetin. Të varurit nga droga e kanë nisur me kanabisin dhe më pas me drogëra më të forta”, deklaroi Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE