LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha shton sulmet ndaj Berishës/ Do distancohemi nga e shkuara, unë nuk bëhem avokat personal i askujt

8 Nëntor 2021, 16:23, Politikë CNA
Basha shton sulmet ndaj Berishës/ Do distancohemi nga e shkuara, unë

Kreu i Partisë Demokratike ka shtuar sulmet ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Në një dalje për mediat pas takimit me ambasadoren Yuri Kim dhe kongresmenët amerikane, Basha tha se pjesë e diskutimit ishte edhe distancimi nga e shkuara e korruptuar, që sipas tij ka varfëruar vendin.

Basha shtoi se PD dhe vetë ai do të jenë avokat të popullit dhe jo avokat personal të personave të caktuar.

?Ishte një delegacion bipartizan, ndonëse me pakicë e Partisë Republikane, simotër e PD, por e rëndësishme është që pavarësisht natyrës ne të flisnim mbi prioritetet për zgjidhjen e problemeve të vendit.

Prania kaq e lartë e anëtarëve të senatit amerikan ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të folkur për prioritetet politike dhe prioriteti jonë është ndarja nga e shkuara e korrupsionit të shkuar që ka varfëruar vendin. Detyra ime si kryetar i PD ishte për ti prirë një ndryshimi themelor të politikës. PD dhe unë nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi avokat personal të askujt. Ne do jemi avokat të halleve të qytetarëve?, tha Basha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga