Connect with Us

Analistët e Bashës mohojnë krizën në PD/ “Fajësojnë” Foltoren

Politikë

Analistët e Bashës mohojnë krizën në PD/ “Fajësojnë” Foltoren

Publikuar

-

/

Kriza në Partinë Demokratike sa vjen dhe bëhet më e dukshme, ndonëse njerëzit pranë Lulzim Bashës mundohen që ta justifikojnë këtë situatë të krijuar dhe të “shigjetojnë” Foltoren që po mban ish kryeministri Sali Berisha me demokratët.

Në një intervistë për Fax News ka pasur një debat mes analistëve të Bashës Vehap Kola dhe Ergys Mërtiri dhe Enno Bozdos dhe Arben Ristanit.

Bozdo u shpreh se PD ka rrëshqitur totalisht në drejtim tjetër dhe sipas tij në tetë vite ka qenë Berisha ai që denoncuar korrupsioni.

Por këto deklarata janë kundërshtuar nga analistët e Bashës. Vehap Kola akuzon demokratët që mbështesin Foltoren, duke thënë se ajo është e përbërë nga njerëz të korruptuar.

Pjesë nga debati:

Ergys Mërtiri: Ky vend ka shkuar në mjerim, unë km opinionin tim dhe do e them.

LEXO EDHE:  “S’kam asnjë peng”/ Braho “feston” ndëshkimin e Berishës,  nuk kursen as Meten  

Bozdo: Jam analist, por të siguroj që foltorja është një fakt, PD ka rrëshqitur totalisht në drejtim tjetër

Ristani: Kujt i thua hipokrit, a të foli kush kur po flisje, kjo është gjuha juaj?! Pse gënjën?

Bozdo: Nëse ka një njeri që ka denoncuar krimet në këto 8 vite është Sali Berisha

Vehap Kola: Foltorja përbehet nga persona të korruptuar.

Eno Bozo: Është shumë e shëmtuar kjo që po thua, unë nuk ta lejoj fare të hedhësh baltë mbi PD!

Asnjë fyerje ndaj teje se jemi dhe miq të vjetër por ju nuk e njihni fare situatën.

Ergys: E çoni diskutimin në nivel banal!/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Audio-përgjimi i Veliajt/ Berisha: Rama po kërkon të marrë FSHF dhe të vendosë pushtet absolut

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një super skandal audio-përgjimin e dalë paraditen e sotme, ku kryebashkiaku Erion Veliaj me një gjuhë të ulët kërcënon dhe u bën presion anëtarëve të shoqatës për të manipuluar zgjedhjet në FSHF.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama, së bashku me vëllain e tij Olsin po kërkojnë të marrin FSHF-në dhe të vendosin një pushtet absolut.

Më tej, ish kryeministri shton se audiopërgjimi nxorri hapur edhe se SPAK kontrollohet nga partia e krimit.

Reagimi i Berishës:

Super Skandal!

Një përgjim që bën autopsinë e narkoshtetit!

Kreu i Meduzës së bashku me Olsin kërkon të marrë nën kontroll edhe FSHF dhe të vendos pushtetin absolut!



Lal plehu konfirmon SPAK-un si vegël të partisë së krimit!

Nga përgjimi del se Lal Plehu në mbledhje përdori një fjalor të ndyrë prej halabaku!

Miq, mediat publikuan një përgjim të një takimi të fshehtë, të zhvilluar dje të Lal Plehut në të cilin ai ka pohuar me gojën e vet para anëtarëve të shoqatës së futbollit “Tirana” se e kontrollon ai drejtësinë dhe prokurorinë speciale SPAK. Në takim ai deklaron:

‘Jo UEFA e FIFA të zbresë, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Une do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Tani edhe në rast se duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot sepse nuk tërhiqen agjensitë që janë vënë në lëvizje, prokuroria është vënë në lëvizje’, – thotë mes të tjerash Veliaj, që implikon veten edhe më rëndë, duke u shprehur si më poshtë:

“Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll.”

 Në vazhdim përgjimi  nxjerrë të gjithë fjalorin e ndyrë prej rrugaçi ordiner që përdor në takim Lal Plehut:

“Po mir mer Sul (i drejtohet ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të mirënjohur, Sulejman Mema, i cili është aktualisht kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë), që qesh me mu tani, po si ka mundësi që jua ka marrë dinjitetin, jua ka marrë burrërinë, si mund t’i presi robi k*qet dhe të sillesh si rrote k***, duke qenë çun futbolli tërë jetën?” – thotë Lal Plehu, qytetari i parë në fakt horri i parë me kollaro i Tiranës. sb./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Genc Pollo: ‘Primaret’ e PD, mundësia e vetme për të nxjerrë një kandidat unik në 6 mars

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish-deputeti demokrat Genc Pollo ka komentuar situatën para zgjedhjeve të pjeshme vendore.

I ftuar në MCN tv, ai tha se shkuarja me primare në zgjedhje është materializimi i asaj që u premtua dhe vendos nga Kuvendi Kombëtar i PD në 11 dhjetor.

Sipas tij, përzgjedhja e këtyre kandidatëve nuk ka nevojë të mbështeten te Komisioni i Rithemelimit, pasi do të përjashtohen ata me precedentë penalë, ndërsa të tjerët do i nënshtrohen votimit.

Ndër të tjera ai theksoi se një negocim me Lulzim Bashën është një mënyrë indirekte për të ofenduar njerëzit, ndërsa theksoi se primaret janë mundësia e vetme për të nxjerrë një kandidat unik.

Pjesë nga intervista

Pollo, pse vendosët të shkoni me primare, një ide e rrahur shpesh tek demokratët, por asnjëherë e zbatuar?



Është materializimi i asaj që u premtua dhe u vendos në kuvendin e 11 dhjetorit. Është zhvillim interesant për partitë, është një mënyrë e testuar në vendet me përvojë të gjatë demokratike dhe do testohet për herë të parë nga PD këtu. Ka disa mënyra për tu regjistruar me vetëpropozim që përfundojnë sot dhe në 30 janar kemi përfundimin e anëtarësisë. Është diçka që partitë e tjera mund ta ndjekin në të ardhmen dhe është një kartë më shumë për të qenë e suksesshme në garën e 6 bashkive.

Ka patur sinjale për Durrësin, mund të ketë bashkëpunim mes Komisionit dhe PD, për të shkuar në një kandidat të përbashkët…
Takimi i vetëm është kutia e votimit. Kandidatët demokratë pa bërë dallimin ku janë dhe me kë janë mund të paraqiten dhe të votohen nga demokratët madje dhe simpatizantët, kjo do i forcojë kartat e tyre, staturën e tyre në garë për 6 marsin. Ky është i vetmi takim, takime të tjera kam përshtypjen janë lajme të nxituara që nuk kanë një bazë, ajo që mund ti bashkojë demokratët ose gjithë opozitën janë këto primare. E them këtë dhe kjo duhet të japë një model më të suksesshëm.

LEXO EDHE:  “S’kam asnjë peng”/ Braho “feston” ndëshkimin e Berishës,  nuk kursen as Meten  

LEXO EDHE:  Basha në aksion/ Pas ndërrimit të bravave, vendos derë të blinduar

Nuk ka nevojë që kandidatët të mbështeten nga komisioni rithemelimit, do përjashtohen ata me precedentë penalë të tjerët do i nënshtrohen votimit me primare. Negocimi me Lul Bashën është një mënyrë indirekte për të ofenduar njerëzit. Për të nxjerr një kandidat unik janë primaret, çdo kandidat demokratë i nënshtrohet primareve. Një emër që merr shumicën e votave në primare automatikisht është kandidati për zgjedhjet. Do ketë një modalitet teknik por ai do marrë vulën e anëtarësisë.

Është deklaruar se jeni në prag të finalizimit të një marrëveshje bashkëpunimi me LSI. Çfarë do ketë kjo marrëveshje konkretisht?
Mendoj se bisedat e kampit opozitar janë të rëndësishme, synimi për të dalë me një kandidat të vetëm është i rëndësishëm sepse nuk kemi kohë për vota të humbura. Por e reja dhe e rëndësishme në këtë rast është primarja nga të cilat do të dalin kandidatët.

Nga ana tjetër kryesocialisti Edi Rama foli sot për një emër të ri për President të Republikës, deri në prill. Si e shihni ju këtë lëvizje të shumicës?
Janë përpjekjet e Ramës për një debat që duhet të fillonte në fund të pranverës por kur kalojmë nga një skandal në një skandal, nga rrjedhja e të dhënave te një tjetër, këto janë çështjet reale.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas Korçës, Basha bie në një tjetër qytet/ Demokratët marrin selinë e radhës

Publikuar

-

Nga

Pas Korçës, demokratët kanë arritur të marrin ditën e sotme edhe selinë e degës së PD ë Kurbin.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe anëtarët e grupit të Rithemelimit Flamur Noka, Aldo Bumçi si dhe anëtare, kryetarë dhe anëtarë të grupseksioneve në Kurbin, të cilët kanë zhvilluar një mbledhje.

Kujtojmë këtu, se vetëm pak ditë më parë, Lulzim Basha zhvilloi një takim në Laç, ku për shkak të braktisjes nga demokratët e zonës, kishte importuar njerëz nga Tirana.

LEXO EDHE:  “Erdha nga Zvicra me besimin tek Basha”/ Floriana Garo: Më zhgënjeu mua dhe demokratët

LEXO EDHE:  Kryedemokrati në plazh/ Mero Baze: Basha po korr frytet e revolucionit

Deri tani, Komisioni i Rithemelimit ka arritur të marrë PD e Kurbinit dhe atë të Korçës./E.K-CNA.al

Bie Basha në Korçë/ Selinë e PD-së e merr Grupi i Rithemelimit



Bie Salianji/ Komisioni i Rithemelimit merr PD-në e Korçës

Komisioni i Rithemelimit zhvillon mbledhje në selinë e PD Korçë/ Kush janë të pranishëm

Basha shkarkon kryetaren e komanduar të PD në Korçë/ Zbulohet ku do vendoset selia e re

LEXO TE PLOTE