LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha po kërkon të largohet nga PD”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar zbulon mesazhet: Do të rrisë pazarin

8 Nëntor 2021, 12:27, Politikë CNA
“Basha po kërkon të largohet nga PD”/ Ish-anëtari i

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka komentuar situatën politike në këtë forcë politike.

Duke iu referuar vendimit të Bashës për të shpallur zgjedhje në FRPD dhe LDG, Kulluri tha se ?Nga 2017 nuk mbaj mend ndonjë vendim të drejtë të Bashës. Është shumë vonë që ai të marrë vendim të drejtë. Dorëheqja do ishte vendim i drejtë, por nuk e bëri asnjëherë. Kështu që nuk pres asnjë vendim të drejtë nga Basha?.

Në një lidhje direkte në Report tv, ai tha se ?Kjo që ka bërë Basha është krejtësisht e papranueshme?.

Më tej, Kulluri u ndal edhe tek deklaratat e Lulzim Bashës, për të cilin tha se ?po bën si i forti i lagjes?.

Sipas Kullurit, Basha po kërkon negociata për t?u larguar nga drejtimi i PD, dhe po tenton të rrisë pazarin.

?Basha po bën negociata për t?u larguar, po kërkon të bëjë si i fortë që të rrisë pazarin. Por ka Berishën përpara, nuk i ha këto. Basha bën si i forti i lagjes, por lagjen e ka kundër?-tha Kulluri./CNA.al

Lajmet e fundit nga