Connect with Us

Artan Hoxha ‘zbërthen’ krimin/ Zbulon detaje nga vrasja e biznesmenit

Kronika

Artan Hoxha ‘zbërthen’ krimin/ Zbulon detaje nga vrasja e biznesmenit

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Artan Hoxha ka zbërthyer detajet e vrasjes së biznesmentit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i pajetë në një humnerë në zonën Qafë Mollë në Dajt.

I ftuar në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi, Artan Hoxha ka treguar se autori i dyshuar e ka vrarë vitkimën në urrjetje e sipër.

Gjithashtu Hoxha tregon se në makinë nuk ka qenë vetëm autori i dyshuar për vrasjen por edhe persona të tjerë që e kanë ndihmuar të fshehë krimin.

Sipas gazetarit ata kanë fshehur makinën për të zhdukur gjurmët dhe shenjat ndërsa thekson se autori është kthyer sërish në vendin e ngjarjes.

Në makinë kanë qenë dy persona tjerë. Në deklarimet e para ai ka thënë se kam zbritur në autostradë por nga verfikimi i kamerave nuk ishte parë as Alfred Rrushi, as viktima. Kur iu rrëzua alibia tha e çova në Mzez.

Policia ishte para faktit që nuk mund ta mbante brenda për shkak të mungesave të provave. Makina nuk po gjendej se ishte marrë nga vëllai i tij. Fakti që s’po gjendej makina, Alfred Rrushi mund të lirohej.

Ishte shpallur në kërkim nga interpoli italian. Ajo që e bën interesante historinë është se viktima nuk kishte rrjete sociale. Dhe prandaj nuk kishte fotografi, ka dalë shumë vonë, pas disa ditësh.

Telefoni që ka përdorur Rruzhdi Hoxha ka qenë smartphone Samsung, pas disa ditësh telefoni shfaqet, ndërsa karta lokalizohet tjetër kund. Nëpërmjet kompanive celulare ka bërë që të lokalizohet pika ku ndodhej. Vrasësi kthehet në vendin e krimit.

Në makinë nuk ka qenë vetëm autori i dyshuar së vrasjes. Makina kërkohej të dinin se ku është vrarë. Makina është fshehur për të zhdukur gjurmët dhe shenjat.

Duket se në inat e urrjete e sipër e ka vrarë viktimën.  Nëse do tu inetersonte ta mbanin të gjallë do të mund ti kishin dëmtuar ndonjë gjymtyrë për të detyruar të thonte diçka.

Nuk gjendet një motiv i qëndrueshëm që të justifikojë këtë lloj vrasje. Ajo që thuhet është se viktima nuk kishte borxhe që mund t’i rrezikonin jetën. Gjendja e kufomës, dëshmoi dhe mënyrën se si është ekzekutuar dha dinamikën e vrasjes.

Është një armë që po verifkohet nga laboratori”, ka thënë Hoxha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I dënuar me 8 vite burg për trafik droge / Arrestohet 45 vjeçari me dy emra

Publikuar

-

Nga

cna kronike aktualitet lajme

Policia ka vënë në pranga një shtetas 48 vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale, “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”.

Shtetasi, Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, i cili perdorte dy emra, është dënuar me 8 vite burgim, për këto vepra penale.

Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila  e ka  dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtrar e ndërkombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”



LEXO EDHE:  Misteri i pengmarrjes së Jan Prengës/ Artan Hoxha tregon ku gaboi policia

LEXO EDHE:  Policia shtriu në tokë gazetarin/ Reagon Prokuroria e Tiranës: Po hetohen veprimet e incidentit

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, banues në Shkodër:

Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila  e ka  dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër”, njofton policia./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mbanin në banesë 30 emigrantë të paligjshëm/ Vihen në pranga 3 shtetas

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia ka bërë të mundur kapjen e tre personave që mbanin në një banesë të përshtatur si hotel emigrantë të paligjshëm.

Shtetasit M. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, M. E., 26 vjeç, banues në Tarablos, Libi, dhe Z. D., 27 vjeç, banues në Casablanca, Marok, janë arrestuar për veprat penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Ata kanë strehuar rreth 30 emigrantë, 14 prej të cilëve janë proceduar penalisht.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Just in time”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. 

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Sektorin e Forcës Operacionale dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihen në pranga 3 shtetas që mbanin në banesë emigrantët e paligjshëm.

Procedohen penalisht edhe 14 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. 



Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe me Sektorin e Forcës Operacionale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një banesë të përshtatur si hotel, në zonën e Laprakës, po mbaheshin të mbyllur rreth 30 persona, emigrantë të huaj, organizuan dhe finalizuan operacionin “Just in time”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– M. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, M. E., 26 vjeç, banues në Tarablos, Libi, dhe Z. D., 27 vjeç, banues në Casablanca, Marok, për veprat penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në banesën e shtetasit M. K., në katin e parë, të tretë dhe te katërt, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 30 persona të shtetësive të ndryshme, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët mbaheshin në këto dhoma, pa u lejuar të dilnin, duke ju marrë mjetet e komunikimit dhe duke i kërcënuar familjarët në vendet e origjinës, për kryerjen e pagesës së transportit të këtyre shtetasve, drejt vendit tonë.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 14 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Armë dhe dokumente të falsifikuara/ Katër të arrestuar në aeroportin e Rinasit

Publikuar

-

Nga

Si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit goditen 4 raste të paligjshmërisë. Në vijim të kontrolleve në dalje të RSH, nga shërbimet e Policisë Kufitare, është arrestuar në flagrancë për veprën penale ”Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i shtetasit indian B. P., 33 vjeç, pasi u kap me dokumente të falsfikuara.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë shtuar kontrollet në hyrje dhe në dalje. Në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar për kontroll në vijën e dytë, çanta e shtetasit afrikan E. N., i cili ishte nisur nga Dubai. Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 62000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasi E. N., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve për rritjen e sigurisë së udhëtarëve, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër një shtetasi egjiptian, i cili ishte me urdhër dëbimi nga Shqipëria, lëshuar nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore dhe ato të sigurisë së aeroportit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll bagazhet e shtetasit egjiptian N. A., i proceduar më parë për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër, e futur në një këllëf lëkure.

LEXO EDHE:  Arrestimi i ish-efektivit grek për vrasje/ Artan Hoxha ironizon Ramën: Punë ka, por s’ka profesionistë

LEXO EDHE:  Vrasja e dyfishtë në Vlorë/Provat që "fundosin" atentatorët u gjetën në automjetin e tyre



Po nga shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të plotësimit të kushteve për të udhëtuar në hapsirën SCHENGEN, dhe të parandalimit të udhëtimeve apo të braktisjes së fëmijëve me qëllim azilkëkrimin, kanë proceduar penalisht për veprën penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasen F. A., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.
Procedimi për këtë shtetase filloi, pasi dyshohet se ka braktisur djalin e saj të mitur 16 vjeç, në Gjermani.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE