LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Aksioni për Call Center-at u sfumua"/ Artan Hoxha: Është një batërdi, interefenca nga njerëz të botës së krimit

8 Nëntor 2021, 13:07, Kronika CNA
"Aksioni për Call Center-at u sfumua"/ Artan Hoxha:

Pak ditë më parë, SPAK nisi një hetim ndaj disa Call Centera-ve që operonin në mnyrë të paligjshme në Shqipëri.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, menjëherë pas kësaj, bëri publike disa video që tregonin se si po boshtatiseshin disa nga zyrat e call centerave.

I ftuar sot në studion e Abc neës, Artan Hoxha, është shprehur se për fat të keq ky askion është sfumuar, pasi ka patur intereferenca nga politikanë, qeveritarë dhe pjesëtarë të botës së krimit.

Hoxha e quan këtë një batërdi dhe bën thirrje që të mos ndalet lufta për këto Call Centera.

?Për fat të mirë ky operacion nisi dhe për fat të keq pas tre ditësh u sfumua. Sot jemi në situatën që kanë ndodhur ngjarje të tjera. Ka patur interefrenca nga politikanë, qeveritaër, nga pjesëtarë të botës së krimit. Kjo është një batërdi. Që kjo histori të mos bëhet zhurmë. Të shkojë deri në fund urdhri për këto Call Centera. Të gjejë në çdo cep ku jan këto call centera, flasim për këto që bëjnë change apo kriptomonedhat. Ajo valë e parë e operacionit u sfumua. SPAK ka nisur një hetim. Shqipëria po përdorej si territor për krimin e organizuar janë mbyllur derisa të kalojë kjo valë. Kjo histori duhet të shkojë deri në fund?, ka thënë Hoxha./ CNA.al 

Lajmet e fundit nga