LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Akuzat ndaj Berishës”/ Basha humb kontrollin në mbledhje, u ulëret deputetëve

8 Nëntor 2021, 17:08, Politikë CNA
“Akuzat ndaj Berishës”/ Basha humb kontrollin në mbledhje,

Lulzim Basha është zënë ngushtë nga demokratët në mbledhjen e sotme të grupit të PD, pasi i kanë kërkuar llogari për deklaratat e bëra një ditë më parë nga ai ndaj liderit historik SaIi Berisha.

Mësohet se mbledhja ka zgjatur jo më shumë se 5 minuta, ku Lulzim Basha pasi ka dhënë disa porosi për seancën plenare është ngritur nxitimthi nga mbledhja duke ulëritur, ?takimi mbyllet me kaq?.

Basha nuk ka patur guxim të sqarojë deputetët Albana Vokshin dhe Edmon Spahon, duke ia mbathur nga mbledhja për tu strukur në zyrën e tij.

Albana Vokshi: Kam shumë çështje për të diskutuar ngjarjet e ditëve të fundit, por nuk është forumi i duhur. Sot dua t?i referohem deklaratës tuaj të djeshme në lidhje me Sali Berishën. Unë distancohem nga ajo deklaratë e juaja, s?keni folur në emrin tim, e as të demokratëve. Nuk jeni ju që përcaktoni kur mbaron koha e Sali Berishës apo nëse I hiqni tubin e oksigjenit!

Vokshi nuk ka qenë e vetmja që ka kërkuar përballje me qëndrimet e Lulzim Bashës. Deputeti Edmond Spaho ka kërkuar që në mbledhje të diskutohej për propozimet e PD-së mbi ndryshimet kushtetutese.

Edmond Spaho ngre zërin: Dua të diskutojmë në mbledhje propozimet për ndryshime kushtetuese.

Basha i përgjigjet ndërsa vrapon në korridor: Eja flasim në zyrën time!

Edmond Spaho: Jo duhet të flasim këtu përpara të gjithëve në mbledhjen e grupit

Lulzim Basha largohet pa kthyer përgjigje, duke e mbyllur përfundimisht mbledhjen e grupit!

Lajmet e fundit nga