Connect with Us

“Unë jam pjesë e PD”/ Belind Këlliçi tregon arsyen: Ja pse do jem në Foltore, të rinjtë nuk janë uzurpatorë

Politikë

“Unë jam pjesë e PD”/ Belind Këlliçi tregon arsyen: Ja pse do jem në Foltore, të rinjtë nuk janë uzurpatorë

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Deputeti dhe kryetari i FRPD Belind Këlliçi ka treguar arsyen pse do jetë sot në Foltoren e ish kryeministrit Sali Berisha me të rinjtë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai shkruan se anëtarët e Kryesisë së FRPD nuk janë uzurpatorë dhe as të ngujuar, duke shtuar se do të jetë në amfiteatrin e jashtëm të Akademisë së Arteve, për të dëgjuar këdo që nuk ka patur hapësirë të shprehet e të dëgjohet.

Këlliçi shtoi se ai është pjesë e PD sepse beson në potencialin dhe historinë e kësaj partie për të qeverisur vendin, ndërsa thekson se as ai dhe askush tjetër nuk është i përjetshëm në parti.

Unë kam folur gjithnjë me gjuhën e gjithëpërfshirjes. Jam kundër përjashtimit e linçimit publik që i bëhet bashkëdemokratëve të mendimit ndryshe.

LEXO EDHE:  Mero Baze këshillon Lulin: Mos u bëj si Saliu

Çdo anëtar i FRPD gëzon lirinë të zgjedhë platformën ku mund të shprehë qëndrimet e veta.

Unë jam pjesë e PD sepse besoj në historinë dhe potencialin tonë për të qeverisur Shqipërinë.

Mandati im nuk është i përjetshëm. Anëtarët e kryesisë së FRPD nuk janë uzurpatorë dhe as të ngujuar. Zyrat tona janë aty ku kanë qenë, në selinë e PD, për këdo që kërkon të njohë të rinjtë e saj.

Kam njoftuar pjesëmarrjen në Foltore, sepse besoj se anëtarësia duhet dëgjuar kur na kritikon. Prandaj sot, në orën 12:00, në amfiteatrin e jashtëm të Akademisë së Arteve, do të jem edhe unë, për të dëgjuar këdo që nuk ka patur hapësirë të shprehet e të dëgjohet”, shkruan Këlliçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha zbulon si Basha mashtronte këshilltarët: Poll-et i bënte vetë, ja si e mësova

Publikuar

-

Nga

Lideri historik i PD Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se ka manipuluar poll-et elektorale.

Berisha tha se të dhënat i sajonte kompania e Bashës, ndërsa skandali u zbulua nga gazetarët.



Ish-kryeministri tha se Basha ka manipuluar këshilltarët, duke kërkuar ndjesë për deklaratën e tij kundër tyre 4 vite më parë.

“Lulzim Basha mashtronte këshilltarët. E zbulova falë gazetarëve. U thoshte se poll-et i bën një Universitet privat. Shkuan gazetarët dhe kapën atë pedagogun, e pyetën duke i thënë ku e ke atë rrjetin, ai iu tha unë nuk i bëj, por mi sjellin dhe i shpall. Nuk ishte faji i këshilltarëve, ishte gabim deklarata ime e 4 viteve më parë. Por poll-et i bënte kompania e Lul Bashës. Ky manipulonte poll-et“, u shpreh Berisha./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pëlqyeshmëria e liderëve, Rama përfiton nga përplasja Berisha-Basha

Publikuar

-

Nga

Pëlqyeshmëria e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka rënë krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Rritje të pëlqyeshmërisë ka shënuar kryeministri Edi Rama: 50% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për të.

Mes liderëve demokratë, shqiptarët preferojnë Berishën (21%) para Bashës (17%) edhe pse diferenca mes tyre është ngushtuar në krahasim me muajin tetor.

Ish-kryeministrin Berisha, sot shqiptarët e pëlqejnë më pak (-7 pikë përiqndje), sesa në muajin tetor, përpara përplasjes në selinë blu.

LEXO EDHE:  Konferenca e sotme ishte për Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Propozimi i Bashës “shtang” aleatët/Vjen reagimi i Agron Dukës



Mes votuesve të PD, thuajse gjysma e tyre (47%) kanë mendim pozitiv për Sali Berishën.

Vetëm thuajse 39% e votues të PD kanë mendim pozitiv për kryetarin e saj, Basha.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Cilin bëjnë shqiptarët përgjegjës për dhunën në selinë e PD?

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët që janë votues të Partisë Demokratike, bëjnë përgjegjës më shumë Sali Berishën (41%) se sa Lulzim Bashën (37%) për përplasjen e dhunshme që ndodhi në selinë e PD në 8 Janar.

Në totalin e qytetarëve të anketuarve nga Barometri i Euronews Albania, pjesa më e madhe (43%) bëjnë përgjegjës të dy, Berishën edhe Bashën.

Ndërsa mes votuesve socialiste vetëm 4,9% për qind e tyre mbajnë përgjegjës Bashën, ndërsa 47% e tyre mbajnë përgjegjës Berishën.

LEXO EDHE:  “Çmenduri”/ Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Vendos shumica, jo vula

LEXO EDHE:  Helmimi në Krujë “zbret” në Kuvend/ "Zgjohet" opozita



Qytetarët në përgjithësi refuzojnë përdorimin e dhunës fizike ndaj njerëzve apo institucioneve për qëllime politike.

Mbi 90% e të gjithë shqiptarëve dënojnë zgjidhjen e problemeve me dhunë, qofshin ato në rrethana ekstreme.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./euronews

LEXO TE PLOTE