Sulmet ndaj Berishës/ Bumçi: Keqardhje për Bashën, të japë dorëheqjen

7 Nëntor 2021, 19:00, Politikë CNA
Sulmet ndaj Berishës/ Bumçi: Keqardhje për Bashën, të

Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi ka shprehur se ndjen keqardhje për kreun e PD, Lulzim Basha, për të cilin theksoi se ka zhgënjyer demokratët.

Në një intervistë për Syri Tv ai shtoi se Basha ka zhdukur opozitën dhe se në këtë mënyrë, zgjidhja e vetme është që të japë dorëheqjen.

 ?Bashën e mbështetën demokratët, por se demokratët janë të zhgënjyer nga ai. Ndjej keqardhje për Bashën, për sulmet që ai i ka bërë Berishës. Basha nuk doli në shesh për protesta, ai ka zhdukur opozitën. 

Kemi kryetar partie që nuk thërret dot Kuvendin Kombëtar, duhet të thërriste demokratët, që të vetëbesohet, ai nuk kërkon votën e demokratëve dhe të shikojë se a e ndjekin apo jo?, theksoi Bumçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga