Connect with Us

Vijon përplasja Rama-Leli/ Nisin aksionin e pastrimit në Vlorë

Politikë

Vijon përplasja Rama-Leli/ Nisin aksionin e pastrimit në Vlorë

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Vlorë në kuadër të planit të veprimit të pastrimit rrënjësor të Shqipërisë. Aksioni do të nis ditën e sotme në Pyllin e Sodës në Vlorë. Por Bashkia e Vlorës ka nisur aksionin e pastrimit që ditën e djeshme dhe vijon ende edhe sot, ku punonjës të thjesht e deri te Drejtorë  po pastrojnë “Pyllin e Sodes”.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se të jesh patriot do të thotë të mbash pastër ambientin, ndërsa shtoi se ndotja është një dëm për ekonominë e vendit tonë.

Në deklaratën e tij Rama duket se ka shigjetuar kryebashkiakun Leli, me të cilin ka pasur përplasje.

Faleminderit të rinjve që janë këtu me ne, për t’i dhënë një kuptim të plotë këtij procesi, i cili është ngritur mbi eksperiencën e disa viteve dhe mësimeve, dhe mbi zotimin se Shqipëria e pastër është prioritet i këtij mandati të tretë. Kur flas për përfshirje sa më të madhe, s’kam parasysh vetëm ata që fizikisht i bashkohen kësaj përpjekje duke qenë të pranishëm në çdo pikë ku shtrihet kjo nismë, por kam parasysh ata që janë në punë e tyre, në lëvizjen e tyre të lirë dhe që janë ndotësit. Këto plehrat këtu s’i ka sjellë nj forcë e mbinatyrshme, s’janë as mbetje arkeologjik, por një ndotje e të gjithë ne së bashku. Sikur atë shishen plastike të mos e hedh në anën tjetër të rrugës, apo familjet që vijnë për të kaluar disa orë në hijen e këtyre pishave, t’i marrë me vete ato mbeturina që prodhohen. Qytetarët kur vjen puna për të bërë komente, janë ambientalistë. Por sa pak janë ambientalistë në fjalë dhe në sjellje, duhet që gjithkush të kthehet nga vetja. Të jesh patriot s’do të thotë që të jesh gati të zbrazës pushkë në FB, apo të luftosh për atdheun duke komentuar nga kafeneja apo shtëpia, por të mbash pastër vendin tënd. Të mos i gërvishtësh fytyrën atdheut tënde. Ky plan buron nga shumë mësime të këtyre viteve. Situata këtu dhe kudo ka qenë më keq, por është shumë keq krahasuar me si duhej të ishte.”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Agron Duka tregon qëndrimin për zgjedhjet e 6 marsit

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka treguar qëndrimin e partisë së tij për zgjedhjet e 6 marsit.

Duka theksoi se kanë zgjedhur të mbështesin kandidatin si individ dhe jo grupimin në të cilin bën pjesë.

“Kemi zgjedhur të mbështesim kanidatin si individin dhe jo grupimin në të cilin bën pjesë. Në bashki të ndryshme mund të ketë kandidatë me peshë të ndryshme. Do zgjedhim kandidatin që është më i pëlqyer nga qytetarët, s’ka rëndësi është i Bashës apo i Berishës”, tha Duka.

LEXO EDHE:  Salianji tmerrohet nga prangat/ Prokurori, deshmitarët dhe Babalja u blenë

LEXO EDHE:  Vendimi për negociatat/ Presidentja e KE-së përgëzon kryeministrin Rama



Ai theksoi se në Durrës do preferojnë atë kandidat që do tentojë të fitojë bashkinë.

“Në këto kushte ne do shohim një kandidat preferencial atë që mendojmë se është më i preferuar për qytetarët. Do shohim nëse ka ndonje premisë që ndonjë kandaditat të mund të premtojë më shumë dhe ne ta mbështesim në mënyrë që ato vota që kemi t’ja japim atij”, tha Duka./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nikoll Lesi “shpërthen” ndaj deputetëve të Bashës/ O mosmirënjohës, Berisha ju bëri njerëz ju nuk i jepni as dorën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish kryeministri Sali Berisha ishte paraditen e sotme në Kuvend, ku nga Foltorja foli për një sërë problematikash, për situatën politike dhe shqetësimet e qytetarëve.

Por ajo që ra në sy, ishte indiferentizmi i deputetëve të Lulzim Bashës, të cilët bënin sikur nuk e shikonin ish kryeministrin.

Lidhur me këtë veprim, ka reaguar ashpër edhe analisti Nikoll Lesi, i cili në një postim i cilëson deputetët e Bashës si mosmirënjohës, ndërsa shton se ishte Berisha që i bëri ata njerëz, ndërsa tashmë këta nuk i japin as dorën ish liderit të demokratëve.

Postimi i Lesit:

Sot shkoi në parlament, pas 4 muajve mungesë prej “Foltores”, ish-kryeministri Berisha.

Foli, trazoi, turbulloi qetësinë e parlamentit dhe iku. Por ajo që ra në sy ishte se vetëm një deputet i PD-së, Tomorr Alizoti, i dha dorën Berishës. Të tjerët deputetë nga radhët demokrate as nuk ngritën kokën për ta parë në sy kur ai doli e foli në podiumin e Kuvendit.

Bënin sikur nuk e shikonin!

Dakort se Basha ka shkuar deri në armiqësi me të, por të tjerët deputetë që para 9 shtatorit 2021 ngriheshin në këmbë apo turreshin me vrap ti jepnin dorën?! Natyrisht që sejcili ka bindjen vetjake apo interesin e momentit të pijë kafe me të, por së paku mirënjohja dhe respekti duhet të mbizotërojë te njeriu, aq me tepër kur flitet për “baballarët e kombit”. Kamera e TV kapi deputetët e PD-së të cilët kanë kaluar në anën e Bashës, që kur kaloi Berisha afër tyre në sallën e Kuvendit, bënin sikur nuk e kishin mendjen nga ish-lideri i tyre dhe shtrydheshin sikur po flisnin kokë me kokë!



LEXO EDHE:  Vendimi për negociatat/ Presidentja e KE-së përgëzon kryeministrin Rama

LEXO EDHE:  Presion banditesk ndaj mediave kundërshtare/ Berisha: “Rama i tmerruar nga të vërtetat”

Edhe njëherë më duhet të sqarojë se nuk flitet se një dhënie dore apo përshendetje të bën të ndryshosh kauzën apo qëndrimin tënd në këtë duel Basha-Berisha.

Kjo lidhet me kulturën e munguar shqiptare, sidomos në politikë, që MOSMIRËNJOHJEN e ka si udhë për të bërë karrierë apo për të rrujt ndojë tendër ngqa buxheti i shtetit.

Po kështu ka ndodhur me ish-kryeministrin Fatos Nano, kur ra nga pushteti në shtator 2005, kur humbi edhe PS-në. Jam dëshmitar se si në hotel Rogner, asokohe, Nano rrinte vetëm me Bashkim Finon dhe kur kalonin deputetë apo ish-ministra të kohës së tij bënin sikur nuk e shikonin. Ose kur përballeshin, ndërronin udhë!

“Kultura” e mosmirënjohjes është e përhapur në Shqipëri, por sidomos në Tiranë te pjesa e politikës, por jo vetëm.

Kështu do t’i ndodhë me vonë edhe Edi Ramës, sapo të ikë nga pushteti. As Elisa Spiropali nuk do ta respektojë!

Le pastaj kryebashkiakët që do të jenë të parët që do të flasin për bëmat e Edi Ramës, si dikur Beria për Stalinin!

E kjo vjen se dhe vetë këta liderë apo ish-lider kanë zgjedhur jo meritokracinë në drejtim por servilët, shërbetorët,etj.

Dhe natyrisht kjo kategori, pa dinjitet, kështu vepron kur bien nga kali ata që i kanë emëruar pa meritë!/E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U kap nga kamerat duke komunikuar me Nokën/ Ulsi Manja-Bashës: S’është faji im që ju e keni shpallur kulak

Publikuar

-

Nga

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar pas komenteve për bisedën e publikuar me deputetin demokrat Flamur Noka gjatë seancës së Kuvendit.

Nga foltorja e Kuvendit, Manja deklaroi se Alibeaj ka folur për një komplot me “Foltoren” e Berishës por theksoi se me Nokën ka 10 vite në një sallë parlamenti dhe nuk është faji i tij pse demokratët e kanë shpallur kulak.

“Mësova që zoti Alibeaj paska folur për një komplot te qeverise me foltoren, pa një sms timin me z.Noka. Po mor zotëri, njerëz jemi, shqiptar jemi. Kam 10 vjet me Flamur Nokën në këtë sallë. Po tani pse e keni shpallur ju Flamur Nokën kulak nuk është faji im.



Do flas edhe me Flamurin edhe me ju. Se ju nesër mund të pajtoheni. Komplot i madh i Foltores me qeverinë Rama. Tani që ju keni këtë hallin njëri thotë Rama është me Foltoren, tjetri thotë është me këtë tjetrën. Ju ftoj që mirë që nuk bëheni si formacion politik, por të paktën jepni kontributin si qytetar në këshillimin kombëtar.

Sa për luftën kundër korrupsionit këtu kemi diferencë. Po miratojmë disa ligje për të forcuar luftën kundër korrupsionit. Ky ishte sot debati real. Korrupsioni nuk luftohet vetëm me fjalë. Kush ka thënë në këtë sallë. Luftohet edhe përmes mekanizmit ligjor. Luftohet çdo ditë. Mos kujtoni se ata që na ndjekin ju besojnë ju në këtë që thoni. Sepse nuk i besoni ju vetë këto që thoni në Foltore. Duke qenë se jemi në ligjin e noterisë, nga mbi 400 licenca noterësh, 319 i keni dhënë ju. Tani flisni ju për sistemin noterial. Kjo nuk duhet t’iu pengojë të bashkoni votat me ne për ligjin e noterisë.  Janë rekomandime që na i kanë dhënë organizmat kombëtarë që kemi marrë”, deklaroi Manja

LEXO EDHE:  Propozimi i Beqajt/ Shehi tregon kush fshihet pas këtij “teatri”

LEXO EDHE:  "Furtunë" në Qeveri/ Rama mbledh Asamblenë, ministra e zyrtarë në “ethe”

 

LEXO TE PLOTE