Connect with Us

Strazimiri ‘shuplakë’ Bashës/ “Shite ëndrrat e demokratëve”

Politikë

Strazimiri ‘shuplakë’ Bashës/ “Shite ëndrrat e demokratëve”

Publikuar

-

/

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka folur me tone të ashpra kundrejt kreut të PD, Basha, për të cilin ka shprehur se bashkë me betejën, ka shitur ëndrrat e demokratëve.

Më tej ai ka shtuar se qeverisja pa fitore e pa betejë është bashkëqeverisje, duke lënë të nënkuptuar që ai është krah kryeministrit Rama.

“Bashkë me betejën, shite dhe ëndrrat e tyre, prandaj të shkarkuan LIVE!

Janë këtu sepse i gënjeve:

* u premtove BETEJË dhe u ofron “marrëveshje” …

* u premtove FITORE dhe u ofron “qeverisje”…

Janë këtu se e dinë se:

* “qeverisje” PA FITORE nuk ka!!!

LEXO EDHE:  “Rama po i jep goditje fatale ekonomisë”/ Basha i vendosur: Ditë më të mira do të vijnë

* FITORE pa BETEJË nuk ka!!!

Qeverisja pa fitore, e pa betejë është bashkëqeverisje!

Bashkëqeverisja është BASHKË-GRABITJE!!!

Janë këtu sepse refuzojnë “bashkëgrabitjen”, sepse nuk shiten dhe nuk blihen!!!

Janë këtu PËR DINJITET!!!SAPO TË SHKARKUAN!!!!

Prandaj janë KOCKA QË TË NGEC NË FYT!!!”, shkruan Strazimiri në rrjetin social Facebook./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Koisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.

Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është angazhuar më shumë me punimet e Komisionit, pasi vetë ai theksoi se nuk u del dot para demokratëve.

LEXO EDHE:  “Rama po i jep goditje fatale ekonomisë”/ Basha i vendosur: Ditë më të mira do të vijnë

LEXO EDHE:  Marrëveshja për komisionin e 25 prillit/ Balla mesazh opozitës



Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Reshjet e dendura të dëborës/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këtë zonë!

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë mbërthyer të gjithë vendin tonë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje duke respektuar sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

LEXO EDHE:  Berisha publikon fotot/ Kush janë “kriminelët pa uniformë” që sulmuan protestuesit

LEXO EDHE:  “Rama po i jep goditje fatale ekonomisë”/ Basha i vendosur: Ditë më të mira do të vijnë

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.



Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE