Connect with Us

Sulmet ndaj Berishës/ Indrit Hoxha i kujton Bashës se si ‘u shit’ tek Rama

Politikë

Sulmet ndaj Berishës/ Indrit Hoxha i kujton Bashës se si ‘u shit’ tek Rama

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Hoxha, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Bashës nga selia blu, ku sulmoi liderin historik, Sali Berisha.

Indrit Hoxha thekson se është Lulzim Basha, ai që është kthyer oksigjen për këtë pushtet criminal, ndërsa shton se të rinjtë në “Foltoren” e Sali Berishës janë përballur me arrestime për protesta nga regjimi i Edi Ramës.

“Te rinjte qe ishin sot ne takim me Sali Berishen, pjesa me e madhe e tyre gjate ketyre 8 viteve jane perballur me arrestime,shantazhe dhe presion nga qeveria e Edi Rames, nje pjese e mire e tyre vazhdojne akoma kalvarin e gjate te proceseve gjyqesore kundra qeverise vetem dhe vetem pse kane ushtruar te drejten e tyre per te protestuar kunder rregjimit te Edi Rames.

LEXO EDHE:  “Kërkoi 200 mijë euro”/ Plas lufta në PS, socialisti tregon parapaskenat e sulmeve të Koçit

Ata te rinjë qe ishin sot skane qene as ministra, as drejtora, as kryetar bashkie madje nje pjese e tyre nuk u lekunden perpara joshjes se Edi Rames per te marre mandatet kur opozita i dorezoi, por i qendruan besnik idealeve te tyre per te luftuar nje rregjim qe eshte instaluar dhe tashme ka hyre ne mandatin e 3-te edhe me ndihmen e Lulzim Bashes.

Kryetari ne detyre i PD eshte i vetmi sot qe ka mare peng opozitem dhe eshte kthyer ne oksigjen per pushtetin e Edi Rames, beteja e te rinjve sot eshte me e madhe sepse duhet te çlirojme opoziten dhe me pas te permbysim rregjimin e Edi Rames.” /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha zbulon si Basha mashtronte këshilltarët: Poll-et i bënte vetë, ja si e mësova

Publikuar

-

Nga

Lideri historik i PD Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se ka manipuluar poll-et elektorale.

Berisha tha se të dhënat i sajonte kompania e Bashës, ndërsa skandali u zbulua nga gazetarët.



Ish-kryeministri tha se Basha ka manipuluar këshilltarët, duke kërkuar ndjesë për deklaratën e tij kundër tyre 4 vite më parë.

“Lulzim Basha mashtronte këshilltarët. E zbulova falë gazetarëve. U thoshte se poll-et i bën një Universitet privat. Shkuan gazetarët dhe kapën atë pedagogun, e pyetën duke i thënë ku e ke atë rrjetin, ai iu tha unë nuk i bëj, por mi sjellin dhe i shpall. Nuk ishte faji i këshilltarëve, ishte gabim deklarata ime e 4 viteve më parë. Por poll-et i bënte kompania e Lul Bashës. Ky manipulonte poll-et“, u shpreh Berisha./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pëlqyeshmëria e liderëve, Rama përfiton nga përplasja Berisha-Basha

Publikuar

-

Nga

Pëlqyeshmëria e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka rënë krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Rritje të pëlqyeshmërisë ka shënuar kryeministri Edi Rama: 50% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për të.

Mes liderëve demokratë, shqiptarët preferojnë Berishën (21%) para Bashës (17%) edhe pse diferenca mes tyre është ngushtuar në krahasim me muajin tetor.

Ish-kryeministrin Berisha, sot shqiptarët e pëlqejnë më pak (-7 pikë përiqndje), sesa në muajin tetor, përpara përplasjes në selinë blu.

LEXO EDHE:  Konstatimi/ E pathëna për Metën: Njeriu që s’inspiroi kurrë! Ku i ka rrënjët kjo?

LEXO EDHE:  Ekskluzive / Arben Imami i përgjigjet Berishës për bashkimin, flet për analizën dhe kritikët e Bashës



Mes votuesve të PD, thuajse gjysma e tyre (47%) kanë mendim pozitiv për Sali Berishën.

Vetëm thuajse 39% e votues të PD kanë mendim pozitiv për kryetarin e saj, Basha.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Cilin bëjnë shqiptarët përgjegjës për dhunën në selinë e PD?

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët që janë votues të Partisë Demokratike, bëjnë përgjegjës më shumë Sali Berishën (41%) se sa Lulzim Bashën (37%) për përplasjen e dhunshme që ndodhi në selinë e PD në 8 Janar.

Në totalin e qytetarëve të anketuarve nga Barometri i Euronews Albania, pjesa më e madhe (43%) bëjnë përgjegjës të dy, Berishën edhe Bashën.

Ndërsa mes votuesve socialiste vetëm 4,9% për qind e tyre mbajnë përgjegjës Bashën, ndërsa 47% e tyre mbajnë përgjegjës Berishën.

LEXO EDHE:  Ekspertët nxjerrin “zbuluar” Bashën/ Pallati ndër më cilësorët, nuk pësoi asnjë plasaritje nga tërmeti

LEXO EDHE:  Basha në Kukës: Rama i ka bërë hesapet gabim, ora po vjen!



Qytetarët në përgjithësi refuzojnë përdorimin e dhunës fizike ndaj njerëzve apo institucioneve për qëllime politike.

Mbi 90% e të gjithë shqiptarëve dënojnë zgjidhjen e problemeve me dhunë, qofshin ato në rrethana ekstreme.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./euronews

LEXO TE PLOTE