LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Braçe bën rolin e Opozitarit/ Kritika për vaksinimin: Italia i la jashtë derbit ‘kokëboshët’

8 Nëntor 2021, 11:18, Politikë CNA
Braçe bën rolin e Opozitarit/ Kritika për vaksinimin: Italia i

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka qënë i ashpër në deklaratat e tij sot në Komisionin e Shëndetësisë.

Deputeti Braçe, duke marrë ?rolin e opozitarit?, ka shprehur rezerva për buxhetin e akorduar për vitin 2022, për Ministrinë e Shëndetësisë.

Ai theksoi se fondi i akorduar për vaksinat duhet të justifikohet me planin që ka ministria për imunizimin e popullatës dhe jo që pasi t?i blejë ato të rrinë në frigorifer.

Sipas tij me domosdoshmëri është aplikimi i Green Pass. Po ashtu Braçe ironizoi një episod të ndodhur dje me disa qytetarë shqiptarë të cilët donin të shihnin nga afër derbin Milan-Inter në Itali, por që iu refuzua hyja pasi nuk kishin pasaportë vaksinimi. Socialisti i quajti këta qytetarë ?kokëboshë shqiptarë?.

?Nëse i mbajtja shënim shifrat, 91 mld lekë, 4.8% e GDP për shëndetësinë janë shumë lekë. Në çdo kohë thuhet se s?ka lekë për shëndetësinë dhe ndihmën ekonomike. Por ja erdhëm në situatën kur paratë u gjetën. Tani sfida më e madhe e institucioneve është që të përmbushet misioni. 63 mld lekë vetëm për funksionin e shëndetësisë janë shumë para. 27 mld lekë për Mbrojtën Sociale janë shumë para. Po ti vësh këto shuma në raport me shërbimet që japim, nuk anojnë nga krahu i shërbimeve. Këto janë para publike që dalin nga taksimi. Qoftë në sektorin legal privat apo dhe në sektorin e korrupsionit. Ajo që duhet diskutuar është efektiviteti i përdorimit të këtyre parave.

Pyetja themelore është se këtu mbulohet i gjithë plani që kemi, a mbulohet plani për imunizimin e vaksinimit? Që të bëhet imunizimi me vaksina, Se tani të blesh vaksina, dhe ti mban në frigorifer, siç i keni apo jo. Në Lushnjë si rreth, 85% e të sëmurëve janë pa vaksinuar. Kjo çon të mendosh se cili është efektiviteti i parave që po përdorim? Kjo çështja e shtyrjes së procesit të vaksinimit do kurajo. S?mund të vërë parapara një shoqatë baresh dhe restorantesh interesin publik, por interesi publik është në këtë rast është shëndeti i njerëzve. Doli ai i bareve dhe restoranteve dhe tha; ?do të goditemi?. Po le të goditesh. Gjëja më elementare që iu kërkohet njerëzve është që të bëjë vaksinën, Kaq. Rëndësi ka shëndeti i njerëzve. Ndaj bëj vaksinën, kjo i kërkohet.

Dje janë kthyer kokëboshë shqiptarë që morëm përsipër që të hynin në stadiumin kryesor të Italisë. U kthyen pas se ishin pa pasaportë vaksinimi. Kishin marrë nga një letër testi në dorë dhe mendonin se do hynin atje me letër. 80 mijë njerëz dje në stadium kanë hyrë me certifikatë vaksinimi. Kokëboshët shqiptarë një pjesë u kthyen në aeroport dhe një pjesë te hyrja e stadiumit. Kurse këtu shkojnë hyjnë në stadium 22 mijë. Nëse hedhim aq miliardë kërkohen masa të tjera shtesë, që interesi publik mos të sfidohet nga pronarë lokalesh, restorantesh apo pronarë stadiumesh.?, tha Braçe./CNA.al

Lajmet e fundit nga