LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Albana Vokshi “zbërthen” veprimet e Bashës/ Si iku nga mbledhja e grupit parlamentar

8 Nëntor 2021, 19:26, Politikë CNA
Albana Vokshi “zbërthen” veprimet e Bashës/ Si iku nga

Deputetja Albana Vokshi ka ?zbërthyer? ditën e sotme veprimin e Lulzim Bashës, i cili braktisi mbledhjen e grupit parlamentar, sapo deputetët nisën të flisnin.

Në një intervistë për Debat me Alba Alishanin në A2, Vokshi deklaroi se mbledhjet e grupit janë e vetmja mënyrë diskutimi, duke qenë se Kryesia dhe Kuvendi nuk mblidhen.

Por ajo shtoi se në mbledhje u diskutua vetëm rendi i ditës dhe udhëzimet që Basha u dha për komisionet parlamentare, duke theksuar se sapo ajo zgjodhi të flasë kundër deklaratës së kryeopozitarit ndaj Berishës, ai braktisi mbledhjen dhe u largua me argumentin se nuk ishte pikë në rendin e ditës.

?Ishte njoftuar mbledhja e grupit parlamentar, ku si gjithmonë diskutohet. Ka kohë që nuk mblidhet Kryesia dhe Kuvendi dhe çdo gjë diskutohet në mbledhje. Ishte mbledhje e shkurtër që nisi me Bashën i cili diskutoj për komisionet parlamentare.

Në momentin që unë mora fjalën, refuzova të marr mungesën e deputetëve dhe çështja tjetër që doja të flisjaishte deklarata e djeshme e Bashës para PD. Një deklaratë nuk lidhet me mua, por gjithë demokratët i ka shokuar. Unë distancohem nga deklarata se Koha e Berishës ka mbaruar apo është tub oksigjeni i Ramëës. Unë u distancova dhe i thash që nuk mund të flas në emrin tim dhe në emër të demokratëve. Është baza e PD e cila vendos karriera e kujt merr fund apo jo. Basha kryeson PD aman ai përfaqëson mendimin që del pas një debati. Ai nuk flet në emrin tim. Unë as kaq nuk arrita të artikuloja se ai u çua në këmbë mbylli mbledhjen dhe tha nuk është në rend dite dhe iku. Unë vazhdoja flisja, Basha iku, duke mbyllur çdo diskutim. Edhe Spaho kërkoi të fliste”, tha Vokshi./CNA.al

Lajmet e fundit nga