Connect with Us

“Zbatim i plotë i Marrëveshjes së Prespës”/ Athina mesazh për Shkupin

Bota

“Zbatim i plotë i Marrëveshjes së Prespës”/ Athina mesazh për Shkupin

Publikuar

-

/

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias deklaroi  se Greqia do të vazhdojë të mbrojë interesat e saj, duke pasur si busull respektin e plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe veçanërisht të ligjit të detit.

Teksa komentoi zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, Dendias u shpreh se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor është në BE.

“Perspektiva evropiane dhe vetë procesi i anëtarësimit është ajo që do të sigurojë stabilitetin e vendeve dhe popujve të rajonit, zhvillimin ekonomik, prosperitetin, reformat demokratike. Kjo është e vetmja mënyrë që rajoni të ecë përpara”, tha ministri.

Nga ana tjetër,  ai rithekson se ka edhe forca të tjera aktive në rajon, përveç atyre evropiane, të cilat synojnë të largojnë Ballkanin Perëndimor nga Evropa, duke ofruar gjoja ndihma zhvillimore, bashkëpunim ushtarak, madje edhe bashkëpunim në fushën e arsimit, përmes organizatave që kanë më shumë lidhje me Vëllazërinë Myslimane dhe pak ose aspak lidhje me një korniza moderne arsimore evropiane.

Ai i bën thirrje të gjithë Ballkanit Perëndimor të qëndrojë i përkushtuar ndaj kursit të tij evropian dhe t’u kthejë shpinën forcave të izolimit dhe destabilizimit dhe nga ana tjetër BE-së që të fokusohet te procesi i zgjerimit.

LEXO EDHE:  Aksident fatal në Greqi/ Humb jetën një shqiptar, tjetrit i presin këmbën

Mediat greke raportojnë se Dendias ka ritheksuar nevojën e zbatimit të plotë, të qëndrueshëm dhe me mirëbesim të Marrëveshjes së Prespës. Duke iu referuar kontakteve të tij me zyrtarë të Maqedonisë së Veriut gjatë dy muajve të fundit, ai tregon se dy çështjet kryesore që janë diskutuar,  janë perspektiva e saj evropiane dhe mënyra se si Greqia mund të ndihmojë në këtë drejtim, si dhe forcimi i lidhjeve dypalëshe në të gjithë sektorët, si ekonomia, investimet, energjia, transporti dhe mbrojtja.

“Monitorimi i hapësirës ajrore të vendit tonë fqinj nga Forca jonë Ajrore është tashmë një dëshmi e prekshme e përfitimit të ndërsjellë që mund të ekzistojë”, thotë ai.

Dendias po ashtu ritheksoi se Greqia në kushte të caktuara mund të bëhet miku më i mirë i Maqedonisë së Veriut në të ardhmen dhe se pret vazhdimin e bashkëpunimit në të gjithë sektorët me çdo qeveri që del nga proceset e brendshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermani / I armatosuri hyn në godinën universitare dhe qëllon me armë

Publikuar

-

Nga

Një person qëlloi me armë pasi hyri në një nga godinat e fakultetit të shkencave të natyrës të Universitetit të Heidelberg, Gjermani. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së sotme.

Personi qëlloi disa të shtëna, duke plagosur katër persona në kampusin universitar të Heidelberg, Gjermani. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale, e cila ka sqaruar gjithashtu se sulmuesi ka vdekur.

Aktualisht nuk ka detaje se sa rëndë janë lënduar 3 nga personat e përfshirë, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ka humbur jetën si rezultat i plagëve të marra.

Autori i të shtënave mësohet se është student i Fakultetit të shkencave të natyrës. Sipas raportimeve të agjencisë gjermane Dpa, duke cituar burime sigurie, i riu nuk kishte motive politike apo fetare për aktin e tij. Sulmuesi kishte më shumë se një armë me tytë të gjatë dhe më vonë vrau veten në vend.

LEXO EDHE:  Plehrat ndezin “gjakrat”/ Banorët përplasen me policinë në Gjirin e Lalzit

LEXO EDHE:  Plehrat ndezin “gjakrat”/ Banorët përplasen me policinë në Gjirin e Lalzit

Policia ka përjashtuar që të ketë edhe bashkëpunëtorë.

Sipas informacioneve paraprake, sulmi ka ndodhur rreth mesditës, brenda një auditori. Autori duhet te kete përdorur një pushkë ose një mitraloz.

Zona e kampusit të Universitetit të Heidelberg – një nga më të njohurit në Gjermani – ndodhet në Neuenheimer Feld, në periferi të qytetit të vjetër dhe aktualisht është blinduar plotësisht nga policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

NATO shton prezencën në disa vende lindore

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore dhe po ndërmarrin aksione të tjera kujdesi. Aleanca kumtoi se duhet të dërgojë në këtë rajon avionë luftarakë dhe anije detare shtesë në Detin Baltik dhe vendet e Evropës Lindore, si Lituania dhe Bullgaria. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia,e cila ka grumbulluar trupa të shumta  në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërsa SHBA dhe Franca po mendojnë ta bëjnë këtë. Ndryshe, SHBA ka kërkuar prej diplomatëve të vet në Kiev të Ukrainës të shtojnë kujdesin e pjesërisht edhe të tërhiqen nga vendi, për shkak të rrezikut të një konflikti të ri në këtë vend.

LEXO EDHE:  Lëkundje tërmeti në Greqi/ Ja sa ballë ishte

LEXO EDHE:  “Ska shans të tërhiqem”/ Rama mesazh të qartë opozitës

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergpërshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.

Gjermania nuk do të tërheqë personelin e ambasadës së saj nga Ukraina për momentin. “Siguria e punonjësve është prioriteti kryesor”, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. “Por është gjithashtu e rëndësishme që ne të mos kontribuojmë në ngritjen e pasigurisë. Përkundrazi duhet të vazhdojmë të mbështesim qeverinë ukrainase shumë qartë dhe, mbi të gjitha, të ruajmë stabilitetin e vendit.”

Situata është duke u monitoruar vazhdimisht, tha Baerbock përpara se ministrat e jashtëm të BE-së të diskutojnë këtë çështje në Bruksel. Por është gjithashtu e vërtetë se “mbi të gjitha, ne duhet të kemi parasysh edhe situatën ekonomike në Ukrainë”./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

NATO shton prezencën në disa vende lindore

Publikuar

-

Nga

Për shkak të tensioneve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërkohë disa vende kanë tërhequr pjesërisht personelin diplomatik nga Ukraina.

Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore dhe po ndërmarrin aksione të tjera kujdesi. Aleanca kumtoi se duhet të dërgojë në këtë rajon avionë luftarakë dhe anije detare shtesë në Detin Baltik dhe vendet e Evropës Lindore, si Lituania dhe Bullgaria. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia, e cila ka grumbulluar trupa të shumta  në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërsa SHBA dhe Franca po mendojnë ta bëjnë këtë. Ndryshe, SHBA ka kërkuar prej diplomatëve të vet në Kiev të Ukrainës të shtojnë kujdesin e pjesërisht edhe të tërhiqen nga vendi, për shkak të rrezikut të një konflikti të ri në këtë vend.

LEXO EDHE:  Aksident fatal në Greqi/ Humb jetën një shqiptar, tjetrit i presin këmbën

LEXO EDHE:  “E kuptoj indiferencën e moshës”/ Manastirliu mesazh të fortë rinisë: Bëni një “sakrificë”, ua keni borxh prindërve!

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.